Zoran Kesiç -- Duke bërë të qeshë Serbinë

26/10/2009

Zoran Kesiç është organizatori i një prej shfaqjeve më të admiruara në Serbi, Fajront Republika (Republika e kohës së mbylljes). Në atmosferën prej "taverne" të shfaqjes, Kesiç ka mirëpritur figura të shumta të shquara, aktorë, muzikantë dhe politikanë.

Nga Bojana Millovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 26/10/09 Fotografitë nga Nikolla Barbutov

photo

Zoran Kesiç drejton Fajront Republika (Republika e kohës së mbylljes).

Rregulli i F ajront Republika (Republika e Kohës së Mbylljes) është "prit të papriturën". Kesiç është i mirënjohur për pyetjet e tij të pazakonshme dhe provokuese, si dhe për skeçet në të cilat ai portretizon të ftuarit e tij në një mënyrë me humor dhe të ndershme.

Ndershmëria e tij e tepruar, megjithatë, ka rezultuar edhe në atë që disa të ftuar nuk kanë pranuar të qëndrojnë në shfaqje. Karakteret kryesore në skeçe janë krijime të Kesiç dhe shërbejnë si përfaqësues të disa njerëzve në shoqërinë serbe, nga fermerët tek tregtarët.

Falë sensit të tij të humorit dhe mënyrës së drejtpërdrejtë, Kesiç është bërë një nga figurat më të admiruara të TV në Serbi. Ndonëse audienca e tij përbëhet më së shumti nga shikues të rinj, numri i tifozëve më të vjetër që ndjekin shfaqjen po rritet gjithashtu.

Në një intervistë ekskluzive me Southeast European Times, Kesiç diskuton shfaqjen e tij dhe televizionin serb.

SETimes: Fillimet tuaja ishin në gazetari dhe televizion?

Zoran Kesiç: Pas diplomimit nga shkolla e mesme fillova të punoj në televizionin Studio B të qytetit të Beogradit. Aplikova për një intervistë [për të punuar] në programin e mëngjesit dhe fillova si një gazetar. U përqëndrova në problemet komunale: tregu i gjelbër, shërbimi i parkimit, administrata e qytetit. Pastaj isha i interesuar në redaktimin dhe filmimin, kaq shumë saqë nisa t'i redaktoj dhe filmoj të gjitha pjesët vetë. Këto ishin filma të shkurtër më shumë se reportazhe. Nisa të kuptoj se isha më i interesuar në krijimin e historive vetë sesa në të qënit një gazetar.

SETimes: Si do ta përshkruanit Fajront Republika dhe arsyen e popullaritetit të saj?

photo

Gjërat budallallëqe që nuk lidhen me ndonjë situatë të tanishme më bëjnë të qesh, thotë Kesiç.

Kesiç: Kjo është një shfaqje të foluri me më së shumti njerëz të famshëm si të ftuar, me skeçe në të cilat luan bashkëpunëtori im Igor Bugarski dhe unë. Auditori është një element i rëndësishëm i historisë, sepse nuk është nga ai lloj auditori që paguhet dhe që shkon nga një shfaqje te tjetra; ajo përbëhet nga miqtë e mi, nga Fejsbuk dhe ata që vijnë sepse mendojnë se është zbavitëse. Enegjia e cilitdo që do të jetë atje është e dukshme, kjo mund të jetë karakteristika kryesore e shfaqjes.

Çdo xhirim është si teatër dhe pas xhirimit ne të gjithë shkojmë në një festë, zakonisht tek unë. Unë me të vërtetë nuk di ndonjë bërës emisioni që e dërgon auditorin e tij në shtëpi pas shfaqjes, kjo është vërtet shumë mikëpritëse.

SETimes: Jeni i njohur për bërjen e pyetjeve të pazakonshme dhe provokuese të ftuarve tuaj. Mërziten ndonjëherë ata?

Kesiç: Një i ftuar, nuk dua ta them kush, nuk i pëlqeu skeçet për ta dhe punën e tyre dhe u largua nga shfaqja pas dhjetë minutash. Por reagimet e të ftuarve të mi janë përgjithësisht të mira, pasi ata tashmë e dinë sesi është shfaqja dhe si jam unë kështu që nuk mund të habiten gjithashtu nëse unë unë them diçka për të qeshur apo veproj në mënyrë të çuditshme. Unë thjeshtë sillem sipas asaj që ndjej në një momemnt të dhënë dhe shpesh bëj një pyetje që nuk kisha planifikuar ta pyes, por që më erdhi në kokë atë çast.

SETimes: Çfarë ju bën të qeshni, ç'farë është humori në pikëpamjen tuaj?

Kesiç: Gjërat budallallëqe që nuk lidhen me ndonjë situatë të tanishme më bëjnë të qesh. Unë nuk e gjej gjithmonë satirën për të qeshur, në vend të saj preferoj një lloj humori klasik, natyrisht djemtë e Monty Python. Kur bëjmë diçka krejtësisht pa kuptim në shfaqjen tonë, bashkëpunëtorët e mi dhe unë qeshim me lot gjatë redaktimit. Ishte për shembull ky skeç ku [Ministri i Punës dhe Politikës Sociale] Rasim Ljajiç shkon në SHBA dhe ka një takim "të pretenduar" me [Guvernatorin e Kalifornisë Arnold] Shvarceneger. Mund të mos ketë ndonjë gjë të veçantë këtu, por vetë fakti që Rasimi takohet me Shvarceneger dhe Shvarceneger i thotë atij "Unë do të kthehem" gjatë intervistës ishte zbavitëse për mua.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

SETimes: Ka ndonjë gjë të tillë si 'humor serb" dhe ka ndonjë gjë të veçantë rreth tij?

Kesiç: Na pëlqen të mburremi rreth të qënit një popull gazmor, për atë se sa shumë na pëlqen të tallemi, por me të vërtetë nuk e di cilat janë karakteristikat e humorit serb. Ndoshta nuk mund ta themi këtë me terma të thjeshtë, nuk mund t'a përgjithësojmë atë. Ka njerëz gazmorë që u pëlqen të tallen, kjo është punë e tyre. Karakteristika kryesore e njerëzve të zgjuar është sensi i tyre i humorit, gjë që do të thotë se ne serbët jemi qënie të zgjuara.

SETimes: Ç'mendoni për programet e ofruara nga kanalet e TV serb?

Kesiç: TV kroat për shembull duket shumë më mirë dhe më i rregullt se TV ynë shtetëror. Ne mendojmë se mund ta bëjmë atë më të mirë, në mënyrë që të gjitha shfaqjet e tyre të duken më profesionale. TV kroat, sipas pikëpamjes time, është më pranë standardeve botërorë se sa transmetuesi ynë publik. Televizioni ynë është një lloj flokësh të thatë dhe era e mykut prapë përhapet nga ai program. Nuk dua të flas fare rreth shfaqjeve reale, ato gjithmon ofrojnë të njëjtët të ftuar dhe zbavitje të varfër. Njerëzve u pëlqen të shohin këtë dhe të hedhin një sy në dhomën e gjumit të njerëzve të tjerë. Unë nuk i pëlqej shfaqjet reale sepse ato kanë shumë pak realitet. Kushtet në to janë fallco. Çfarë lloj realiteti është Big Brother kur nuk mund as të dalësh jashtë? Unë jam kundër shfaqjeve të tilla sepse mendoj se pakësojnë zgjuarsinë e njerëzve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment