03/11/2008
Do të shkojë ideja më e fundit e Matthew Nimetz , Republika e Maqedonisë Veriore, në udhën e të mëparshmeve?
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 03/11/08
![]() I dërguari i OKB-së Matthew Nimetz ka ofruar disa propozime për mosmarrëveshjen për emrin. [Getty Images] |
Me një anëtarësim të NATO-s të rrezikuar, një mosmarrëveshje e gjatë 17 vjeçare për emrin "Maqedoni" ka dalë në krye në muajt e fundit. Ndërsa niveli i mërisë nuk është ulur, këto janë sinjale që mosmarrëveshja mund të hyjë në stadet e veta finale.
Shqetësimi ndërkombëtar është një arsye. Lënë e pazgjidhur, grindja ka potencialin të prishë procesin e integrimit. Greqia ka ushtruar tashmë forcën e vetos së saj lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO dhe mund të pritet të bëjë të njëjtën gjë lidhur me anëtarësimin në BE. Në të njëjtën kohë, një dështim në integrimin mund të ketë pasoja të kobshme për Republikën e Maqedonisë, duke kërcënuar mirëqënien e saj ekonomike dhe stabilitetin politik. Paqja e sjellë nga marrëveshja e Ohrit 2001 mbetet e brishtë siç janë dhe mbështetjet e shoqërisë civile.
Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, ka hedhur propozime pas propozimesh. Ai thotë se është i pajisur me durim dhe se afatet përfundimtare nuk do të thonë kurrgjë në mosmarrëveshje të tilla të rëndësishme. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe bile edhe BE normalisht e rezervuar, po sugjerojnë se koha për një zgjidhje ka ardhur.
Të dy palët kanë ngritur sulme të mëdha diplomatike. Greqia mund të mburret me suksesin në javët e shkuara, pasi dy vende, Meksika dhe Panamaja, kanë kthyer vendimet e tyre të mëparshme për ta quajtur Republikën e Maqedonisë me emrin e vet kushtetues. Vendet do të përdorin tani "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".
Megjithatë, Shkupi mund të marrë zemër në faktin se më tepër se 115 vende anembanë botës, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rënë dakord të përdorin emrin kushtetues.
![]() Administrata e kryeministrit Nikola Gruevski ka kërkuar të luajë fort lidhur me çështjen e emrit. [Getty Images] |
Opinioni popullor në të dy vendet nuk ka qenë ndihmues në arritjen e një marrëveshjeje. Një sondazh i komisionuar nga gazeta greke Kathimerini dhe transmetuesi Skai gjeti se 53% e helenëve janë kundër propozimit të fundit të Nimetz, sipas të cilit vendi fqinjë do të përdorte ndërkombëtarisht "Republika e Maqedonisë Veriore" dhe "Maqedonia" brenda vendit, ndërsa gjuha do të quhej "maqedonase".
Shumë grekë thonë se nuk mund të durojnë një zgjidhje që përfshin termin "Maqedonia" në çfarëdo forme. Përdorimi i emrit, argumentojnë ata, jo vetëm cënon historinë e Greqisë por hap derën për pretendime territoriale.
Në ndryshim, shtetasit e Maqedonisë e shohin emrin si vendimtar për sensin e tyre të identitetit kombëtar. Duke ju përgjigjur zemërimit popullor lidhur me veton për anëtarësimin në NATO, administrata e kryeministrit Nikola Gruevski ka kërkuar të luajë fort, duke ngritur çështjen e përzënieve të kohës së luftës nga Greqia e veriut dhe shfajësimin e shkakut të pakicës "etnike maqedonase" atje.
Një sondazh kryer nga Qendra e Kërkimit dhe Politikëbërjes në Shkup menjëherë pas samitit të NATO-s në Bukuresht pranverën e shkuar gjeti se 60% e maqedonasve janë kundër ndryshimit të emrit të vendit në këmbim për anëtarësimin në Aleancë. Në të njëjtën kohë, 78% besojnë se negociatat me Greqinë duhet të vazhdojnë.
Kryesisht, maqedonasit ju përgjigjën debatit për NATO-n me një derdhje të ndjenjës nacionaliste se sa me një dëshirë për të pranuar. Duke kërkuar të forcojë mandatin e tij, Gruevski thirri zgjedhje të parakohshme dhe i fitoi ato lehtësisht. Ai vazhdon të heqë një vijë të ashpër në çështjen, duke u zotuar se çdo ndryshim emri duhet të vihet përpara votuesve në një referendum. Së paku me kërkesat e tanishme, një kërkesë e tillë do të rrënonte pothuajse me siguri çdo propozim kompromisi.
Opozita Social Demokratike megjithatë po pret të fitojë kapital në çdo ndryshim të madh në opinionin publik. Ata paralajmërojnë rreziqet që Maqedonia ndesh si rezultat i një izolimi ndërkombëtar. Presidenti Branko Crvenkovski, ish kreu partisë opozitare dhe me gjasa kreu i ardhshëm i saj, gjithashtu merr një qëndrim pro-diplomatik.
![]() Maqedonasit e shohin emrin si vendimtar ndaj sensit të tyre të identitetit kombëtar. [Getty Images] |
Në Greqi, kryeministri Kostas Karamanlis ka një mandat të fortë dhe një shumicë solide në parlament. Partia opozitare PASOK i ka dhënë atij mbështetjen e vet në çështjen e emrit. Megjithëse një kompromis mund të mos i pëlqente shumicës në vend, Karamanlis ka ndoshta forcën politike të nevojshme për t'ja dalë një ujdie. Deri tani, Athina ka dërguar sinjale pozitive lidhur me propozimin më të fundit të Nimetz. Në Shkup, përgjigjia ka qenë skeptike.
Opinioni në vende të tjera në Ballkan është përgjithësisht, ndonse jo dërrmues, në favor të palës maqedonase. Organizata e sondazheve Gallup gjeti se një shumicë shtetasish në Shqipëri (65%), Bosnje dhe Herzegovinë (59%), Kosovë (60%) dhe Serbi (55%) mbështesin emrin "Maqedoni" edhe pse Greqia e kundërshton. Malazezët megjithatë nuk janë dakord, me vetëm 47% që tregojnë mbështetje.
Në fund, pengesa më e madhe ndaj një zgjidhjeje mund të jetë thjesht cilësia legjendare e kokfortësisë ballkanase. Shumë pak nga të dy palët janë të përgatitur t'ja dalin një status quo-je, edhe ndërsa ndërkombëtarët bezdisen dhe pasojat potenciale dalin në pah. Krenaria kombëtare është në rrezik në të dy anët dhe asnjë udhëheqës nuk do të shihet si një nga ata që lëshon pe. Ndërsa ka shumë arsye logjike për të pritur një rrugëdalje, suksesi do të varet në diçka më tepër se logjika. Kërkohet gjithashtu vullnet politik e mendjeprehtësi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes