Qendra Marshall: Ndërtimi i një rrjeti të ekspertizës së sigurisë

01/12/2008

Nëpërmjet kurseve e programeve të tilla si konferenca e vet e kohëve të fundit në Shkup, qendra Xhorxh C. Marshall nxit një qasje rajonale për të luftuar terrorizmin dhe çështje të tjera të sigurisë.

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup – 01/12/08

photo

"Kjo ka qenë një përpjekje për të inkurajuar diskutimin dhe bisedimin, për të kuptuar natyrën e kërcënimit sot dhe për të menduar rreth kundërmasave që mund të jenë efektive në konfrontimin me terrorizmin," tha Prof. Dr. John LeBeau i qendrës Marshall. [Qendra Marshall]

Luftimi i terrorizmit ishte fokusi i një konference të kohëve të fundit organizuar në Shkup nga Qendra Evropiane për Studimet e Sigurisë Xhorxh C. Marshall. Nga 12 deri në 14 nëntor, pjesëmarrësit paraqitën pikëpamjet kryesore mbi një variacion çështjesh të terrorizmit të tilla si vlerësimi i i taktikave dhe strategjive, ndërtimi i përpjekjeve të bashkëpunimit, gjurmimi i financimit të rrjeteve terroriste dhe pengimi i mbështetjes së terrorizmit.

Folësit qenë Dr. Christopher Harmon, drejtor i Programit mbi Terrorizmin dhe Studimeve të Sigurisë, Dr. John LeBeau, profesor i strategjisë dhe studimeve të sigurisë dhe Nichols "Nik" Pratt, profesor i strategjisë dhe politikave ndërkombëtare. Pjesëmarrësit erdhën nga Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

LeBeau foli me kontribuesin e Southeast European Times Goran Trajkov gjatë seminarit duke diskutuar objektivat e seminarit dhe më përgjithësisht vizionin e qëllimet e qendrës Marshall.

"Ky seminar i veçantë është me interes të madh për ne sepse ai është një forum ku ne mund të sjellim jo vetëm miqtë tanë maqedonas por gjithashtu pjesëmarrësit nga vende të tjera të rajonit me qëllim që të merret një vështrim i përqëndruar në sfidën terroriste dhe radikale që të gjithë ne përballim sot," tha LeBeau. "Kërcënimi ndaj Shteteve të Bashkuara patjetër mund të jetë i ndryshëm nga kërcënimi i ndjerë në Maqedoni dhe Shqipëri por ne të gjithë përballemi në një farë shkalle me një kërcënim nga elementët e dhunshëm radikalë që dëshërojnë të na dëmtojnë ne."

photo

Drejtori i Programit mbi Terrorizmin dhe Studimet e Sigurisë, Dr. Christopher Harmon ju drejtua pjesëmarrësve në ditën e fundit të seminarit. [Qendra Marshall]

"Kjo ka qenë një përpjekje për të inkurajuar diskutimin dhe bisedimin, për të kuptuar natyrën e kërcënimit sot dhe për të menduar rreth kundërmasave që mund të jenë efektive në konfrontimin me terrorizmin. Kjo do të thotë kundërmasat që kanë ose një dimension zbatimi ligji ose një dimension inteligjence por gjithashtu një dimension ideologjik. Kështu që ne duam të përpiqemi të mbulojmë sa më shumë të jetë e mundur në një mënyrë të përqëndruar në një kohë prej tre ditësh," tha ai.

"Kjo është pse ne erdhëm në Maqedoni dhe kjo ka përfitim gjithashtu për ne nga qendra Marshall për të qenë të aftë të shkëmbejmë pikpamjet me njerëzit," tha LeBeau. "As unë as kolegët e mij nga Garmishi nuk kemi ardhur këtu për të thënë se kemi të gjitha përgjigjet dhe për t'u treguar juve 'të vërtetën' rreth terrorizmit. Shpresoj që kjo të mos jetë ajo që po bëjmë. Ne jemi këtu edhe për të marrë pjesë dhe për të mësuar nga pjesëmarrësit. Pra unë mendoj se kjo është një mundësi e mirë për njerëzit e interesuar në kërë problem për të konfrontuar çështjet dhe për t'i trajtuar ato në këto tre ditë."

Sipas LeBeau, Maqedonia dhe qendra Marshall kanë patur një "marrëdhënie shumë të fuqishme, shumë aktive dhe të gjatë". Studentët maqedonas që kanë ndjekur programet e qendrës Marshall kanë kontribuar në diskutimet se si të përballet al-Kaeda, sfidat që përballen me rajonin e Ballkanit dhe vështirësitë midis vendeve të ndryshme në rajon, tha ai, duke shtuar se diplomantët e qendrës Marshall formojnë një rrjet të shtrirë në Ballkan.

"Eshtë një kënaqësi e madhe të dëgjosh nga diplomantët tanë maqedonas që janë në kontakt me shokë të tyre të klasës nga vende të tjera edhe tani, katër apo pesë vjet në disa raste, pasi kanë qenë në qendrën Marshall së bashku," tha LeBeau.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Autoritetet e mbrojtjes të SHBA dhe Gjermanisë formuan qendrën Marshall në 1992 me qëllim të nxitjes së vlerave demokratike në vendet që më parë i përkisnin Paktit të Varshavës apo Bashkimit Sovjetik. Ajo ka qenë një lojtar aktiv në përpjekjet për të krijuar një mjedis më të qëndrueshëm sigurie.

photo

Profesori i qendrës Marshall, Dr. John LeBeau (djathtas), një nga profesorët e qendrës Marshall që merr pjesë në seminarin rajonal të kundër-terrorizmit, i jep një intervistë televizionit maqedonas me ndihmën e përkthyesit. [Qendra Marshall]

"Teza kryesore ishte se është një botë krejtësisht e re kjo që po ndeshim. Ishte një krijim ndërtuar për të ngjallur dialogun dhe për t'i sjellë njerëzit së bashku në një rrjet që kapërcen kufijtë," tha LeBeau.

"Ndoshta vlera më e madhe që qendra Marshall ka nuk janë thjesht programet që ne mbajmë mbi studimet e sigurisë por gjithashtu rrjeti i individëve që ndërtohen. Në qoftë se ju keni një diplomant maqedonas në qendrën Marshall dhe ai është në programin tonë mbi studimet e sigurisë, ai do të kthehet në shtëpi pasi ka takuar dhe ka qenë në kontakt të ngushtë me homologët e tij nga një numër vendesh, dhe ai do të vijë në atdhe me një rrjet kontaktesh dhe me një shkëmbim pikëpamjesh," tha ai.

"Pra misioni i qendrës Marshall nuk është thjesht instruksioni, por në fakt, ndërtimi i një rrjeti që zgjat gjatë, shumë përtej kohës që personi është i pranishëm në Garmish-Partenkirchen, Gjermani," shtoi LeBeau.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment