Tea dhe Tito në Mitrovicën e veriut

22/06/2009

Kapur në një bllokim politik, banorët e një lagje të përzjerë përpiqen të shpëtojnë atë që ishte e mirë në të kaluarën.

Nga Besa Beqiri dhe Ilija Gjorgjeviç për Southeast European Times në Mitrovicë -- 22/06/09 Fotografitë nga Laura Hasani

photo

Lagjia Mëhalla boshnjake në Mitrovicë është një përzjerje shqiptarësh dhe serbësh.

Ajo njihet si "Mëhalla boshnjake". Vendi i shumë boshnjakëve të Mitrovicës veriore, lagjia frekuentohet gjithashtu nga shqiptarët dhe serbët, duke e bërë atë një vorbull përzjerjesh etnike.

Në sipërfaqe jeta ndjehet e qetë. Në dyqane mund të blesh çokollata si dhe specialitete tradicionale të tilla si ajvar (hajvar) dhe lutenica. Godina të reja kanë hedhur shtat, financuar nga qeveria serbe. Më të rëndësishmet përfshijnë një zyrë të degës së Jugobanka dhe mbi të gjitha kafeneja e famshme e Sheras.

Një vajzë e vogël, pesë a gjashtë vjeç, rri përpara një dyqani të vogël ku shet e ëma e saj, Arbnora, një shqiptare kosovare. "E kam regjistruar atë për në shkollë," thotë ajo duke treguar vajzën. "Do të shkojë në shkollë në jug, këtu s'ka shkollë për të."

Kamionë të zhurmshëm sjellin zarzavate, fruta dhe mallra në "tregun shumë-etnik", siç njihet zona jashtë dyqaneve. Një makinë e parkuar mban ende gërmat SCG duke përfaqësuar vendin që tani nuk është më, Serbi-Mali i Zi.

Shera zbret ngadalë nga apartmaneti mbi kafen e tij ku jeton me familjen e vet dhe fillon të bëjë çaj. Adem Mripa, një profesor 62-vjeçar dhe ish-i burgosur politik, ka mbaruar orët e tij të mësimit për sot. Ai ulet të bëjë muhabet.

"Ne flasim me serbët rreth ditëve të mira të së shkuarës, para luftës, për bulevardin e përbashkët në mes të qytetit," thotë ai. "Ata na pyesin për njerëzit që kanë njohur përpara ... pyesin nëse ata njerëz janë ende gjallë, nëse njëfarë rruge është ende atje, nëse dhe çfarë ka ndryshuar."

photo

Drago Markoviç (majtas) dhe Adem Mripa flasin rreth jetës në Kosovën e veriut.

Dhe pastaj ai tregon ndërtesat fringo të reja tamam përpara kafenesë. "Të ardhurit rishtas, serbët e ardhur rishtas nga vende të tjera janë një problem, jo vetëm për ne, por edhe për serbët këtu."

Shtëpia e tij është vandalizuar disa herë: dritare të thyera, plumba në mure, po fatmirësisht, pa viktima. "Donin të ma digjnin shtëpinë, po nuk mundën," thotë ai.

Jo shumë larg, kopshti i një godine tre-katshe shërben si një sfond për disa familje serbe që rrinë aty për të pirë kafe së bashku. Duke hedhur shikime mosbesuese, ata thonë se kanë patur përvojë të keqe në të kaluarën me gazetarët. "Ne themi një gjë po ata shkruajnë krejt tjetër."

Ata nuk habiten kur pyeten për bashkëekzistencën. "Shqiptarët janë njerëz, njëlloj si ne ... Dikush të ndihmon, dikush të fut thikën prapa," thotë Milosh Stoshiç, 21 vjeç.

"Ne nuk jemi kaq të ndryshëm. Këtu, mund të gjesh si të mirën dhe të keqen," thotë ai. "Më merr mua për shembull: këto janë kohë të këqia, ka një krizë që vazhdon dhe nuk ka punë. Kur unë jam pa para, shkoj te fqinji im shqiptar që mban një dyqan këtu në zonën tonë. Ai kurdoherë më mirëpret bujarisht dhe kur nuk kam para më jep borxh çfarë më duhet."

Megjithatë, vazhdon ai, nuk është e gjitha ideale. Ka provokime dhe komente, por shumica e tyre vijnë nga të rinjtë.

"S'e merr vesh kurrë kur do të fillojë dhe në cilën anë," thotë banori i vjetër i Mitrovicës Pavle Nedeljkoviç, 57 vjeç. "Jo rrallë ndodh që 'heronjtë' dalin ... nga apartamentet e tyre të sigurta në qendër të qytetit dhe krijojnë telashe. Them për të dy anët. Por ata që vuajnë jemi ne, njerëzit që jetojnë këtu dhe që janë drejtpërsëdrejti të kërcënuar. Këta 'heronj' kthehen në apartamentet dhe shtëpitë e tyre ndërsa ne mbetemi këtu dhe kemi frikë për fëmijët tanë."

Prapë te kafeneja, telefoni i Mripës bie. Ai nis të flasë me një përzjerje serbisht dhe shqip duke thënë emrin Drago shumë herë. Eshtë miku i tij Dragosllav Markoviç, një mekanik auto që jetonte në Mitrovicën e jugut, duke punuar me të atin e tij. "Ai do që të kthehet në jug," shpjegon profesori. "Më kërkoi ta ndihmoja."

Shqipja e Dragos është shumë e mirë. Si e ka mësuar ai atë? "Ne kemi qenë këtu 300 vjet," shpjegon ai duke qeshur.

Ai thotë se ai dhe miqtë e tij shqiptarë më së shumti flasin për gjëra të zakonshme. "Ata pyesin si janë punët këtu, ne i pyesim si janë atje, nëse mund të ndihmojmë njeri tjetrin duke rregulluar letrat apo dokumentet, a ka punë gjëkundi, para."

"Shumica e njerëzve nuk janë të interesuar për politikë, ata janë të interesuar për jetën e përditshme. Ka plot serbë që do të donin të kthehen," thotë Drago.

photo

Dragana Zhiviç, 37 vjeç është një refugjate nga Obiliç. Ajo ka një apartament në lagjen boshnjake ku jeton me dy nga katër fëmijët e saj. Dy të tjerët kanë mbetur në Serbi.

"Ne përshëndetemi me njeri tjetrin. Unë i them njatjeta fqinjit tim shqiptar dhe ai më thotë "mirëdita' mua, por nuk i shkojmë për vizitë njeri-tjetrit. Jetojmë në frikë konstante. Nuk guxoj ta lë vajzën time jashtë dhe të pres më pas për të," thotë ajo.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërsa përpiqen t'ja dalin me të ardhmen, njerëzit këtu gjejnë ngushëllim në një të kaluar idealiste. Drago shpreson se vitet e ardhshëm do të jenë më shumë si koha e Titos. "Ishte më mirë, padyshim më mirë në kohën e Titos," thotë ai. "Punë, para, miqësi, askush nuk çante kokë kush je e çfarë je, [kishte] lëvizje të lirë gjithandej."

Mripa është dakord. "Ishte më mirë në kohën e Titos, po." Kafeneja ka një portret të madh të diktatorit të vdekur jugosllav si dhe një poster të Qemal Ataturkut dhe flamuj nga e gjithë bota.

"Kur dikush vjen në lagjen boshnjake për herë të parë, ai do të mendojë se gjithshka funksionon normalisht," thotë Nedeljkoviç. "Serbët dhe shqiptarët jetojnë këtu, dyqanet janë hapur, ne blejmë këtu, tregtojmë. Por një person nuk mund të të jetë kurrë i qetë. Këtu gjithshka shpërthen në një sekondë."

"Duke marrë parasysh të gjitha, kjo nuk është jeta që do t'i uroja cilitdo," përfundon ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment