27/10/2008
Bisedimet e paqes kanë rinisur në shtytjen më të fuqishme drejt zgjidhjes që nga dështimi i planit Anan në 2004.
(International Relations and Security Network, AP, Turkish Daily News, CIA Factbook -- 08/10/22, New York Times)
![]() Presidenti qipriot Demetris Kristofias (djathtas) shtrëngon duart me kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat pas një takimi në maj. [Getty Images] |
Shumë më parë se ndarja e vet, Qiproja ishte një vend i paqëndrueshëm. Bashkëekzistenca midis grekëve etnikë dhe turqve ka qenë kurdoherë e pasigurt dhe kur ishulli fitoi pavarësinë nga Britania në 1960, atje shpërtheu dhuna ndërkomunale.
Kriza aktuale shkon prapa në 1974 kur një juntë ushtarake në Athinë kërkoi të përmbysë kreun e Qipros, arkipeshkopin Makarios dhe ta bashkonte atë me Greqinë. Duke përmendur rolin e saj si një fuqi garantuese, Turqia dërgoi atje ushtrinë e vet. Ajo kapi më tepër se një të tretën e territorit të ishullit, duke përfshirë zona të populluara kryesisht nga grekët. Shteti i shkëputur që rezultoi, njohur si Republika Turke e Qipros Veriore, është i njohur vetëm nga Ankaraja.
Përpjekjet periodike për të bashkuar ishullin nën patronazhin e OKB kanë dështuar. Në 2004, një plan i hedhur nga Kofi Anan, sekretar i përgjithshëm i OKB atë kohë, u kundërshtua nga grekët qipriotë në një referendum mbajtur në të dy pjesët e ishullit të ndarë. Turqit qipriotë e pranuan atë. Qiproja vazhdoi për të hyrë në BE pa një marrëveshje ribashkimi. Ndërsa i gjithë ishulli është konsideruar pjesë e bllokut, acquis i BE zbatohet vetëm në zonat e kontrolluara nga administrata greke qipriote në Nikosia. Megjithë reagimin e tyre pozitiv ndaj planit Anan, qipriotët turq janë të përjashtuar.
Në prapavështrim, shumë vëzhgues kanë fajësuar Brukselin. Sipas Ronald Fisher, një profesor në Universitetin Amerikan, BE duhet ta kishte bërë pranimin të kushtëzuar nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me dekada të gjatë. Në vend të kësaj, pala greke e dinte se do të procedonte në bllok me apo pa një marrëveshje. Si një anëtar i BE, ajo ka fituar avantazh shtesë sepse gëzon forcën e vetos ndaj vendimeve të bllokut lidhur me Turqinë, një kandidat për anëtarësim.
Me pasuesin e vijës së ashpër Tasos Papdhopulos në krye, Qiproja pa pakë përparim në vitet në vazhdim. U deshën zgjedhjet dhe një udhëheqës i ri grek qipriot përpara se shpresat e reja mbi marrëveshjen të mund të kënaqeshin seriozisht. Demetris Kristofias, nga partia komuniste AKEL, bëri fushatë mbi një platformë pro-bashkimit dhe fitoi presidencën në 2008. .
Një reformator është gjithashtu në pushtet në anën veriore të ishullit. Mehmet Ali Talat doli në krye në 2005, duke zëvendësuar kreun turk qipriot për një kohë të gjatë, Rauf Denktash. Kushtet për arritjen e marrëveshjes janë aq të favorshme sa nuk kanë qenë kurrë. Po të mos kapet mundësia, besojnë shumë, dritarja mund të mos hapet kurrë kaq gjerë, apo fare.
Kristofias dhe Talat nuk humbën kohë në sinjalizimin e vendosmërisë së tyre. Masa e tyre fillestare ishte vendimi në mars për të hapur një pikë kalimi në kryeqytetin e Nikosias.
![]() Demetris Kristofias, nga partia komuniste AKEL, fitoi presidencën qipriote këtë vit. [Getty Images] |
Negociatat e tyre më të fundit u bënë në 3 shtator, 11 shtator, 18 shtator dhe 8 tetor. Duke vazhduar të transmetojnë sinjale të dëshirës së mirë, të dy krerët njoftuan në 13 tetor anullimin e stërvitjeve ushtarake vjetore.
Ka presion të konsiderueshëm ndërkombëtar ndaj palëve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre. Shtyrja erdhi në formën e një vizite për të nxitur nismat e ribashkimit nga të Vjetrit, një grup prej 12 laureatësh Nobel që arritën në 8 tetor për një vizitë dy-ditore. Midis tyre qenë arkipeshkopi jugë afrikan Desmond Tutu dhe ish presidenti i SHBA Xhimi Karter.
Tutu u kërkoi "dy udhëheqësve të mrekullueshëm" të ishullit të shfrytëzojnë "momentin e tyre në histori". Karter, ndërkohë, sugjeroi se një marrëveshje ishte shumë pranë. Duke njohur ndjeshmërinë lokale ndaj presionit nga jashtë, megjithatë ai shtoi se vendimi "duhet bërë nga populli qipriot dhe jo nga jashtë".
Vëzhguesit e tillë si profesori Josef Josef i Universitetit të Qipros thotë se anëtarët e vjetër të të dy komuniteteve, që mbajnë mend "ditët e vjetra të mira" të bashkëekzistencës paqësore përpara 1963, duan ribashkimin, ashtu si dhe të shkolluarit, duke pranuar se janë anëtarët më pak anëmbajtës nga brezi i ri. Por ndërsa një ishull i bashkuar largohet edhe më në histori, proporcioni i banorëve të rinj të ishullit që nuk i proovuan kurrë ato ditë, rritet.
Ndërsa ka një vullnet të mirë në mënyrë të diskutueshme në rritje në të dy palët, disa çështje thelbësore do të jetë e vështirë të zgjidhen. Qeverisja e ishullit, heqja e forcave turke, pretendimet e pronës nga grekët qipriotë që ikën nga shtëpitë e fermat e tyre dhe e drejta e të ardhurve turq për të qëndruar janë probleme që do të kërkojnë punë të konsiderueshme për t'u zgjidhur dhe përbëjnë rrezikun e tronditjes së interesave të fortifikuara në njërën palë.
Më e vështira çështje është qeverisja, me grekët qipriotë që duan një shtet të vetëm dhe turqit qipriotë që preferojnë një konfederatë me dy shtete. Gadishmëria e të dy palëve për të bërë lëshime do të provojë prova të ashpra kur dikush në mënyrë të pashmangëshme do të lërë pushtetin apo pasurinë, tregojnë vëzhguesit.
![]() Kleriku afrikano jugor Desmond Tutu (nga mesi) dhe ish presidenti i SHBA Xhimi Karter (radha e dytëç, i pesti nga e djathta) dalin në fotografi me zyrtarët grekë dhe turq qipriotë në Nikosia në 8 tetor. [Getty Images] |
Një komplikim i mundshëm më i fundit ishte zgjedhja në 17 tetor e Turqisë në një vend jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, që ngriti frikën midis grekëve qipriotë se mos Turqia do të fitonte fuqi diplomatike për të bllokuar gjithëshka që merrej si e dëmshme për interesat turke qipriote.
Kristofias u ankua se "Turqia, që shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut të popullit qipriot, u zgjodh " [në këshill]. Në të njëjtën kohë, ai mban shpresën se anëtarët e përhershëm të këshillit do ta detyrojnë Turqinë të respektojë "detyrimet" e veta në Qipro.
Të njëjtët vëzhgues që shprehën optimizëm të matur përfundojnë se në qoftë se bisedimet e këtij viti nuk shpien në ribashkim, ai mund të mos ndodhë kurrë.
Në këtë reportazh kontribuoi Kristos Ringas.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes