Thaçi: Sovraniteti dhe uniteti i shtetit janë të panegociueshëm

24/11/2008

Në intervistën e tij ekskluzive me korrespondenten e Southeast European Times Blerta Foniqi-Kabashi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi diskuton vendosjen e EULEX dhe çështje të tjera të rëndësishme me të cilat përballet vendi.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 24/11/08

photo

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. [Getty Images]

Dhjetë muaj që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ndeshet ende me pasiguri. Shteti i ri nuk ka qenë në gjendje të shtrijë autoritetin e tij në enklavat serbe në veri të cilat po i rezistojnë çdo përpjekjeje për t'i sjellë ato nën kontrollin e institucioneve të Kosovës.

Një mision i BE që kishte për qëllim të merrte përsipër përgjegjësinë nga UNMIK është penguar nga mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun është përpjekur të shtrojë për diskutim një plan për vendosjen e EULEX që do të ishte i pranueshëm si për Beogradin dhe për Prishtinën, por Serbisë, e cila ka aleatë të fuqishëm në Këshillin e Sigurimit, nuk i pëlqeu seria e tij fillestare e propozimeve.

Një plan i amenduar i planit gjashtë-pikash të Ban ka marrë dritën e gjelbërt nga Beogradi, por tani një pengesë vjen nga pala tjetër. Krerët e Kosovës janë kundër planit të amenduar duke thënë se ai do të kërcënonte sovranitetin e vendit.

Çështja është në një pikë që kërkon që OKB të marrë kontrollin e policisë në zonat me shumicë serbe, ndërsa BE do të mbikqyrë policinë vetëm në ato me shumicë shqiptare.

Krerët e Kosovës e shohin planin e OKB-së si një sprapsje ndaj përpjekjeve të tyre për t'i sjellë enklavat e veriut nën kontrollin e drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës. Në rastin më të keq, thonë ata, kjo mund të shkojë deri në një ndarje de facto.

Ndërkohë, përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje ndërkombëtare kanë vazhduar, me sukses në rritje. Maqedonia dhe Mali i Zi e njohën vendin e ri dhe bile dhe Greqia, që konsiderohet një aleate e fortë e Serbisë, ka sinjalizuar se mund të marrë një masë të tillë në të ardhmen e afërt.

photo

Prishtina do që enklavat serbe në veri të vijnë nën kontrollin e institucioneve të Kosovës; Beogradi është kundër një mase të tillë. [Getty Images]

Korrespondentja e Southeast European Times Blerta Foniqi-Kabashi kohët e fundit intervistoi kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, duke kapur pikëpamjet e tij mbi disa nga çështjet e nxehta me të cilat ndeshet shteti më i ri i botës.

Southeast European Times: Kosova është tani në muajin e dhjetë të pavarësisë. Në cilin stad është procesi i ndërtimit të shtetit?

Kryeministri Hashim Thaçi: Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është në konsolidim. Në fushën ndërkombëtare, vazhdon procesi i njohjes, pavarësisht disa pengesave, ndërsa në fushën e brendshme, po vazhdon procesi i ngritjes së të gjitha mekanizmave institucionale të kërkuara për një shtet demokratik.

SETimes: Ju e keni treguar kundërshtimin tuaj ndaj planit gjashtë-pikash [të amenduar] të OKB për vendosjen e EULEX. Cilat janë kundërshtimet tuaja kryesore?

Thaçi: Prishtina e bëri të qartë qëndrimin e saj. Çdo dokument apo plan që [bie ndesh me] kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës nuk mund të pranohet. Sovraniteti është i panegociueshëm, uniteti shtetëror, i padiskutueshëm.

Logjika e këtij plani prodhon ndarje...[dhe] hap perspektivë për destabilizimin e vazhduar. Kush është i interesuar për këtë? Vetëm mbeturinat e strukturave 'të errëta' të së kaluarës së afërt. Demokracia dhe uniteti i Kosovës janë në interes të paqes dhe stabiltietit në rajon, një kusht bazë për perspektivën e integrimit.

SETimes: Ka ndonjë mekanizëm që do të lejonte serbët e Kosovës të integrohen në një stad më të vonshëm brenda institucioneve të Kosovës?

Thaçi: Ne kemi ofruar garanci institucionale për respektimin e të drejtave të shtetasve të komunitetit serb të Kosovës. Pavarësisht nga sfondi etnik, të gjithë shtetasit do të kenë të njëjtat të drejta në shtetin e Kosovës. Unë besoj me forcë në idenë se trajtimi i barabartë prodhon integrim.

SETimes: Mendoni ju se kundërshtimi nga Kosova i planit rrezikon partneritetin e vendit me vendet perëndimore?

photo

Qeveria po punon të krijojë një mjedis të duhur për zhvillimin e ekonomisë, tha Thaçi. [Getty Images]

Thaçi: Jo. Partneriteti me botën perëndimore demokratike po vazhdon dhe partneriteti ynë është i pakthyeshëm. Ne i themi "jo" planit që prish unitetin e shtetit tonë. Përveç kësaj, ne i thamë "po" vendosjes së misionit EULEX në Kosovë. Partneriteti ynë me botën perëndimore është më tepër se një partneritet. Ai është besim, vlerë dhe vizion i të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

Ne kemi mirëpritur dhe vazhdojmë të mirëpresim vendosjen e misionit EULEX në Republikën e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë tani një bashkëpunim shumë të mirë me strukturat ndërkombëtare në Kosovë. Ne po hyjmë në procesin shumë të vështirë të integrimit evro-atllantik. Kjo prani në Kosovë është e dobishme për ne për të arritur përparim në një periudhë shumë të shkurtër në këtë projekt kombëtar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

SETimes: Çfarë keni bërë ju deri tani për të përmirësuar ekonominë? Kemi parë disa projekte që vazhdojnë në infrastrukturë por cilat janë planet e tjera konkrete që do të ndërmerrni për të përmirësuar gjendjen?

Thaçi: Qeveria po punon me të gjitha aftësitë e saj për të krijuar një mjedis të duhur për zhvillimin e ekonomisë. Kosova është [në konsideratën] e shumë investitorëve të huaj që janë të interesuar të investojnë në Republikën e Kosovës dhe ne do të ofrojmë të gjitha garancitë institucionale me qëllim që t'i joshim ata të nisin punën atje.

SETimes: Nuk kemi parë ndonjë realizim të fondeve nga Konferenca e Donatorëve. Kur do të ndodhë kjo dhe çfarë lloj ndikimi do të ketë kjo në rritjen ekonomike të Kosovës?

Thaçi: Procesi i realizimit të këtyre fondeve është në hapin e parë. Ne na duhet ca kohë për të parë efektin i cili do të ketë të bëjë me zhvillimin e ekonomisë. Nëpërmjet këtij zhvillimi, ne do të zbusim papunësinë dhe vështirësitë. Konferenca e Donatorëve ishte shprehja e besimit që bota demokratike ka në aftësitë tona si një shtet. Unë garantoj se nuk do t'i zhgënjej miqtë e Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment