Fatkeqësitë nxjerin në pah nevojën e masave paraprake

05/10/2009

Pasojat e fatkeqësive natyrore në Europën Juglinodre këtë verë sugjerojnë se vendet në rajon kanë nevojë të trajtojnë të metat në programet e tyre të administrimit të fatkeqësive, për të zvogëluar rrezikun e humbjes së jetëve njerëzore dhe zvogëlimin e ndikimit të katastrofave, që pritet të rritet në të ardhmen.

(News agencies -- 01/08/09 -26/09/09; World Bank; Intergovernmental Panel on Climate Change; International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies; European Commission's Joint Research Centre)

photo

Një tufan lëviz në qiellin e nxirosur të Nikozisë në një shtrëngatë të papritur më 18 shtator. [Getty Images]

Shtrëngata, përmbytje, zjarre dhe tërmete: shumica e vendeve të Europës Juglindore (SEE) u goditën nga të paktën një prej tyre këtë verë. Më tepër se tre duzina njerëz u vranë dhe shumë u plagosën apo përndryshe u prekën nga fatkeqësitë e fundit që shkaktuan gjithashtu dëme të mëdha materiale.

Tufan i rrallë godet Nikozinë

Së paku 11 vetë u plagosën nga një tufan i përbindëshëm që bëri kërdi në pjesë të kryeqytetit të Qipros, Nikozia më 18 shtator. Pemët e shkulura ranë mbi makinat dhe bllokuan disa nga rrugët e qytetit. Shoqëruar nga shiu i madh dhe breshëri, stuhia këputi linjat e tensionit, zhvati çatitë dhe tabelat e reklamave. Mbeturinat që fluturonin thyen dritaret e shtëpive dhe dyqaneve.

Panajotis Qiprianu, kryebashkiaku i lagjes Latsia të Nikosisë, që u prek më keq nga stuhia, tha se ishin dëmtuar 200 shtëpi. Një shitës vendas i mallrave elektrike i tha së përditshmes Cyprus Mail se atij iu desh të flakte katër ngarkesa kamioni me frigoriferë, televizorë dhe paisje të tjera, pasi tufani përfshiu dyqanin e tij.

"Ishte e pabesueshme, dëmi është shumë i madh," i tha Qiprianu Reuters pas tufanit. "Falë Zotit, nuk patëm [viktima]."

Shirat e rrëmbyer shkatojnë përmbytje

Më parë këtë muaj, Turqia veri perëndimore u godit nga shirat më të mëdha në 80 vitet e fundit. Rrebeshi shkaktoi përmbytje masive në rajon, me dëme të shumta që shkaktoi në Stamboll dhe zonën përreth vlerësuar në më shumë se 68 milionë euro. Deri më 14 shtator, numri i të vdekurve u rrit nga 32 në 41, me gjashtë vetë që ende janë të humbur.

Vdekjet e njoftuara të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore në Turqi më 2008 arritën në 88 vetë, sipas edicionit të 2009 të Raportit Botëror të Fatkeqësive, lëshuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në qershor. Sipas degës turke të WWF, një nga organizatat më të mëdha mjedisore të botës, autoritetet turke ende nuk kanë krijuar masa mbrojtëse kundër ngjarjeve të shkaktuara nga moti ekstrem.

"Prania e përmbytjeve vdekjeprurëse tamam në zemër të Stambollit së pari tregon për infrastrukturën e pamjaftueshme të qytetit," tha CEO i WWF-Turqi, Dr. Filiz Demirjak në një deklaratë të lëshuar më 11 shtator. "Zhvillimi i parregulluar urban dhe infrastruktura janë bërë pengesë për të ndaluar ujët e shiut të arrijnë në det nëpër rrugës natyrore të tij."

photo

Një njeri kontrollon shtëpinë e dëmtuar të tij pasi fshati i tij Basi Boz u godit nga një tërmet pranë qytetit Valandovo, 160 km në lindje të Shkupit. [Getty Images]

OJQ-ja citoi gjithashtu kanalet e dëmtuara natyrore të ujitjes dhe mungesën e zonave të mjaftueshme të gjelbëra dhe pyjeve në Stamboll si faktorë kontribues.

"Komunat dhe pushteti vendor duhet të zgjidhin problemet infrastrukturore të qytetit dhe të përgatisin menjëherë planin e përshtatjes së klimës," tha Demirjak.

Ekspertët e mjedisit i tregojnë përmbytjet si një shenjë e ndikimit të ngrohjes globale mbi Europën.

"Përmbytjet dimërore ka të ngjarë të rriten në rajonet detare dhe përmbytjet e papritura ka të ngjarë të rriten anembanë Europës," tha Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës (IPCC) në vlerësimin e vet të Ndryshimit të Klimës 2007. "Përmbytja bregdetare lidhur me rritjen e stuhive dhe të nivelit të detit ka të ngjarë të kërcënojë deri në 1.6 milionë njerëz më shumë çdo vit."

Në Greqi, një polic u vra në përmbytjet e e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në ishullin Evia muajin e fundit. Stuhi të fuqishme të shoqëruara nga shirat e rëndë bënë kërdinë në Bullgarinë perëndimore në fillim të gushtit. Rrugët e përmbytura bënë që të ndalej trafiku për orë të tëra në pjesë të Sofjes.

Greqia përjeton ferrin e 2007

Në Greqi, ku një sërë zjarresh masive shkrumbuan rreth 200,000 ha pyll, ferma dhe tokë tjetër dhe vranë gati 80 vetë anembanë vendit më 2007, erërat e forta dhe temperaturat e larta si dhe zjarrvënia, u fajësuan për valën e re të zjarreve këtë verë.

Më e keqja ndodhi në gjysmën e dytë të gushtit, kur një numër i madh zjaresh shpërthyen duke përfshirë zona pranë Athinës. Deri në fillim të shtatorit, zona e djegur në Greqi arriti në më shumë se 42,120 ha, duke e bërë vendin të katërtin të prekur më keqas nga flakët në Europë më 2009, lidhur me zonat e djegura, sipas botimit më të fundit të Gazetës së Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit të Pyjeve, botuar nga Qendra e Përbashkët e Studimit (JRC) e Komisionit Europian (KE).

E vetmja viktimë e zjarrve të kësaj vere ishte piloti 55 vjeçar grek, aeroplani i të cilit u rrëzua gjatë përpjekjeve për të frenmuar një zjarr në ishullin e Qefalonisë.

Ndërsa qeveria u kritikua përsëri për reagimin e saj ndaj fatkeqësisë, ajo tregoi se kishte mësuar nga kriza dy vjet më parë. Këtë herë, Athina nuk humbi kohë për të kërkuar ndihmë nga partenerët e BE të vendit, ndërsa autoritetet vendore urdhëruan masat e urgjencës duke përfshirë evakuimin e siptaleve, shtëpive të pleqve dhe të gjithë qytezave.

Deri në krye të shtatorit, zjarret në Shqipëri, Bullgari, Kroaci dhe Turqi shkrumbuan gjithsej 16,370 ha tokë, sipas gazetës së JRC.

photo

Zjarret ndriçojnë qiellin përtej Akropolisit të vjetër më 23 gusht në Athinë. [Getty Images]

Mbikqyrja çdo orë e pyjeve dhe ndërtimi i qindra kullave të vëzhgimit të zjarreve janë mes masave që qeveria turke ka marrë për të zvogëluar rrezikun nga zjarret. Arsyeja kryesore për shumicën e gjerë të rreth 580 zjarreve në Bullgari vitin e kaluar ishte djegia e mbetjeve bujqësore nga fermerët, ndonëse praktika është ndaluar dhe ndëshkohet me një gjobë deri në 3,000 euro.

"Rreziqet në rritje të ndryshimit të klimës kërkojnë një reagim nga qeveritë, e barasvlefshme me atë të bërë në trajtimin e krizës globale financiare," tha Sekretarja e Përgjithshme e IFRC, Bekele Geleta gjatë lëshimit të Raportit të Fatkeqësive Botëtore në qershor.

Ndërsa stuhitë dhe përmbytjet janë midis rreziqeve natyrore më të parashikueshme, tufanet nuk janë të tillë. As tërmetet, të cilët nuk janë të rrallë në rajon.

Prirur për tërmete

Gadishulli i Ballkanit ka një strukturë tektonike më të ndërlikuar se pjesa tjetër e Europës. Dy tërmete me një magnitudë 7.3 dhe 7.8 të shkallës Rihter që tronditën Bullgarinë më 1904 janë më të fortët që kanë goditur kontinentin, tha Banka Botërore në një raport në qershor.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), një tërmet më 1939 në krahinën Erziçan në Turqinë lindore, matur 7.8 ballë sipas shkallës Rihter, mori jetën e 32,000 njerëzve. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi Turqinë perëndimore në gusht 1999 duke lënë më shumë se 17,000 të vdekur dhe mbi gjysmë milionë njerëz pa shtëpi, ndërsa mijëra shtëpi u shembën apo u dëmtuan rëndë.

Tërmete më të lehtë janë shumë të shpeshtë në rajon. Më i forti këtë sezon ishte një me magnitudë 5.6 ballë që goditi Shqipërinë më 6 shtator. Sipas njoftimeve, dy shtëpi u shkatërruan dhe të tjera pësuan dëme më të pakta. Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë me epiqendër në brigjet rumune dhe bullgare të Detit të Zi ndodhi më 5 gusht duke shkaktuar gjithashtu dëme të pakta.

Ish-Kryeministri rumun Kalin Popesku Tarikeanu sugjeroi në fillim të 2007 që të gjitha godinat që rrezikojnë të shkatërrohen gjatë një tërmeti duhet të shënohen si të tilla pavarësisht nga ndikimi i një mase të tillë në tregun e pronës. Statistikat e mëparshme kishin treguar se gati 3,000 mund të pësojnë dëme të mëdha në rast të një tërmeti, ndërsa 600 prej tyre, duke përfshirë 120 në Bukuresht, do të kishte të ngjarë të shëmbeshin.

Një raport i fundit i Bankës Botërore mbi siguracionin e rrezikut, vlerësoi se 50% e godinave në Bullgari nuk do të dëmtohen në rast të një ngjarjeje të një tërmeti me intensitet të lartë në të cilin lëkundja është perceptuar si "e ashpër", ndërsa 7.5% do të shkatërrohen. Pjesa tjetër do të pësojë dëme mesatare, sipas Bankës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di