13/04/2009
Mbi 500 fëmijë jetojnë apo punojnë rrugëve të Beogradit, duke u përpjekur të mbijetojnë dhe shpesh në kundërshtim me ligjin.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 13/04/09 Fotografitë nga Nikola Barbutov
![]() Llogaritet se mbi 500 fëmijë jetojnë dhee punojnë rrugëve të Beogradit. |
Ekspertët besojnë se janë më shumë se 500 të mitur, kryesisht romë, jetojnë apo punojnë rrugëve të Beogradit. Në vend që të gëzojnë shtroje të pastra dhe një shtrat të rehatshëm shtëpie, këta fëmijë flenë në tubat e shkarkimit, kuti kartoni apo ndërtesa të rrënuara.
Ata shpesh lypin rrugëve, bashkë me prindërit e tyre apo ndalojnë makinat për t'u pastruar xhamet për një apo dy monedha. Shumica e këtyre fëmijëve nuk kanë dokumentë të identifikimit apo sigurim shëndetësor dhe, për shkak shkeljeve të mëparshme të ligjit, qëndrojnë larg institucioneve mbrojtës dhe mjediseve për kundravajtësit e rinj. Sipas UNICEF, Serbia, më tepër se 300,000 fëmijë në vend, nga varfëria nuk kanë mundësi të marrjes së kujdesit mjekësor apo arsim.
Shumica e tyre janë romë, por ata vinë nga origjina të ndryshme: disa kanë ikur nga prindërit biologjikë apo që i kanë birësuar, të tjerë kanë lënë pas jetimoret apo qendrat e të rinjve. Shumë janë refugjatë. Sipas AFP, shumë fëmijë që lanë Kosovën në vitet e fundit iu bashkuan atyre që lanë shtëpitë e tyre në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kroaci në fillim të viteve 1990.
Njëzet muaj më parë, për të trajtuar nevojat e këtyre fëmijëve, Qendra për Integrimin e të Rinjve (CIM) hapi Qendrën e Përkujdesjes Ditore për Fëmijët e Rrugës në Beograd. Qëllimi i saj është t'i ndihmojë ata me kujdes shëndetësor, një ushqim apo një shtrat për një natë.
CIM u jep strehë dhe shërbime të kujdesit shëndetësor frëmijëve dhe i ndihmon ata që të marrin dokumentë ligjore, të domosdoshëm për të ndjekur shkollën dhe për t'u kualifikuar për kujdesin shëndetësor të qeverisë. Qendra ka patur kontakte të përsëritura me mbi 300 fëmijë.
Idrizi, 17 vjeç, ka punuar në rrugë që kur ka qenë 9 vjeç. Ai banon me prindërit e tij, pesë vëllezër dhe tre motra. Pas katër vjet të shkollës fillore, ai filloi të mbështesë familjen, pasi i ati i tij ishte i paaftë dhe e ëma duhej të kujdesej për fëmijët më të vegjël. Idrizi fiton bukën duke fshirë xhamet e makinave apo mbledh mbetjet e aluminit dhe bakrit me ndihmën e të vëllezërve.
"Nuk mund të kthehem në shkollë sepse nuk kemi njeri që të kujdeset për familjen. Im vëlla dhe unë fitojmë rreth 11 euro në ditë. Me këto para nuk mund të ushqehemi ne të dhjetë," thotë ai.
![]() Qendra e Kujdesit për Fëmijët e Rrugës në Beograd u jep fëmijëve kujdes shëndetësor, një ushqim apo një shtrat për një natë. |
Po të kishte ai para sa duhet, atij do t'i pëlqente të hapte lavazhin e tij. Idrizi është vetëm një nga rreth 260 përdoruesit e Qendrës së Kujdesit, një projekt i OJQ-së Qendra e Integrimit të të Rinjve. Në vartësi të motit, vijnë përditë 30 deri në 60 fëmijë.
Koordinatorja e projektit Milica Gjorgjeviç shpjegon se përdoruesit e qendrës dhanë mendime sisi të modelohej ajo. Vullnetarët e Qendrës së Integrimit të të Rinjve vizituan fëmijët që jetojnë në rrugë, folën me ta rreth nevojave të tyre dhe modeluan shërbimet e ofruara nga qendra. Një nga kërkesat e fëmijëve ishte të kishin një strehë të sigurtë nga ndërhyrja e policisë.
"Qëllimi i Qendrës së Kujdesit Ditor është të ofrojë ndihmë emergjence dhe ndërhyrjen që i nevoitet një fëmije. Nëse një fëmijë është rrahur, ne kemi një infermiere; nëse është i uritur, ai apo ajo mund të hajë dhe të bëjë një banjë këtu. [Fëmija] do të marrë rroba e këpucë dhe mund të qëndrojë gjithashtu për të kaluar natën," thotë Gjorgjeviç.
Ajo shton se punonjësit e qendrës njoftojnë për çdo fëmijë në Qendrën Sociale dhe, në bashkëpunim me autoritetet e mbrojtjes sociale, përpiqen t'i heqin fëmijët nga rruga. "Ne arritëm të vemë disa nga fëmijët në streha, por ndonjëherë punonjësit socialë nuk i vizitojnë ata në këtë institucion me [muaj]. Fëmija [lodhet nga sistemi] dhe kthehet prapë në rrugë," tha Gjorgjeviç. "Përdoruesit e qendrës zakonisht nuk kanë sigurim shëndetësor, prandaj është e vëshirë t'i vësh ata në ndonjë institucion shtetëror rehabilitimi."
Shumë familje nuk e kanë të mundur të përballojnë këta fëmijëve. Shumica përpiqen t'i reformojnë ata me forcë gjë që bën efekt të kundërt, duke i shtyrë ata të ikin prapë nga shtëpia. "Problemi është se këta fëmijë u shmangen institucioneve dhe një sistemi shtypës," thotë koordinatorja e qendrës.
"Varësia ndaj drogës është gjithashtu një problem i zakonshëm. Të gjithë tipet e drogave, veçanërisht heroina, janë lehtësisht të gjetëshme për ta në rrugë," thekson Gjorgjeviç.
Gjatë 20 mujave të ekzistencës së saj, Qendra e Kujdesit Ditor ka ndryshuar tre herë adresë, çdo herë e përzënë nga fqinjët që nuk duan pjesë në dyndjen e fëmijëve varfanjakë në lagjen e tyre. Ajo ka tani një strukturë më vete me kopshtin e vet, por qiraja përfundon në maj.
Përfaqësuesit e saj shpresojnë për një zgjatje të qirasë dhe do të donin gjithashtu ta shihnin Qendrën, financimit të së cilës tani mezi i dilet, të bëhet një veprimtari e përhershme e qeverive të Beogradit dhe Serbisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes