13/07/2009
Greqia, Turqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë midis 28 destinacioneve kryesore ku shtetasit e BE po planifikojnë të kalojnë pushimet e tyre të verës.
(Sofia Echo, European Commission; Croatian Times, ANA-MPA; MINA, World Economic Forum)
![]() Turistët dynden në plazhin pranë qytetit të Detit të Zi, Nesebar në Bullgari. [Getty Images] |
Pesë vende të Europës Juglindore janë midis 28 destinacioneve kryesore të huaja që shtetasit e BE planifikojnë të kalojnë pushimet e tyre verore këtë vit, sipas një raporti më të fundit të Eurobarometer. Plazhet, pamjet e mrekullueshme malore dhe një shumëllojshmëri e pasur e vendeve historike vazhdojnë të tërheqin vizitorë gjatë verës në Greqi, Turqi, Kroaci, Rumani dhe Bullgari.
Në një sondazh të kryer nga agjensia e anketimit Gallup midis banorëve të bllokut 27 vendesh, gjysma e 27,000 të anketuarve thanë se do të bënin pushimet ose në vendet e tyre ose në një vend tjetër të BE. 20% të tjerë treguan se zgjedhja e tyre për 2009 ishte një vend jo i BE, ndërsa 19% ishin pothuajse të sigurt se nuk do të udhëtonin këtë vit. Rreth 11% thanë se problemet financiare ishin bërë një pengesë në planet e tyre të pushimeve.
Si më 2008, Spanja, Italia, Franca dhe Greqia do të jenë destinacionet më të admiruara për pushuesit e BE këtë vit, sipas sondazhit. Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Kroacia vijnë të dytët, përpara Bullgarisë dhe Rumanisë.
Bullgaria priti 1% të pushuesve të BE më 2008 dhe u rendit e 17-a midis 35 vendeve më të favorshëm për europianët. Sipas Eurobarometer, 0.7% e të anketuarve në sondazhin e Gallup thanë se po planifikonin të kalonin pushimet e tyre kryesore në vendin ballkanik, duke e bërë atë kështu vendin e 20-të midis 28 destinacioneve botërore në listën e 2009.
Rumania, vendi i 30-të i huaj më i vizituar nga turistët e BE vitin e kaluar, tani ka dalë e 26-a si vendi më i preferuar për shtetasit nga blloku, tregoi sondazhi.
Qiproja, e cila u rendit e 24-a midis 35 destinacioneve botërore që tërhoqën numrin më të lartë të vizitorëve në 2008, nuk ishte midis 28 vendeve të përmendura këtë vit.
![]() Vizitorët kënaqen me pamjen e Dubrovnikut në Kroaci. [Getty Images] |
Megjithatë, me një pikavarazh të përgjithshëm prej 4.92 në shkallën nga zero në shtatë, Qiproja u rendit e 21-a në botë nga e 24-a vitin e kaluar, në raportin e tretë vjetor të Konkurrencës së Udhëtimit dhe Turizmit të Forumit Ekonomik Botëror (TTC).
Si në dy sondazhet e mëparshëm, Zvicra, e pasuar nga Austria dhe Gjermania, mori pozicionin kryesues në Indeksin 2009 të TTC, përfshirë në studimin 525-faqesh të organizatës me qendrër në Gjenevë që mbulon 133 vende të botës.
Indeksi është bazuar në pikët që vendeve u janë dhënë në tre kategori të gjera: kuadri rregullator, mjedisi i biznesit dhe infrastruktura dhe burimet njerëzore, kulturore dhe natyrore. Ato mbulojnë një numër të përgjithshëm prej 14 fushash të tilla si rregullat dhe rregulloret qeverisëse, qëndrueshmëria mjedisore, siguria dhe pacënueshmëria, shëndeti dhe higjena, transporti dhe infrastruktura e turizmit dhe favorizimi për udhëtimin dhe turizmin. (T&T).
Raporti, nën temën "Menazhimi në një kohë turbullire", "pasqyron vështirësitë që industria ndesh tani të cilat duhet të kapërcehen për të siguruar rritje të fortë sektoriale në të ardhmen", thoshte WEF.
Si Qiproja, katër vende të tjera të SEE: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Rumania, kanë përmirësuar gjithashtu renditjen globale të tyre gjatë 12 muajve të fundit. Mali i Zi bëri përparimin më të madh, duke kërcyer me shtatë vende për t'u bërë ekonomia e 52-të më konkureuese në fushën e T&T, me një pikavarazh të përgjithshëm prej 4.29. Rumania (4.04) dhe Maqedonia (3.81) u ngjtën secila me nga tre vende në të 66-tën dhe 80-tën respektivisht. Pikavarazhi i Shqipërisë prej 3.68 e vuri atë në vendin e 90-të nga i 92-i më 2008.
Greqia ishte i dyti vend më konkurrues nga vendet e SEE lidhur me udhëtimin e turizmin. Pikavarazhi i saj prej 4.91 e vuri të 24-ën në botë nga e 22-a vitin e kaluar. Turqia (4.20) dhe BiH (3.44) gjithashtu humbën dy vende secila për të qëndruar respektivisht në vendin e 56-të dhe të 107-të. Bullgaria ra me shtatë vende në të 50-in, me një pikavarazh prej 4.30, ndërsa Serbia ra me dhjetë vende në një vit për të mbetur në vendin e 88-të në botë sot, mbi bazën e një pikavarazhi prej 3.71.
Kroacia, e treta më konkurruese nga vendet e SEE në fushën e T&T sipas raporit të WEF, mbajti vendin e 34-t në listën botërore në saj të arritjeve të saj të "qëndrueshme" dhe një pikavarazhi të përgjithshëm prej 4.54. Ajo u rendit më lart se një numër vendesh të BE, duke përfshirë Slloveninë, Republikën Sllovake, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
![]() Një turist bën fotografi nga maja e një ore të vjetër që është në hyrje të qytetit me mur të Shighishoarës në Rumani. [Getty Images] |
Për të qenë në gjendje për të përmirësuar më tej konkurrencën e sektorit të vet të T&T, Kroacia duhet të "sjellë rregullat dhe rregulloret e vendit më në përputhje me ato që janë të domosdoshme për zhvillimin e sektorit," tha studimi. Asaj i duhet gjithashtu të rrisë nivelin e infrastrukturës së saj ajrore dhe tokësore, veçanërisht portet, vunë në dukje eksprtët e WEF.
Greqia, Qiproja dhe Turqia dolën më mirë midis vendeve të SEE me pikavarazhet në rangun 5.0 - 5.5, mbi "cilësinë e infrastrukturës së transportit ajor".
Shqipëria (2.20) dhe BiH (1.97) u përmendën si midis disa vendeve të Europës Lindore që rregjistruan një pikavarazh të ulët në këtë tregues.
"Nëse këto vende ishin në gjendje të rrisnin nivelin e infrastrukturës së transportit në mesataren europiane, për shembull, duke krijuar një kusht për një rritje të numrit të kilometrave në dispozicion ose duke përmirësuar lidhjet e tyre me rrjetin ndërkombëtar të transportit ajror, këto vende mund të rrisinin numrin e pasagjerëve me përkatësisht 9% dhe 11%," tha raporti.
Greqia, Kroacia dhe Qiproja u renditën përkatësisht në vendin e 5-të, të 6-të dhe të 8-të në botë, në "infrastrukturën e turizmit", për të cilën atyre ju dha pikavarazhi më i mirë nga 6.6 në 6.7. Bullgaria ishte e 12-a me 5.8 pikë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes