Problemi i Qipros mund të bllokojë përpjekjen e Turqisë për në BE

29/12/2008

Turqia ndeshet me një "rrëzim treni" të mundshëm me BE vitin tjetër po qe se çështja e Qipros nuk zgjidhet përpara shtatorit.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times – 29/12/08

photo

Qiproja është ndarë sipas linjave etnike që nga 1974 kur trupat turke ndërhynë në përgjigje të një grushti shteti mbështetur nga Athina që synonte të bashkonte ishullin me Greqinë. [Getty Images]

Turqia ka shprehur bezdi me përparimin e ngadalshëm në bisedimet e paqes midis qipriotëve grekë e turq dhe po kërkon për një zgjidhje urgjente të problemit me dekada të gjatë.

Të enjten (18 dhjetor) ministri i jashtëm turk Ali Babaçan u takua me këshilltarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëmtë OKB-së, Aleksander Dovner i cili vizitonte Ankaranë. Babaçan kritikoi administratën greke qipriote për zvarritjen, i kërkoi Dovnerit një kuadër kohor dhe i bëri thirrje OKB-së të marrë inisiativën në fushat ku të dy palët nuk mund të puqin dallimet e tyre vetëm.

Ankaraja ka mjaft arsye të jetë e shqetësuar pasi mungesa e një marrëveshjeje mund të jepte teleshe të mëdha për përpjekjen e saj për në BE. Vendi është nën presion të dendur për të normalizuar marrëdhëniet me Nikosinë. BE ka vënë një afat përfundimtar në 2009 për Turqinë për të hapur portet dhe aeroportet e saj ndaj grekëve qipriotë dhe Brukseli mund të kërkojë pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në qoftë se nuk bëhet kjo.

Përpjekja e fundit e madhe për të ribashkuar ishullin dështoi në 2004. Një plan zgjidhjeje i mbështetur ndërkombëtarisht, përkrahur nga Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm Kofi Anan, u negociua nga krerët qipriotë grek e turk dhe u suall në referendume të veçantë në të dy pjesët e ishullit. Plani duhej të miratohej nga të dy palët në referendume të njëkohshme. Tamam përpara votimit, megjithatë, administrata greke qipriote u kthye kundër planit duke thënë se qenë futur lëshime të papranueshme. Grekët qipriotë pastaj e kundërshtuan atë me një shumicë dërrmuese ndonëse turqit qipriotë i dhanë dritën e gjelbërt.

photo

Kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat (djathtas) në foto me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan. [Getty Images]

Qiproja hyri pastaj në BE me qeverinë në Nikosia që përfaqësonte tërë ishullin dhe turqit qipriotë në fakt u lanë jashtë. Brukseli do që Turqia të njohë Republikën e Qipros por idea është kundërshtuar nga krerët turq që këmbëngulin se do të njohin vetëm një partneritet të ri shteti që do të ngrihej si rezultat i bisedimeve të paqes. Si një anëtare e BE, Republika e Qipros ka forcën e vetos dhe kësisoj ka të bëjë lidhur me udhën e përpjekjes së Turqisë.

Kërkesa për Turqinë që të hapë portet e veta ndaj grekëve qipriotë është pjesë e një bashkimi doganor nënshkruar me bllokun në 1995. Turqia, megjithatë, e bëri këtë masë të kushtëzuar nga marrja e masave prej bllokut për të lehtësuar izolimin e turqve qipriotë, republika më vete e të cilëve nuk ka status ndërkombëtar. Komisioni Evropian (KE) do të shqyrtojë situatën përpara shtatorit tjetër dhe mund të sugjerojë pezullimin total të bisedimeve.

Aktualisht, tetë nga 35 kapitujt e pranimit janë tashmë të ngrira për hatër të mosmarrëveshjes me Qipron. Këtë javë, Nikosia bllokoi hapjen e një kapitulli tjetër kyç, atij të energjisë, për shkak të një grindjeje të fundit lidhur me shfrytëzimin e naftës në një rajon të diskutueshëm të shelfit detar.

Diplomatët dhe analistët shohin një rrezik të madh krize. Duke shkruar në të përditëshmen Referans, komentatorja e politikës së jashtme Barçin Jinanç sugjeron se pala greke qipriote po luan një lojë të rrezikut të llogaritur, duke bërë hesap se "sa më shumë kohë të konsumohet, më shumë lëshime do të merrte nga Turqia në 2009".

"Kjo llogari është gabim," shton Jinanç, duke thënë se rezultati më me gjasë është një ngrirje në përpjekjen e Turqisë për në BE. Qeveria e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka humbur tashmë shumë nga entusiazmi fillestar drejt BE ndërsa blloku është mbytur në problemet e veta të brendshme, spjegon ajo.

photo

Demetrios Kristofias fitoi raundin e fundit të zgjedhjeve në pjesën e Qipros të qeverisur nga grekët, duke bërë fushatë mbi një zotim për të ringjallur procesin e paqes. [Getty Images]

Në një raport të titulluar "Turqia dhe Evropa: Viti vendimtar përpara", Grupi Ndërkombëtar i Krizës (ICG) jep gjithashtu alarm.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Të dy palët duhet të kujtojnë se sa shumë kanë për të fituar nga njera tjetra dhe të lëvizin me të shpejtë në disa fronte për të prishur spiralen teposhtë përpara se njera apo tjetra palë të prishë negociatat të cilat mund të provoheshin pastaj të pamundura për të rinisur," përfundon raporti.

Sipas institucionit studimor me bazë në Bruksel, BE duhet të ripohojë me forcë dhe shpesh se Turqia mund të arrijë anëtarësimin e plotë kur përmbush kriteret. Blloku "duhet të heqë bllokimet jozyrtare mbi shqyrtimin dhe hapjen e kapitujve negociues," thotë raport, duke i kërkuar Brukselit të ushtrojë një ndikim më të madh pozitiv.

"BE duhet të marrë një interes më të madh, të paanshëm në bisedimet e zgjidhjes së Qipros; zyrtarët e lartë të vizitojnë të dy krerët e komuniteteve në zyrat e tyre në ishull; të theksojnë gadishmërinë për të dhënë ndihmë financiare për një zgjidhje; dhe të konsiderojnë shtyrjen e kërkimit të naftës në territoret e diskutueshme ndërsa vazhdojnë bisedimet, thotë raporti. Në të njëjtën kohë, shton ai, Turqia duhet të marrë përgjegjësi për një zgjidhje, të mbajë vrullin për arritjen e një marrëveshjeje dhe të shmangë ndërhyrjen e flotës që ka për qëllim të ndalë kërkimin e naftës në ujrat e pretenduara ose nga Greqia ose nga Republika e Qipros.

Institucioni kërkimor prestigjoz po i kërkon gjithashtu qeverisë turke të riangazhohet ndaj reformave të lidhura me BE në nivelin më të lartë ekzekutiv; të miratojë menjëherë dhe të nisë zbatimin e projekt-programit kombëtar për miratimin e korpusit të ligjeve të BE; dhe të rivendosë besimin dhe bashkëpunimin midis partive parlamentare.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment