Miroslav Lajçak: BiH nuk duhet të mbetet prapa fqinjëve të vet

12/01/2009

Ndërmjetësi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë, Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak, paralajmëron se vendi po përballet me një vit kritik.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 12/01/09

photo

Përfaqësuesi i Lartë i BiH Miroslav Lajçak. [OHR]

Mjedisi politik i Bosnje dhe Herzegovinës ka qëndruar në rrugën e përparimit, thotë Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak. Në një intervistë me korespondentin e SETimes Antonio Prlenda, Lajçak diskutoi pengesat që vendi do të hasë këtë vit.

Southeast European Times: Si do ta karakterizonit ju situatën e tanishme politike dhe ekonomike në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) dhe mundësitë për një marrëveshje mbi reformën kushtetuese në të ardhmen e afërt?

Miroslav Lajçak: Mendimet se një kthim në dhunë në BiH është kërcënuese, janë të ekzagjeruara. Fakti është se ne po punojmë në një mjedis politik të helmatisur që nga mesi i 2006. U bë një normë dhe një mjet që të mos bëhet asgjë. Me gjithë nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit në qershor, përparësia e krerëve të vendit është bërë konfrontimi politik. Reforma është lënë mënjanë. Mosbesimi i gjeneruar në këtë klimë politike është sibolizuar në dy raporte diametralisht të kundërta për djegien e xhamisë në Fazlagica Kula.

E gjithë kjo pasqyrohet shumë keq mbi vendin. Mali i Zi tashmë aplikoi për statusin e kandidatit. Unë pres që vende të tjera në Ballkanin Perëndimor ta pasojnë [këtë vit]. Është e qartë se aktualisht BiH ka pak për të ofruar lidhur me argumentet për të mbështetur një aplikim të ngjashëm. Sfida këtë vit është pra të ndalet BiH së mbeturi më tej prapa fqinjëve të vet në Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit në BE. Politikanët dhe parlamentarët duhet të përqëndrojnë të gjithë energjinë e tyre në axhendën e BE. Komuniteti ndërkombëtar pret që BiH të përshpejtojë reformat e nevojshme për integrimin në BE në 2009.

Komuniteti ndërkombëtar dhe ministrat e jashtëm të BE përshëndetën deklaratën e përbashkët nga presidentët e partive, SDA, SNSD dhe HDZBiH nga Prud në 8 nëntor. Ky proces po vihet në lëvizje krejtësisht nga politikanët vendas. Një nga pikat kryesore në këtë deklaratë është synimi për trajtimin e reformës kushtetuese në një mënyrë pragmatike. Ato propozime kanë nevojë të vihen në një formë konkrete tani. Unë shpresoj se partitë e tjera që kanë vende në parlament do ta njohin faktin se ky proces ka marrë mbështetjen e plotë nga BE.

photo

OHR nuk do të transformohet në zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE (EUSR) deri sa të përmbushen objektivat dhe kushtet e vëna nga Këshilli i Zbatimit të Paqes.

Unë e kam theksuar në mënyrë të përsëritur se BiH mund të fillojë procesin e integrimit në BE me kushtetutën e vet të tanishme por nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë atë. Pse? Së pari sepse administrata e BiH është tepër komplekse dhe e shtrenjtë, ajo nuk i mbahet kërkesdave të shtetasve të BiH dhe nuk do t'i qëndrojë dot ngarkesës së punës së nevojshme për inetgrimin në BE. Së dyti, ka një nevojë të ngutëshme të qartë për ndryshim në përputhje me raportin e Komisionit të Venecies të Këshillit të Evropës i cili pohon se kushtetuta e BiH nuk është në përputhje me Konventën mbi të Drejtën e Njeriut dhe Kartën Evropiane mbi vetëqeverisjen lokale. Është përgjegjësia e BiH, nëpërmjet udhëheqësisë së saj politike ta vërë veten me vlerat e përbashkëta të të drejtave të njeriut siç janë vendosur nga Këshilli i Evropës. Kjo është një kërkesë për anëtarësimin në BE.

SETimes: Është realiste të pritet që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe forca e BE (EUFOR) do të përfundojnë mandatet e tyre në 2009?

Lajçak: Është e sigurtë se komuniteti ndërkombëtar nuk do që OHR të mbetet në BiH edhe një ditë më shumë se ç'është e nevojshme. Është gjithashtu e sigurtë se transformimi i OHR në zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE (EUSR) nuk do të ndodhë deri sa të përmbushen objektivat dhe kushtet e vëna nga Këshilli i Zbatimit të Paqes (PIC) në shkurt. Në nëntor, PIC tha përsëri se askush nuk duhet të presë tranzicionin e OHR pa u përmbushur objektivat dhe kushtet e vëna në shkurt.

Sesioni tjetër i PIC do të mbahet në mars, kur do të vlerësohet përparimi. 2009 është një vit i rëndësishëm për BiH për një tjetër arsye: ai ofron një mundësi të rrallë për përparim të vërtetë. Në 2010, ne do të hyjmë edhe një herë në vitin e zgjedhjeve. Përvoja ka treguar se politikanët do të përqëndrohen në ndarjen, me qëllim që të mbajnë pozitat e tyre, dhe jo mbi punën e vërtetë. Kjo do të thotë se në qoftë se nuk bëjmë përparim në 2009, do të ndeshim stanjacion të mëtejshëm, radikalizim, ndarje dhe izolim. Unë besoj se në 2009 shtetasit e këtij vendi mund të presin masa konkrete për të ngritur standardet e jetesës dhe të përshpejtojnë përparimin përgjatë udhës evropiane.

SETimes: Anëtari boshnjak i presidencës së BiH, Haris Silajxhiç dhe kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik janë mbërthyer pas retorikës së tyre politike të vijës së ashpër, pavarësisht nga kritika prej komunitetit ndërkombëtar. Çfar mund të bëhet për t'i bindur ata të ndryshojnë tonin e tyre? Po konsideron komuniteti ndërkombëtar ndonjë strategji të re lidhur me këtë? T

photo

Raporti nga shefi i sigurisë së BE Havier Solana dhe komisioneri i zgjerimit Olli Rehn do të jetë një dokument kyç që udhëheq angazhimin e ardhshëm të BE.

Lajçak: Komuniteti ndërkombëtar ka pasë patur përparësi përtej Ballkanit Perëndimor. Jam i kënaqur të them se tani kjo po ndryshon. BiH është edhe një herë në fokus të komunitetit ndërkombëtar dhe të BE në veçanti. Në 10 nëntor, ministrat e jashtëm të BE dhanë një sinjal të qartë se BE është gati të zgjerojë angazhimin e vet në BiH dhe përfundimisht të marrë përgjegjësinë e plotë. Ata miratuan një raport nga [shefi i sigurisë] Havier Solana dhe komisioneri [i zgjerimit] Olli Rehn që përshkruan një politikë të përpunuar të BE ndaj BiH. Ky raport do të jetë një dokument kyç që udhëheq angazhimin e ardhshëm të BE në BiH dhe është një nga garancitë e angazhimit të BE për të parë BiH si një vend paqësor e frutdhënës në mënyrë të pakthyeshme në rrugën e anëtarësimit në BE.

SETimes: Si do të ndikojë masa e Dodik për të paraqitur një raport penal kundër ndihmësit kryesor të Përfaqësuesit të lartë, Rafi Gregorian, marrëdhëniet tuaja të punës me kryeministrin e RS? Ka ndryshuar qëndrimi juaj ndaj Dodik?

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Lajçak: Së pari me lejoni të përsëris se ndihmësi im Rafi Gregorian gëzon mbështetjen time të plotë dhe mbështetjen e PIC dhe të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar. Kjo është thjeshtë një orvatje për të penguar OHR nga përmbushja e mandatit të vet dhe përbën një sulm ndaj institucioneve dhe agjensive gjyqësore të vendit, Ajo nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, sipas të cilës ntë gjithë janë të detyruar të bashkëpunojmë plotësisht me Përfaqësuesin e Lartë dhe stafin e tij. Komuniteti ndërkombëtar ka thënë qartë se masa të tilla nuk do të tolerohen.

Kur unë takova kryeministrin Dodik në Banja Luka në mes të dhjetorit, i thashë atij se unë besoj që ky të jetë një ushtrim i kotë, se ai e kishte vënë veten kundër komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të panevojshme dhe se mund të arrinte më shumë në qoftë se do të merrej nga komuniteti ndërkombëtar si një partner se sa si një problem.

SETimes: Çfar duhet bërë me qëllim që të arrihet një rritje thelbësore në investimet e huaja në BiH?

Lajçak: BiH ndeshet me shumë sfida [këtë vit]. Reforma duhet të zhbllokohet, vendi duhet të rifokusohet në krijimin e punëve, forcimin e rendit të ligjit dhe bërjen e administratës më efektive. Mbi të gjitha këto shquhet spektri i recesionit global. Vetëm ndryshimi social mund të bëjë një ndryshim në jetët e njerëzve të zakonshëm. Është një strategji e provuar, një e tillë që ka mbështetjen e 80% të shtetasve të BiH dhe kjo strategji është integrimi i shpejtë në BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment