17/11/2008
Një betejë e ashpër për ndikim në rajonet e mbizotëruara nga kurdët vë në luftë partinë qeverisëse të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, e cila shpreson për një mandat të fortë reforme, kundër një partie të lidhur me PKK terroriste.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times në Ankara -- 17/11/08
![]() "Ne kemi një identitet më të lartë: shtetësinë në Republikën e Turqisë. Ne jemi për një komb, një flamur, një atdhe dhe një shtet," tha kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. [Getty Images] |
Turqia ndeshet me tension në rritje në krahinat lindore e juglindore të vendit, përpara zgjedhjeve lokale të caktuara për pranverën e ardhshme. Gjatë nja dy javëve të fundit, qindra kurdë bënë protesta të dhunshme në qytetet kryesore ndërsa kryeministri Rexhep Tajip Erdogan vizitoi rajonin. Militantët gjithashtu kryen sulme të vogla ndaj degëve rajonale të Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) duke përdorur bomba zhurmuese.
Ajo çka e drejton trazirën është një konkurrencë e ashpër për ndikim midis AKP dhe Partisë pro-kurde të Shoqërisë Demokratike (DTP).
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në korrik 2007, AKP arriti të fitojë mbështetjen e kurdëve turq, duke qenë shumë përpara DTP-së dhe të tregojë një rritje të konsiderueshme në forcë. Sipas statistikave të partisë, partia e Erdoganit mori 56% të votave në qytetet kryesore lindore me popullsi kurde dhe 51.7% në ato juglindore.
Në ndryshim, në zgjedhjet e nëntorit 2002, AKP mblodhi respektivisht 33% dhe 26% në po ato zona.
DTP nuk ishte e përgatitur mirë për zgjedhjet e korrikut 2007. Ajo mblodhi 17% të votave në qytetet lindore dhe 25% në ato juglindore. Partia ka tani 21 deputetë në parlament. Në të njëjtën kohë, rreth 70 nga 338 deputetët e AKP janë me origjinë kurde.
Analistët politikë thonë se DTP e cila duhet ende ta distancojë veten nga kreu i burgosur terrorist Abdullah Oçalan, është e vendosur të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të garantojë për veten një rol të vazhdueshëm në politikë dhe në çështjen kurde. Kritikët e akuzojnë partinë për nxitjen me qëllim të dhunës si një mjet për të mbledhur bazën e vet edhe kur kjo rrezikon gjenerimin e një kundërgoditje nga nacionalistët turq.
DTP po luan një lojë të rrezikshme, thotë Suat Kiniklioglu, një deputet i AKP dhe zëdhënës për komitetin e çështjeve të jashtme të parlamentit.
![]() DTP së cilës i duhet ende të distancojë veten nga kreu i burgosur terrorist Abdullah Oçalan, është e vendosur të triumfojë në zgjedhjet lokale që vijnë. [Getty Images] |
"Duket sikur ata janë vërtet të shqetësuar se AKP mund të marrë aktualisht bashkitë e mëdha në rajon...që do të thotë natyrisht një humbje e madhe e prestigjit dhe dobësi politike për DTK," i tha Kiniuklioglu SETimes. "Ata duken se dëshërojnë të ngrenë nivelin e dhunës dhe polarizimit me qëllim që të tërheqin e të ndajnë më tepër mbështetje për veten. Është krejt fatkeqe që të tilla metoda përdoren ende në politikë."
AKP dhe DTP ofrojnë kontraste të ashpra
Shumë vëzhgues i shohin zgjedhjet e 29 marsit si përçor për atë se si çështja kurde ka gjasa të përparojë në të ardhmen. Votuesit do të zgjedhin midis një partie që mbron ndryshime radikale në shtetin turk, duke përfshirë një kushtetutë të re që do të njihte autonominë kurde, dhe AKP të Erdoganit, e cila premton të zgjerojë të drejtat kurde pa prishur sistemin politik unitar të Turqisë.
AKP është e vendosur të reformojë, thotë Kiniklioglu, por do një mandat më të fortë nga populli dhe një klimë të përmirësuar politike. "Rrugëdalja më e mirë nga ngecja në këto çështje, sipas mendimit tim, është ecja e Turqisë drejt anëtarësimit në BE. Dhe ata e kuptojnë po ashtu se shumë nga çështjet dhe shqetësimet e tyre mund të trajtohen në një kuadër të BE."
"Disa nga këto çështje të komplikuara duhen trajtuar në një mënyrë proaktive dhe kurajoze," tha deputeti. "Por rrethanat dhe klima politike, mjedisi i jashtëm dhe gjithashtu me shumë rëndësi, situata e sigurisë në vetë rajonin, ka një ndikim të madh se si hartohen politikat. Ne nuk mund të nënvleftësojmë ndikimin negativ të terrorizmit të PKK dhe nivelin që dhuna vazhdon të ketë në jetët e përditshme të shtetasve tanë."
Plani ambicioz i AKP
AKP shpreson të fitojë 100 komuna në Turqinë lindore e juglindore, veçanërisht qytetin e madh Dijarbakir, i cili është simbolikisht i rëndësishëm. Një triumf i tillë, shpreson ajo, do ta izolonte PKK, do të dobësonte kërkesat radikale të DTK dhe do t'i jepte partisë së Erdoganit një bazë më të fortë mbi të cilën të ndërtonte reformat e veta.
Erdogan ka kohë që ka premtuar një hapje të re ndaj juglindjes. Gjatë një vizite kyçe në Dijarbakir në 2005, ai premtoi të njohë "realitetin kurd" dhe bile sugjeroi një përcaktim të ri të shtetësisë. Por dhuna e përtërirë e PKK në muajt që pasuan ndezën zemërimin në Turqi dhe shpunë në presion të rritur politik nga nacionalistët . Nuk ka patur hapa të mëdha në dy vitet e fundit lidhur me një hapje politike ndaj kurdëve.
![]() AKP shpreson të fitojë 100 komuna në Turqinë lindore e juglindore. [Getty Images] |
Retorika e kryeministrit është ashpërsuar. "Ne kemi qenë kurdoherë kundër nacionalizmit etnik e rajonal," thotë ai. "Ne jemi të gjithë së bashku në këtë vend me të gjithë turqit, kurdët, kirkazianët, gjeorgjianët, abkahazianët dhe boshnjakët. Asnjë grup etnik nuk duhet ta vlerësojë veten superior ndaj një tjetri. Ne kemi një identitet më të lartë: shtetas të Republikës së Turqisë. Ne jemi për një komb, një flamur, një atdhe dhe një shtet. Ka atje ndonjë kundër kësaj? Mundet dikush të thotë se është kundër 'një kombi'? Në qoftë se ata nuk e duan këtë, mund të shkojnë kudo që duan. Kjo është ajo që them unë."
Erdogan u jep përparësi investimeve?
Me hapjen politike lënë mënjanë për tani, AKP tani e bazon tërheqjen e saj ndaj kurdëve në ekonomi, duke premtuar fonde të reja nga qeveria dhe investime në rajon. Juglindja, gjithsesi është një nga rajonet më të pazhvilluara të vendit dhe ka nivele të larta papunësie. Sondazhet tregojnë se votuesit interesohen më së shumti rreth investimeve në infrastrukturën bazë të tilla së spitale e shkolla si dhe në mundësi të reja pune.
Qeveria ka finalizuar tashmë planet për një paketë investuese prej 12 miliard $ për juglindjen. Juglindja nuk ka parë kurrë investime me përjashtim të viteve të qeverisjes së AKP, deklaroi Erdogan, dhe ajo mund të presë më shumë në qoftë se vazhdon të mbështesë partinë qeverisëse.
"Për sa kohë ne ruajmë unitetin tonë, do të vazhdojmë ta furnizojmë rajonin me shërbime më të mira. Pavarësisht nga terrorizmi, ne do të sigurojmë që qytetet tona të begatohen dhe populli ynë të jetë i lumtur," thotë Erdogan.
Kiniklioglu, ndërkohë është optimist rreth perspektivave për zgjidhjen përfundimtare të konflikteve me dekada. "Ka arsye të kesh shpresë," i tha ai SETimes. "Sepse në Turqi, shtetasit tanë, përfshirë shtetasit kurdë, e kuptojnë se udha për të shkuar përpara në këto çështje nuk është nëpërmjet dhunës. Shumica e shtetasve vazhdojnë të besojnë se një zgjidhje demokratike në këtë proces është ajo që duhet."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes