Mali i Zi: një vend tërheqës kulturor?

21/09/2009

Organizatorët e festivalit të Kotorit synojnë lart ndërsa banorët e Podgoricës shpresojnë se një vend i ri për skifterët e kulturës do të ndihmojë transformimin e imazhit të kryeqytetit.

Teksti dhe fotografitë nga Marina Roganoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 21/09/09

photo

Ibrica Jushiç jep shfaqje në Skalinë. [Marina Roganoviç]

Mali i Zi ka një reputacion të lakmueshëm si një vend për t'u larë, për të ngrënë dhe për t'u kënaqur. Lidhur me kulturën, megjithatë, vendi ballkanik ka pësuar një farë krizë identiteti. Disa shqetësohen se mjedisi tradicional i tij po asgjësohet, ndërsa të tjerë duan që ai të bëhet edhe më i modës dhe i pararojës.

Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Artit të Kotorit (KAIF) nuk i fshehin synimet e tyre. Ata e shohin KAIF, i cili shërben si një ombrellë për një sërë veprimtarish më të vogla, jo më pak se një fortesë e fuqishme në luftën për të mbrojtur kulturën vendase përballë një zhvillimi të pakontrolluar. Ata zotohen të ruajnë trashëgiminë e Kotorit dhe të ngrenë "një qendër të re kulturore të Mesdheut".

"Festivali ynë do të jetë një faktor i rëndësishëm në luftën për ruajtjen e përtëritjen e piketave historike, ndërtimin e mureve, kishave dhe pallateve," shkruajnë Paolo Magelli dhe Janko Ljumoviç në broshurën promovuese të KAIF. "I mbetur prapa, ky qytet mund të mësojë nga gabimet fatale që shkatërruan qytetet e afërt të ngjashëm nga pikëpamja kulturore."

Turizmi, dhe ndoshta veçanërisht dyndja e vizitorëve të kamur që kërkojnë një përvojë të lartë vendpushimi, ka pompuar ekonominë malazeze, por ka patur një çmim. Qytetet bregdetare, thonë Magelli dhe Ljumoviç, janë në rrezik të humbjes së sensit të tyre të bashkësisë dhe të shndërrimit në pak më tepër se vende lojrash për "njerëzit e bukur".

KAIF shpreson t'i kundërvihet kësaj prirjeje duke ngritur Kotorrin si një vend tërheqës kulturor në rajon. Organizatorët i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi për fondet e kërkuara për ta bërë festivalin një "domosdoshmëri pjesëmarrjeje" në basenin e pasur me kulturë të Mesdheut, i cili ka një industri tepër konkurruese turizmi.

photo

Karnavali vjetor i Kotorit është një nga pak festivalet kulturore që nuk mbulohet nën ombrellën e KAI. [Marina Roganoviç]

Në përputhje me filozofinë e përgjithshme të KAI, veprimtaritë që ofrohen theksojnë folklorin dhe artin më shumë sesa kulturën popullore. Megjithatë, jo gjithshka e KAIF aderon tradicionalen. Disa prej tyre dukshëm synojnë një turme më të re.

Festivali i Freskimit duke shfaqur muzikën hip-hop dhe tekno, është një shembull. Këtë verë, u duk sikur gjysma e krejt popullsisë së Malit të Zi u dynd në diskotekën Maksimus për të kërcyer me DJ e njohur francez Bob Sinkler.

"Freskimi i sivjetëm pati një atmosferë të madhe, DJ të mëdhenj dhe vizitorë të mëdhenj," tha Marija Vujoviç, administratore e medias e festivalit. Ajo shpjegon se Freskimi është për "amatorët e klubeve që duan të kënaqen me bukuritë e Gjirit të Bokës, të hapen ndaj kulturës, traditave dhe zakoneve të Kotorit gjatë ditës dhe gjatë natës të kënaqen me kërcime me disa nga emrat shumë të mëdhenj të skenës së muzikës botërore".

Falë Sinklerit dhe legjioneve të tifozëve besnikë të tij, festivali përfundoi me një notë të zjarrtë të lavdishme. "Vitin tjetër do të jetë edhe më mirë," zotohet Vujoviç.

Ndërsa Kotori përpiqet të përshtatet me të renë pa shkatërruar të vjetrën, qyteti i Podgoricës ndeshet me një sfidë krejt të ndryshme. Ai është një orë larg nga bregu dhe rrallë shihet si tërheqje nga turistët.

Ai nuk ka qenë as ndonjë parajsë për të prirurit ndaj kulturës. Megjithse në të ka plot klube vallzimi, vizitorë që kërkojnë të provojnë muzikën dhe kulturën popullore malazeze kishin pak altenativa në kryeqytetin malazes.

photo

Një DJ luan në Festivalin e Freskimit. [Marina Roganoviç]

Kjo ndryshoi kur Skaline, bar kafeja më e re e qytetit hapi dyert e saj këtë verë. Nuk dëgjon kurrë ritmet e muzikës tekno kur zbret shkallët. Por nëse kërkon më tepër një atmosferë ballkanike, ky është vendi yt.

Ngritur në bashkimin e lumenjve Moraça dhe Ribnica, atje ku turqit otromanë ngritën një kështjellë më 1497, Skalinë zë një pjesë të mrekullueshme toke që banorët i janë referuar prej kohësh si "vend për t'u mbledhur". Banorët e Podgoricës shpresojnë se vende të tillë do të nxisin interesin më të madh për qytetin e tyre, që shumica e vizitorëve e njohin kryesisht si vendi i aeroportit ndërkombëtar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më 23 gusht, skena e saj u zbukurua nga Ibrica Jusiç, një legjendë muzikore ballkanike. Njëzet e pesë vjet më parë Jusiç dha shfaqje në Malin e Zi për herë të parë në vendin historik ku ndodhet sot Skalinë. "Nuk kishte bar-kafe këtu," kujton Jusiç. "Lumi më i vogël [Ribnica] kishte një skenë prapa tij dhe vendi ishte plot magji dhe njerëz."

Skalinë "do të kontribuojë patjetër në zhvillimin kulturor të Podgoricës", thotë Jusiç. "Janë përfshirë njerëz të rinj, ata janë krijues dhe kanë plot ide. Ky do të jetë me siguri një vend për t'u mbledhur së bashku në kohë vere."

Një nga pronarët e Skalinë, Sërxhan Filipoviç, ka një mision. "Podgorica është një qytet i ri, i bukur. Ne kemi ndërtesa të reja dhe shëtitore që ndërtohen për ditë . Megjithatë, ne duhet ta ruajmë një pjesë të Podgoricës së vjetër, një vend që ka një shpirt. Vlerat e vërteta kulturore dhe historike të Podgoricës janë poshtë këtyre shkallëve," thotë ai.

Drejtoresha e Organizatës së Turizmit të Podgoricës, Liljana Shçepanoviç është dakord. "Skalinë është një pjesë e rëndësishme e këtij qyteti. Eshtë vendi që fëmijët e Podgoricës dëgjojnë nga prindërit e tyre që shkonin atje rregullisht," thotë ajo. "Eshtë një nga margaritarët më të çmuar të qytetit, që lidh Podgoricën e re me qytetin e vjetër. Ajo ka godina historike, ura dhe kala. Skalinë do të jetë një gëzim për t'u provuar nga turistët."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment