Vihet në shqyrtim shkenca e paqartë ekonomike në Maqedoni

02/11/2009

Vitin e kaluar, qeveria tha se Maqedonia do të ishte e paprekur nga kriza ekonomike botërore, por e pati gabim, Tani vendi po merr masa për t'u përballur me dilemën.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 02/11/09

photo

Guvernatori i Bankës Kombëtare Petar Goshev. [Tomislav Georgiev/SETimes]

Gjendja ekonomike në Maqedoni u duk se u sqarua me një vizitë të FMN-së javën e shkuar. Ndërsa qeveria ishte e kënaqur me përfundimet e FMN, partitë e opozitës nuk u kënaqën dhe aq.

Pritet një kthim gradual tek rritja dhe PKB është parashikuar të shkasë vetëm midis 1% dhe 1.5% këtë vit, një përmirësim i lehtë nga opinioni i mëparshëm që parashikonte një rënie prej 2.5%, tha shefi i FMN për Maqedoninë Ves MekGrju.

"Ndonëse kriza kishte pa dyshim një pasojë mbi Maqedoninë, ajo ka dalë shumë më mirë se shumica e vendeve në rajon," tha qeveria në një konferencë shtypi të përbashkët me udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit.

Megjithatë, Baashkimi Social Demokratik për Maqedoninë (SDSM) paralajmëron se FMN parashikoi një rrezik të lartë të paqëndrueshmërisë makro-ekonomike.

"Qeveria mbetet e vetme në parashikimet e saj jorealiste për 2009, ndryshe nga parashikimet e FMN, EBRD [Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim] dhe SDSM", tha Zëvendës/Presidenti i SDSM Zoran Jovanovski.

Verën e kaluar, debati rreth pasojës së krizës financiare botërore mori hov.

Kryerreshtat korrikun e shkuar lexonin: "Maqedonia ndesh falimentimin". Zhurma e medias u ndez kur Ministri i atëhershëm i Financave Trajko Sllaveski tha se vendi ishte në prag të likuidimit të pasurive të tij. Ai i kërkoi parlamentit që të ribalancojë buxhetin dhe të shkurtojë shpenzimet me afërsisht 100 milionë euro.

photo

Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë. [National Bank of Macedonia]

"Mos prisni për shtatorin, bëheni deri në fund të muajit," tha Sllavenski.

Alarmi tronditi vendin. Shumë spekulluan se vendet e punës të shtetit dhe pensionet mund të shkurtohen për të ndihmuar të luftohet borxhi i vendit; kjo frikë nuk u realizua kurrë.

Vendi, megjithatë, u godit nga kriza financiare botërore dhe Ministri i ri i caktuar Zoran Stavrevski, që është edhe zëvendës/kryeministër, njoftoi se vendi ishte zhytur në një recesion.

"Askush nuk duhet të habitet se gjatë 2009 Maqedonia ka patur norma negative të zhvillimit, ashtu si vendet e tjera dhe se ajo do të hynte në recesion këtë vit," tha Stavrevski në parlament.

Ndonëse Stavrevski nuk ishte i habitur, disa nga kryerreshtat në faqen në internet të qeverisë së tij ishin të kobshëm.

Një kryerresht lexonte: "Investimi i drejtëpërdrejtë i huaj në katër muajt e parë të 2009 shkon në afërsisht 90 milionë euro."

Sipas artikullit, gjatë të njëjtës periudhë të viti të mëparshëm, në vend kishin hyrë 142.5 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.

Një tjetër titull, ndoshta më alarmues, lexonte: " Norma e zhvillimit të Produktit Kombëtar Bruto (PKB) në tremujorim e parë të 2009 është - 0.9%."

Të gjithë artikujt përdorin shifra të marra nga Zyra Shtetërore e Statistikës.

Kriza, ashtu si edhe në vendet e tjerë, ka rënduar mbi klasën punëtore, veçanërisht kur vjen puna për të bërë kërkesa për kredi. Kredia e konsumit u rrit nga 10% në 14.5 % mesatarisht dhe përtej politikave të Bankës Kombëtare, bankat kanë zbatuar kufizime të kredisë që e vunë atë pothuajse jashtë kapjes nga shumica e njerëzve.

photo

Ministri i Financave Zoran Stavrevski. [Macedonia government]

Politika e Guvernatorit të Bankës Kombëtare Petar Goshev ka qenë e fortë që kur ai mori postin kryesor në bankën qendror: tolerancë zero për ndryshimin e normave të qëndrueshme të denarit. Kur u shfaqën shenjat e para të krizës ekonomike, Goshev futi masa radikale kundër inflacionit.

Në mars, Goshev tha se norma e këmbimit e denarit ishte kërcënuar seriozisht dhe ai do të mbronte me çdo kusht normën fikse të këmbimit të huaj. Ai mori gjithashtu masa për të shtrënguar në mënyrë radikale politikën tashmë të ashpër monetare, ndërsa interesi ndaj bonove të Bankës Kombëtare u rrit me dy të qintat dhe banka lufton të ruajë furnizimet e monedhës së huaj, të mbajë normën e këmbimit dhe të shmangte shvlerësimin.

Biznesi u ankua për ca kohë se politikat kufizuese të Bankës Kombëtare e bënin kredinë dhe kapitalin të shtrenjtë dhe eksportin të vështirë.

Në gusht, u dukën disa rreze drite, të tilla si një buxhet më i shëndetshëm një muaj më parë, që bëri Stavreskin t'i kërkonte guvernatorit të ulë normat e interesit.

Më një intervistë me të përditshmen vendase Utrinski vesnik, Goshev tha se ishte shumë shpejt për të liruar politën monetare. Ai vlerësoi se bankat në vend nuk do ta ndjenin forcën e krizës edhe për ca kohë. Fitimet e bankave ishin më të ulta me pothuajse 86% krahasuar me vitin e kaluar.

Pasojat e krizës u panë gjithashtu në furnizimet e monedhës së huaj. Sipas Bankës Kombëtare, furnizimet e valutës së huaj u ulën deri në 101.5 milionë euro këtë vit. Sinjale pozitivë erdhën në korrik kur furnizimet me monedhë të huaj u rritën sepse qeveria lëshoi të ashtuquajturit "bonot euro" apo borxhe dhe për shkak të fluksit të emigrantëve në Maqedoni.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në nëntor 2008, ndonëse qeveria tha se kriza do të kalonte mbi vendin, ajo njoftoi një paketë prej 330 milionë euro për të zbutur pasojat e saj. Paketa përfshiu një zvogëlim të detyrimeve doganore dhe uljen e taksave për fermerët, midis masave të tjera.

Sipas Mirolljub Sukarov, një profesor në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, prodhimet që Maqedonia eksporton nuk janë të pazëvëndësueshëm. Sukarov i tha Macedonian Business Portal se importet maqedonase të tilla si nafta e elektriciteti janë të pazëvendësueshëm. Kështu që nëse kriza vazhdon, Maqedonisë do t'i duhen më shumë se gjysmë miliardë eurot e zakonshme për të përballuar pasojat e saj, sipas Sukarov.

Një shtetas i përditshëm mund të jetë në gjendje të përmbledhë situatën: "Unë jam i papunë, kështu që jam i paprekur nga kriza ekonomike botërore. Unë jam në një krizë të përherëshme."

Tani norma e papunësisë në Maqedoni është 33.8%.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment