Varfëria dhe papunësia ende rrënojnë Kosovën

18/05/2009

Sipas UNDP, më tepër se 17% e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri të tejskajshme. Shumë të tjerë kërkojnë ndihmë nga qeveria apo anëtarët e familjes që punojnë jashtë.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 18/05/09

photo

Sipas UNDP, më tepër se 17% e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri të tejskajshme. [Getty Images]

Papunësia dhe varfëria janë faktorët kryesorë që mund të prishin stabilitetin e Kosovës thanë shtetasit e Kosovës në një sondazh të fundit të UNDP. Pothuajse 40,000 persona në ish-krahinën e Serbisë, popullsia e të cilës shkon në rreth 2 milionë, nuk kanë të ardhura të rregullta dhe kërkojnë ndihmë nga qeveria.

Ndihma qeveritare shkon nga 45 deri në 75 euro në muaj, shumë më pak sesa i duhet një familje për jetesë normale në vend. Sipas Zëvendës/Ministrit të Punës dhe Mirëqënies Shoqërore të Kosovës, Gjergj Dedaj, janë rreth 150,000 pensionistë që gjithashtu marrin pensione, mesatarisht 70 euro në muaj, nga ministria dhe janë transformuar në një kategori të njerëzve të varfër.

Sipas raporteve nga UNDP dhe organizata të tjera ndërkombëtare, rreth 37% e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 1.42 euro në ditë dhe mbi 17% jetojnë në varfëri të tejskajshme, me më pak se 93 cent në ditë.

"Varfëria nuk mund të pakësohet duke u dhënë njerëzve vetëm ndihmë sociale, hapja e vendeve të reja të punës do të pakësojë varfërinë. Të mos e transformojmë Kosovën në një shtet social në të cilin populli jeton me ndihmën sociale, le ta transformojmë atë në një vend të punës," tha Dedaj.

Ne kemi një strategji emergjence, e cila nuk është e mjaftueshme," tha ai, duke shtuar se ministria nuk ka shifra të saj zyrtare për normën e varfërisë në Kosovë për shkak të mungesës së një mirëkuptimi dhe mungesës së një rregjistrimi për ekonomitë familjare.

photo

Reth 30,000 vetë hyjnë në tregun e punës çdo vit në Kosovë, me pak shanse për punësim. [Getty Images]

Emigracioni luan një rol të madh në mbajtjen e familjeve jashtë varfërisë ekstreme, vuri në dukje zëvendës/ministri. Më tepër se gjysëm milionë kosovarë punojnë në vendet perëndimore dhe dërgojnë para në shtëpi, duke ndihmuar të mbajnë njerëzit e tyre për t'ia dalë financiarisht.

Një studim vitin e kaluar nga Zyra e Statistikave e Kosovës dhe Banka Botërore tha se "emigracioni dhe dërgesat kanë qenë mënyra të efektshme për familjet për të mbrojtur veten nga rënia në varfëri". Ai llogariste se një në pesë kosovarë ka së paku një të afërm jashtë që i dërgon atij fonde.

Për shkak të krizës globale financiare si dhe ndryshimeve sociale brenda Kosovës, sasia e dvrgeave, megjithëtë, është pakësuar.

UNDP thotë se Kosova ka papunësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor, rreth 45% e popullsisë me moshë për punë është e papunë. Ajo ka gjithashtu një popullsi tepër të re, me gjysmën e shtetasve nën moshën 25 vjeç.

"Kjo do të thotë se nja 30,000 vetë i bashkohen tregut të punës çdo vit me pak shanse për punësim," thotë organizata e OKB.

Zëvendës/ministri u bëri thirrje ndërmarrjeve vendase dhe ndërkombëtare të punësojnë të rinjtë e Kosovës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading
photo

Zonat rurale të Kosovës janë streha e gati gjysmës së popullsisë së saj. [Getty Images]

"Ne kemi një popullsi shumë të re, të gatshme për punë. Forca jonë e punës është jetike", tha Dedaj, duke vënë në dukje se ekonomia dhe punët janë përparësitë e qeverisë së tij. Ai tregoi një marrëveshje të fundit të arritur ngas ministria e tij me ndërmarrjen kontraktuese ITT nga Camp Bondsteel, sipas të cilës 250 kosovarë të rinj do të punësohen në bazat e SHBA në Afganistan.

Me shumicën e popullsisë së Kosovës që jeton në fshatra, janë zonat rurale ato ku varfëria përbën më tepër problem serioz. Gati dy të treta e të varfërve janë në pjesët rurale të Kosovës, tregojnë statistikat zyrtare.

"Zonat rurale janë me shqetësim të veçantë; ato janë shtëpia e 69% të popullsisë së Kosovës. UNDP po ndihmon të mbledhë kooperativa bujqësore dhe t'i lidhë ato me tregjet e rinj, në një skemë që nxit punësimin dhe rrit rendimentin e Kosovës," thotë UNDP.

Sipas organizatës, rritja ekonomike është përgjigjia më e mirë ndaj varfërisë dhe problemeve të papunësisë në vendin e ri. Megjithatë, me krizën globale ekonomike që ende duket, zgjidhja mund të duhet gjatë që të vijë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di