Ballkani Perëndimor dhe Turqia do të marrin 4.5 miliard euro në ndihma të BE deri në 2011

20/10/2008

Komisioni Evropian miratoi një plan shpenzimi për ndihmën e para-pranimit me vlerë rreth 4.5 miliard euro që do t'u ofrohet shtatë vendeve të Ballkanit Perërndimor dhe Turqisë deri në 2010.

(EU - 10/10/08; AFP - 09/10/08; EMportal - 30/09/08; European Commission, Reuters, Hina, Makfax, B92 - 29/09/08)

photo

"Rruga drejt BE është e shtruar me reforma për të përmirësuar jetën e përditshme të shtetasve dhe për t'u përshtatur me kriteret strikte të pranimit të BE," thoshte KE. [Getty Images]

Komisioni Evropian (KE) miratoi një strategji në fund të shtatorit, duke vendosur përparësitë për ndihmën financiare me vlerë rreth 4.5 miliard euro që BE ka caktuar për tetë vende të Evropës Juglindore (SEE) nga 2008 në 2010.

Qëllimi i financimit është të zgjerojë zhvillimin në këto vende si dhe të mbështesë përpjekjet e tyre drejt përmbushjes së kritereve politike dhe ekonomike për anëtarësimin në bllokun 27-vendesh dhe në sjelljen e legjislacionit të tyre në përputhje me standardet e normat e BE.

E ardhur në kuadrin e programit të Instrumentit për Ndihmën e Para-pranimit (IPA), ndihma do të shkojë te kandidatët zyrtarë të BE, Kroacia, Maqedonia e Turqia dhe te kandidatët potencialë Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina (BiH), Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Fondi i shpërndarë nën programet e posaçme të vendit është gjithsejt rreth 4,013 miliard euro. 458.4 milion euro të tjera janë caktuar në kuadrin e një programi shumë-përfitues që do të mbështesë projektet e përbashkëta nga disa partnerë, në fushat që përfshijnë zhvillimin ekonomik, social e të shoqërisë civile, reformën administrative e gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

"Rruga drejt BE është e shtruar me reforma për të përmirësuar jetët e përditshme të shtetasve dhe për t'u përshtatur me kriteret strikte të pranimit të BE," thoshte KE në një deklaratë në 29 shtator duke njoftuar miratimin e planit. "Përparimi në këtë rrugë jo vetëm kërkon shumë vullnet e forcë politike por gjithashtu përpjekje të konsiderueshme financiare."

Ndihma e parapranimit për secilën nga tre kandidatet e BE përqëndrohet në pesë përbërëse të IPA: ndihma e tranzicionit dhe ndërtimi i institucioneve; bashkëpunimi ndërkufitar, burimet rajonale e njerëzore dhe zhvillimi rural.

Fondi i caktuar për Kroacinë e cila pritet të kompletojë negociatat e veta të pranimit me BE vitin tjetër, shkon në mbi 451 milion euro, duke përfshirë 154 milion euro për zhvillimin rajonal, 131 milion euro për ndërtimin e institucioneve dhe 77 milion euro për zhvillimin rural. Fondi i caktuar për nismat e bashkëpunimit ndërkufitar shkon në 47 milion euro dhe ai për zhvilimin e burimeve njerëzore në 43 milion euro. Ndihma e planifikuar e BE për Turqinë për periudhën tre-vjeçare shkon në 1,759 milion euro, duke përfshirë 539 milion euro në 2008, rreth 556 milion euro në 2009 dhe 654 milion euro në 2010.

photo

Pjesa e ndihmës për veprimtaritë e bashkëpunimit ndërkufitar midis secilit nga kandidatët potencialë të BE dhe fqinjëve të tyre shkon nga 3% në 14% të fondit të përgjithshëm. [Dosje]

"Ndihma e BE për Turqinë përqëndrohet në mbështetjen e qëndrueshmërisë së institucioneve për të garantuar të drejtat dhe liritë bazë, demokracinë, rendin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektin për mbrojtjen e pakicave si dhe nxitjen e Dialogut të Shoqërisë Civile BE-Turqi," thoshte deklarata e KE.

Një total prej 695 milion euro apo mbi një të tretën e ndihmës së përgjithshme të para-pranimit të Turqisë vendosur të merret deri në 2011, është caktuar për veprime në kuadrin e përbërëses së ndërtimit të institucioneve. 595 milion euro të tjera do të mbështesin nismat në fushën e zhvillimit rajonal. Fondi i BE për zhvillimin rural të Turqisë do të shkojë në 270 milion euro, për zhvillimin e burimeve njerëzore, 172 milion euro dhe për bashkëpunimin ndërkufitar në 28 milion euro.

Maqedonia, e cila fitoi njohjen zyrtare si një vend kandidat në dhjetor 2005, por pret ende t'i jepet një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin, është vendosur të marrë një total prej 244 milion euro në ndihma të parapranimit nga blloku 27-vendesh për periudhën 2008-2010. Rreth 114 milion euro apo rreth gjysma e fondit do të mbështesë veprimet në fushën e ndërtimit të institucioneve, duke përfshirë zbatimin e reformave sektoriale dhe miratimin e zbatimin e acquis.

Rreth 63 milion euro do të shpenzohen në veprimet e zhvillimit rajonal dhe 29 milion euro për të ndihmuar Maqedoninë të përgatitet për të marrë pjesë në politikën e kohezionit të BE dhe instrumentet e zhvillimit rural. Vendi është vendosur të marrë gjithashtu rreth 22 milion euro për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe 17 milion euro të tjera për nismat e bashkëpunimit ndërkufitar që kanë për qëllim krijimin e lidhjeve më të afërta midis rajoneve kufitare, mbështetjen e veprimtarive të mbrojtjes së përbashkët mjedisore dhe përmirësimin e potencialit për turizmin.

Si kandidatë potencialë të BE, Shqipëria, BiH, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia do të përfitojnë gjithashtu nga vetëm dy përbërëset e para të IPA: ndihma e tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Pjesa kryesore e fondit e caktuar për pesë vendet ballkanike perëndimore do të mbështesë veprimet në fushën e ndërtimit të institucioneve. Fokusi do të jetë "në përmirësimin e qeverisjes dhe rolit të ligjit, mbështetjes së zhvillimit ekonomik e social dhe ndihma ndaj tyre për të miratuar ligjet në përputhje me ato të BE dhe ndërtimit të kapacitetit të tyre për të zbatuar ligjet në terren," thoshte KE.

Pjesa e mbështetjes për veprimtaritë e bashkëpunimit ndërkufitar midis secilit nga kandidatët potencialë të BE dhe fqinjëve të tyre, si dhe vendeve anëtare të bllokut, shkon nga 3% në 14% e fondit të përgjithshëm të parashikuar në programet e tyre kombëtare individuale.

photo

"Ndihma e BE për Turqinë përqëndrohet në mbështetjen e qëndrueshmërisë së institucioneve për të garantuar të drejtat dhe liritë bazë, demokracinë, rendin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektin për mbrojtjen e pakicave…," thoshte deklarata e KE. [Getty Images]

Serbia do të marrë 584 milion euro gjatë periudhës tre-vjeçare duke përfshirë 548 milion euro në mbështetje të përpjekjeve të saj drejt përmbushjes së kritereve politikë dhe ekonomikë të BE dhe përmirësimit të aftësisë së saj për të marrë detyrimin e anëtarësimit si dhe 36 milion euro për bashkëpunimin ndërkufitar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fondet e planifikuara për BiH shkojnë në 270 milion euro nga të cilat 255 milion euro për ndërtimin e institucioneve dhe 15 milion euro për bashkëpunimin ndërkufitar. Vendi ka bërë vetëm "përparim të kufizuar" në zbatimin e reformave të kërkuara nga BE, thoshte KE në Dokumentin e vet të Planifikimit Tregues Shumë-vjeçar 2008-20010 për BiH. Vendi ballkanik duhet të rritë efektshmërinë e organizmave ekzekutive e legjislative të tij, të përmirësojë bashkërendimin midis shtetit e njësive dhe të bjerë dakord mbi reformën e strukturës së tij policore, vihej në dukje gjithashtu atje.

Ndihma e parapranimit për Shqipërinë është vendosur në 245 milion euro nga të cilat 215 milion euro janë caktuar për ndërtimin e institucioneve, veçanërisht reformën gjyqësore e administrative dhe për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. 30 milion euro që mbeten do të mbështesin nismat e bashkëpunimit ndërkufitar.

Mali i Zi do të marrë një total prej 100 milion euro nga të cilat 86 milion euro për ndërtimin e institucioneve dhe 14 milion euro për bashkëpunimin ndërkufitar.

Fondi i planifikuar për Kosovën e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt, është 258 milion euro, 125 milion euro për 2008, 66 milion euro për 2009 dhe 67 milion euro për 2010. 250 milion euro të caktuara për ndërtimin e institucioneve do të përqëndrohen veçanërisht në zhvillimin e shoqërisë civile, mbrojtjen e serbëve dhe pakicave të tjera dhe forcimin e rendit të ligjit. Sasia e caktuar për bashkëpunimin ndërkufitar për periudhën tre-vjeçare është 8 milion euro. Kosova është vendosur gjithashtu të ketë një shtesë 100 milion euro si ndihmë për vendin në konferencën e donatorëve në korrik. "Përdorimi i këtyre parave pret miratimin e autoritetet buxhetor," thoshte deklarata e KE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment