Destinacioni kryesor turistik i SEE goditur nga kriza botërore

07/09/2009

Kriza ekonomike botërore ka patur një ndikim negativ në Greqi dhe destinacione të tjera vendase këtë vit.

(Burime të ndryshëm -- 21/07/09 - 01/09/09)

photo

Industria e turizmit e Kroacisë fitoi 7.5 miliardë euro vitin e kaluar. [Getty Images]

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në shtatë muajt e parë të vitit u rrit me më shumë se një të tretën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por industritë e turizmit të vendeve të tjera të Europës Juglindore (SEE) ndjenë shtrëngimet e rënies botërore.

Rreth 1.6 milionë vizitorë hynë në Shqipëri midis janarit dhe korrikut të këtij vit, duke shënuar një rritje prej 36% nga viti në vit, njoftoi ministria e turizmit e vendit më 20 gusht. Pothuajse 90% e tyre përmendën pushimet si qëllimin kryesor të udhëtimit të tyre në vendin ballkanik, njoftoi ministria e turizmit. Shumica e tyre ishin shtetas evropianë, me Kosovën, pasuar nga Maqedonia dhe Mali i Zi që llogariten për një pjesë të ndjeshme, treguan statistikat.

Të ardhurat e turizmit për shtatë muajt e parë arritën në 212 milionë euro. Më 2008, turizmi dhe industria e udhëtimeve në Shqipëri fituan 358 milionë euro, që arritën në 4.1% të PKB-së.

Më pas, në gusht, ministria e financave tha se do të caktonte 1.5 milionë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për një projekt të posatçëm për të inkurajuar zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në jugun e vendit. Fondet do të caktohen për kredi të buta për familjet dhe ndërmarrjet e interesuara në investimin e sektorit turistik.

Indeksi më i fundit i udhëtimit e turizmit i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) e vuri Shqipërinë në vendin e 90-të midis 133 vendeve në botë, prapa të gjithë vendeve të tjera të SEE të mbuluara nga raporti, me përjashtim të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH).

Me vendin e 21-të në listën botërore, Qiproja renditet më lart midis vendeve të SEE në studimin e WEF.

Megjithatë, gjendja në ishullin mesdhetar, të ardhurat e të cilit nga turizmi arrijnë deri në 12% të PKB-së, duken të turbullta, sipas statistikave. Qiproja rregjistroi një rënie prej 10.9% në mbërritjet e turistëve nga janari deri në fund të korrikut krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me pushuesit që përgjithësisht shpenzojnë më pak, të ardhurat e turizmit të Qipros për shtatë muajt e parë të 2009 ranë me 15.5% nga viti në vit në rreth 798 milionë euro, prej 945 milionë euro më 2008.

Greqia, ekonomia e të cilit po ndesh tkurrjen e saj të parë në 16 vjet, ndjen gjithashtu shtrëngimet e krizës. Një vendpushim europian kryesor, Greqia tërheq 15 milionë turistë mesatarisht në vit.

photo

Në ndryshim nga prirja rajonale, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në shtatë muajt e parë të 2009 u rrit. [Getty Images]

Turizmi llogaritet për gati një të pestën e PKB-së së Greqisë me 240 miliardë euro në vit dhe pothuajse 20% të të gjithë punëve të vendit.

"Sektori i turizmit do të ndjejë ndikimin e plotë nga ngadalësimi dramatik i veprimtarisë ekonomike në tregjet kryesorë për turizmin grek të tilla si Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, me ndikimin më të madh në dy tremujorët e vitit," tha Banka Kombëtare e Greqisë në një raport në qershor.

Dy organizata greke: Instituti i Kërkimit për Turizmin dhe Shoqata e Ndërmarrjeve Greke të Turizmit, thanë në gusht se numri i pushuesve që arrijnë në aeroportet e vendit ishte 8.6% më pak që nga janari, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e sektorit për gjysmën e parë të vitit ranë me 14.7% në vetëm mbi 3 milardë euro, treguan gjithashtu statistikat.

Në një përpjekje për të nxitur industritë e tyre të turizmit, disa nga vendet në rajon kanë ofruar paketa turistike me çmime të mira, pagesa të ulta vizash dhe hotelesh për të tërhequr më shumë turistë.

Disa, si Kroacia, nisën fushata nxitëse.

Rezultatet paraprake të këtij sezoni veror në Kroaci, të nxjerra në fund të gushtit treguan se industria e turizmit të vendit nuk ishte goditur aq keq nga trazira globale siç ishte parashikuar fillimisht.

Sipas analizave të ministrisë së turizmit, numri i turistëve të huaj këtë vit u pakësua me 5% krahasuar me 2008 dhe numri i pushuesve vendas ra me 11%, duke u përkthyer kjo në një humbje prej 500 milionë euro në të ardhura, shumë më pak se humbja e parashikuar më parë prej 25%.

Më 2008, një sezon rekord, industria kroate e turizmit fitoi 7.5 miliardë euro.

photo

"Sektori i turizmit do të ndjejë ndikimin e plotë nga rënia dramatike e veprimtarisë ekonomike në burimet krysorë të tregjeve," tha Banka Kombëtare e Greqisë. [Getty Images]

Duke cituar kushtet e motit në vend, "sezoni veror mund të zgjasë deri në fund të tetorit. Eshtë më mirë se ç'prisnim," i tha Ministri kroat i Turizmit Damir Bajs një konference turizmi në Dubrovnik.

Bullgaria pa që mbërritja e turistëve ra me 12.7% nga viti në vit në qershor. Ndonëse korriku ishte pakëz më mirë, me një rënie prej vetëm 5.8%, shumë hotele në vendpushimet e Detit të Zi të vendit ballkanik ishin gjysmë bosh. Një njoftim i Agjensisë së Lajmeve të Sofjes më 19 gusht tha se 204 hotele në bregdetin jugor të vendit ishin për shitje.

Zyrtarët e industrisë këmbëngulin se qeveria duhet të shqyrtojë mënyrat për të nxitur sektorin. Disa kanë propozuar futjen e zbutjes së taksave për turistët bullgarë që kanë zgjedhur të shpenzojnë pushimet e tyre në vendpushimet në shtëpi.

"Kjo është një mënyrë për ta nxjerrë ekononimë gri në dritë," tha muajin e shkuar Donka Sokolova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Agjensive të Turizmit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pavarësisht krizës globale ekonomike, Turqia rregjistroi një 1.1% rritje nga viti në vit në numrin e vizitorëve të huaj në vend gjatë shtatë muajve të parë të 2009. Turistët gjermanë përbënë 16.5% të të gjithë 14.93 milionë turistëve të huaj që hynë në vend nga 1 janari deri më 31 korrik. Pas tyre vinin rusët, britanikët dhe bullgarët.

Pas dy muajsh rënie, numri i arritjeve të turistëve të huaj në Turqi u rrit me 6.32% nga viti në vit në korrik, njoftoi ministria e turizmit.

Pavarësisht nga prirja rritëse, të ardhurat e turizmit të Turqisë u pakësuan me 10% në gjysmën e parë të vitit dhe priten të kapin mbi 15 miliardë euro për 2009, më pak se rreth 15.5 miliadë euro vitin e kaluar.

Për këtë raport kontribuoi korrespondentja e SETimes Natasha Radiç në Zagreb

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment