17/08/2009
Një aktivist i ri është në një mision për të rrëzuar stereotipet dhe për t'i dhënë fund diskriminimit ndaj njërit prej grupeve etnikë më të keqtrajtuar në Europë.
Nga Brian Salmi për Southeast European Times në Podgoricë -- 17/08/09
![]() [Marina Roganoviç] |
I pastër, i veshur hijshëm dhe i krehur me kujdes, Jaha Samir është aq larg sa ç'mundet nga stereotipi i jevgut. Ai është i arsimuar, flet qartë dhe është i zellshëm, një portret poster për një brez të ri aktivistësh që kanë dalë për të ndryshuar mënyrën sesi bota mendon për njerëzit e tyre. Dhe jo, ai nuk i jep rëndësi nëse e quani atë jevg.
Samir e pranon se populli i tij e përdor termin dhe ai nuk kundërshton me forcë që të tjerët të bëjnë ashtu për aq sa nuk përçmojnë. "Jevg", spjegon Samiri "fillimisht do të thotë 'i pistë, mos e prek'". Etiketa e pistë i është ngjitur popullit të tij që kur u përdor së pari për ta shekuj më parë. Më 1973, filloi një përpjekje e përbashkët për të zëvendësuar termin jevg me rom, një term me të cilin ai është më i kënaqur.
Pa mëdyshje, Samir po përpiqet të fshijë damkën që mban populli i vet. Ai thotë se një ekip i ri udhëheqësish po shfaqet tani në Europë për të udhëhequr popullin rom jashtë ekzilit social ku kanë ekzistuar që kur emigruan nga India një mijë vjet më parë.
Në vitet 1980, romët e kohës moderne, me shumë ndihmë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, nisën të ngrenë rrugën e tyre jashtë getove reale dhe mendore ku ishin ngujuar, thotë Samir. "Kjo ishte hera e parë që romët u pranuan në universitetet europiane në numër të madh", thotë babai 25 vjeçar i një fëmije, i cili është drejtor i OJQ-së malazeze Romët e Rinj. Kjo prirje ka vazhduar gjatë dy dekadave dhe sot 250 romë diplomohen nga universitetet maqedonase çdo vit.
OJQ-të rome anembanë Europës kanë rekrutuar aktivisht studentë romë universitetesh. "Këta studentë e kuptojnë se mund të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe të ndihmojnë edhe të tjerët në të njëjtën kohë," thotë Samir.
Janë vetëm dhjetë romë të rregjistruar në institucionet arsimore pas shkollë së mesme në Malin e Zi. Deri tani, vetëm dy kanë dalë me diplomë, njëri nga të cilët do të punësohet së shpejti nga Ministria Malazeze e Pakicave. Samir ka në plan të bëhet i treti për t'u diplomuar; ai po punon mbi një temë mbi arsimin e hershëm të fëmijëve dhe shpreson ta përfundojë vitin e ardhshëm.
![]() Një nxënës shkolle shkruan një frazë në gjuhën rome në një klasë në Bukuresht. Një brez i ri romësh shpresojnë të kapërcejnë shekuj të varfërisë dhe damkës. [Getty Images] |
Ndonëse do të kualifikohet të mësojë parashkollorët, Samir dyshon se do të braktisë drejtimin prej tij të Romëve të Rinj. "Nuk mund ta shoh veten njëlloj të kënaqur nga të mësuarit e fëmijëve siç jam kështu duke ndihmuar njerëzit e mij," thotë Samir.
Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) e trainoi Samirin duke i dhënë atij aftësitë e nevojshme për të drejtuar një OJQ më 2005. Organizata të tjera, si Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondacioni i Institutit të Shoqërisë së Hapur (FOSI) vunë re menjëherë aftësitë dhe vendosmërinë e tij dhe kanë qenë partnerë me Romët e Rinj në projekte të ndryshëm që atëhere.
Tamara Srzentic, Koordinatore e Programit të Romëve për zyrën e FOSI në Malin e Zi thotë se Samir është "një nga romët e rinj më të shquar dhe më të angazhuar me të cilin ka punuar fondacioni ynë në dhjetë vitet e fundit të përfshirjes tonë në çështjet rome në Malin e Zi."
Përpara se të trainohej për udhëheqje të shoqërisë civile nga OSBE, Samir e mësoi prirjen nga i ati i tij, që u bë një organizator më 2000. Samiri i ri punoi me OJQ-në e të atit deri sa ai e la për arsye shëndetësore më 2003 dhe Jaha la shtëpinë për të vazhduar universitetin. Më 2005, megjithatë, Samir u kthye në shtëpi në Herceg Novi ku e pa veten se nuk i hynte në sy fare puna që organizata kishte bërë dhe drejtimi i atyre që e kishin marrë atë.
"U përpoqa të punoja me ta [udhëheqësit e rinj] por nuk eci dhe unë vendosa të ngre OJQ-në time," thotë Samir dhe ngre supet. Projektet e para që Samir dhe grupi i tij Romët e Rinj filluan të zbatojnë përfshinin romët që ishin lënë jashtë sistemit arsimor.
"Qëllimi i projekteve ishte t'u jepej atyre një shans i dytë për të bërë arsimin zyrtar," thotë Srëzentic e FOSI. Fokusi ishte në romët e moshës 9 deri 18 vjeç që e gjenin veten të pa kualifikuar për të nisur shkollën fillore për shkak se ishin më të rritur. Pas këtyre projekteve fillestare, Samir ishte në gjendje të ngrinte trustin donator dhe ka veprimtari të shumta të vetat.
Tani Samir po përqëndron përpjekjet në marrjen e dokumenteve personale të identifikimit (ID) për rreth 5,000 nga 11,000 romët e Malit të Zi. Shumica e këtyre 5,000 erdhën në Malin e Zi nga Kosova gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Balllkan më 1999. Pa dokumente shtetësie, më shumë se gjysma e romëve të vendit nuk futen dot nën ombrellën e sigurisë sociale të Malit të Zi e cila përfshin të drejtën për një arsimim zyrtar.
"Marrja e ID për ta është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë tani," thotë Samir. Procesi ka shumë punë, makthe kafkaeske të burokracisë dhe pagesa kërkesash, që duan mesatarisht më shumë se një vit dhe kushtojnë nga 500-600 euro për person.
Shpresat e Malit të Zi për t'u bërë një anëtar i plotë i BE e detyrojnë vendin të bëjë përpjekje të mëdha drejt sjelljes së popullsisë rome të vendit në vathën e vet. Për Samir dhe të tjerë të vendosur të kryejnë këtë mision, kjo është shpesh një punë zhgënjyese, që të shkatërron shpirtin. "Eshtë e vështirë ndonjëherë të punosh me njerëz që janë analfabetë dhe jo kurdoherë ata kuptojnë apo çmojnë se ç'po bëjmë për ta. Unë po mësoj t'ja dal me këtë." I pyetur sesi ja del të ngrihet nga shtrati dhe të shkojë në zyrë apo jashtë në terren, ditë pas dite, Samir buzëqesh dhe përgjigjet, "Familja ime".
Megjithatë jeta personale e Samir është thellësisht politike. Kur ai u martua, pesë vjet më parë, ai po thyente një tabu strikte: e shoqja, gjashtë vjet më e madhe se ai, është serbe etnike. Të dy punonin në dyqanet përballë në rrugë, në Herceg Novi. Samir do të shkonte në dyqanin e gruas së ardhshme gjoja për të blerë revista dhe ajo do të vinte në dyqanin e tij për të blerë fruta dhe perime. Duke e ditur se ajo e tyrja ishte një 'dashuri e ndaluar', Samirit iu deshën dy muaj që të merrte guximin t'i kërkonte asaj një takim, dy muaj "shumë të gjaaaaatë" qesh Samiri.
Çifti u takua për gjashtë muaj. Prindërit e Samirit shkuan në Gjermani në atë kohë. Kur u kthyen, Samiri kishte lajme të këqia për ta. Ai kishte humbur punën, kishte prishur makinën e shtëpisë dhe kishte rënë në dashuri me një serbe. "Atyre nuk u pëlqeu," thotë Samiri me një buzëqeshje të butë. "Veçanërisht kjo e gruas sime."
Familja e tij pranoi. E grua së tij, jo.
Kur çifti këmbeu unazat, asnjë nga të afërmit e nuses nuk ishte i pranishëm. Kjo derisa lindi fëmija e tyre e parë që vjehrri i Samirit më në fund të pranonte realitetin dhe t'i pranonte ata të tre si pjesë e familjes.
Kur Samiri fitoi mbi të vjehrrin ky u bë një nga bashkëpatriotët e tij që të kuptonte se romët nuk janë 'të pistë'. Ky është një po ka mbi 600,000 të tjerë për ta bërë këtë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes