Gregorian: retorika e keqe po pengon mbylljen e OHR

20/07/2009

Në një intervistë ekskluzive me Southeast European Times, Ndihmësi i Parë i Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Herzegovinë, Rafi Gregorian shpreh pikëpamjet e tij mbi gjendjen aktuale politike në BiH.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 20/07/09

photo

Ndihmësi i Parë i Përfaqësuesit të Lartë Rafi Gregorian. [OHR]

Bosnje dhe Herzegovina (BiH) është një kandidat i mundshëm për pranimin në BE, u bashkua me programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s në fund të 2006 dhe është ftuar të nisë një Dialog të Intensifikuar mbi anëtarësimin e saj vitin e kaluar.

"Bosnje dhe Herzegovina është tani shumë më e sigurtë. Zhvillimet në anën qytetare vashdojnë të shkojnë përpara. Aleatët e NATO-s janë të angazhuar ta ndihmojnë Bosnje dhe Herzegovinën të zhvillohet, të begatojë dhe të ecë përpara drejt standardeve euro-atlantike,' tha një analizë e NATO-s marsin e kaluar.

Megjithë përparimet, vendi ballkanik ka ende një rrugë të gjatë përpara se të bashkohet me NATO dhe BE. Ndihmësi i Përfaqësuesit të Lartë në BiH, Rafi Gregorian është caktuar të ndihmojë BiH në këtë rrugë, një punë që Gregorian shpreson të marrë fund një ditë.

"Eshtë për shkak të deklarimeve nga udhëheqja e Republikës Sërbska (RS) që Këshilli i Zbatimit të Paqes (PIC) nuk ishte në gjendje ... të merrte një vendim mbi mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR)," tha Gregorian në një intervistë ekskluzive me Southeast European Times.

Do të dojë shumë punë të rëndë gjatë një numri vitesh, por BiH do të bashkohet me NATO dhe BE, thotë ai.

Gregorian mori doktoraturën e tij në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Strategjike nga Shkolla e Studimeve të Përparauar Ndërkombëtare e Universitetit Xhon Hopkins më 1998, një master në Studimet e Luftës nga King's College, Universiteti i Londrës më 1989 dhe u diplomua me nderime nga Universiteti i Pensilvanisë më 1986. Ai është oficer i komisionuar në Rezervën e Marinës së SHBA dhe ka shërbyer në shërbimin aktiv në Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Shtabin e Përbashkët në Pentagon.

photo

Vendimi për mbylljen e OHR mund të merret vetëm nga Këshilli i Zbatimit të Paqes. [OHR]

Southeast European Times: Cila është pikëpamja juaj mbi vizitën zyrtare të Presidentit serb Boris Tadiç në RS dhe deklarimin e tij se "cilido që do stabilitetin në Ballkanin Perëndimor do që të shmangë gjendjet në të cilat janë anulluar vendimet legjitime të përfaqësuesve të popullit"?

Rafi Gregorian: Unë besoj se Presidenti Tafiç po përpiqej të ndihmonte pengimin e një reagimi të tepruar nga RS dhe ky mesazh privat i tij ishte në mbështetje të këtij qëllimi. Eshtë për të ardhur keq që disa nga mesazhet e tij publike përcollën një tablo tjetër. Megjithatë, ndërsa përfundimet e Asamblesë Kombëtare të RS ishin kundër Dejtonit dhe kundër kushtetutës, komentet e tij nuk janë të zbatueshëm për çështjen në fjalë.

SETimes: Çfarë shihni si rol të OHR në prishjen e bllokimit për reformën kushtetuese në BiH dhe si e masni suksesin tuaj në arritjen e kësaj deri tani?

Gregorian: Unë e di se BE dhe Shtetet e Bashkuara së bashku janë të angazhuar për të ndihmuar BiH në procesin e modernizimit së kushtetutës së saj për të zgjeruar stabilitetin, për të rritur funksionalitetin dhe për të lehtësuar pranimin në BE dhe NATO. Ndryshimet kushtetuese nuk janë midis [kërkesave] për mbylljen e OHR , ndonëse [zyra] është e interesuar të jetë e sigurtë se çdo ndryshim është në përputhje me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Lehtësimi i ndryshimit kushtetues është megjithatë pjesë e mandatit të Përfaqësuesit të Posatçëm të BE (EUSR) dhe është nëpërmjet këtij mekanizmi që mund të pritet që BE të përfshihet në këtë çështje.

Ajo që do të shohë bashkësia ndërkombëtare është një BiH më e efektshme dhe funksionuese, që të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj si një anëtare e plotë e BE dhe NATO-s. Nëse BiH bëhet një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB në janar, kjo mund të ndihmojë demonstrimin se çfarë ndryshime janë të nevojshme për të përmirësuar vendim-marrjen e qeverisë në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, gjë që nga ana e vet mund të ndihmojë lehtësimin e shanseve të BiH për anëtarësimin në BE dhe NATO në të ardhmen.

SETimes: Me OHR që është në plan të mbyllet deri nga fundi i vitit, si mendoni se do të ndikojë kjo në gjendjen politike në vend?

Gregorian: Vendimi mbi mbylljen e OHR dhe kalimin në EUSR të përforcuar mund të merret vetëm nga Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC) pas arritjes së pesë qëllimeve dhe dy kushteve. Një nga kushtet është vlerësimi prej tij i gjendjes politike në vend. Deklarimet nga disa politikanë që destabilzojnë situatën, nuk janë të dobishme. Eshtë paradoksale se ata që janë mbrojtësit më të fortë të mbylljes së OHR janë më shpesh ata që ndezin atmosferën politike.

photo

Deklarimet e Kryeministrit të RS Millorad Dodik kanë kërcënuar daljen nga rruga të skenës politike të BiH. [Getty Images]

Eshtë për shkak të këtyre deklarimeve nga udhëheqja e RS që PIC nuk ka qenë në gjendje gjatë tre vjetëve të fundit të marrë një vendim mbi mbylljen e OHR. Fjalimi kërcënues për të ashtuquajturin "Plan B" qartazi nuk do të kontribuojë në përmbushjen e kushtit të dytë. Në çdo rast, mbyllja e OHR nuk do të thotë fundi i angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare në BiH. Përkundrazi, ajo do të thotë angazhim më në rritje nëpërmjet BE dhe gjithë institucioneve të tij.

SETimes: Presiedenti i SDA Sulejman Tihiç ka kritikuar publikisht reagimin ndërkombëtar për mosndëshkimin e veprimeve kundër Dejtonit dhe retorikën e keqe të Kryeministrit të RS Milorad Dodik. Si i përgjigjeni ju pretendimeve të tij?

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gregorian: Përfundimet e Asamblesë Kombëtare të RS ishin kundër Dejtonit dhe kundër kushtetutës dhe OHR i anulloi ato kur zyrtarët e RS e bënë të qartë se nuk kishin ndërmend të korrigjonin gabimin e tyre. Retorika e zotit Dodik është e papranueshme dhe përfundimisht ajo do t'i kthehet shpesh atij.

Siç ka vënë në dukje PIC në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, bashkësia ndërkombëtare ka të gjitha instrumentet e nevojshme për të siguruara përmbajtjen ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Kjo do të thotë se përveç autoriteteve të ngarkuar në HR dhe EUFOR "në terren" në BiH, organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe qeveri kombëtare kanë gjithashtu autoritete dhe masa që mund të përdoren për të siguruar paqen.

SETimes: Cili është mesazhi më i rëndësishëm që doni t'u komunikoni njerëzve në BiH?

Gregorian: Ju DO të bashkoheni me NATO-n dhe DO të bashkoheni me BE. Kjo do dojë mjaft punë të vështirë gjatë një numri vitesh, por do t'ja vlejë në fund. Gjendja politike e tanishme mund të jetë e keqe, por ashtu siç ishte më mirë tre vjet më parë, ashtu mund të bëhet më mirë përsëri, ka shumë të ngjarë pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra mos e humbni shpresën!

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment