Bashkëpunimi, dialogu janë të nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, thotë kreu i Demokracisë së Re

13/10/2008

Themeluar vetëm muajin e fundit, partia e ish ministrit maqedonas të shëndetësisë Imer Selmani, Demokracia e Re po del si një parti "konstruktive e opozitës".

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup – 13/10/08

photo

Presidenti i Demokracisë së Re, Imer Selmani. [Getty Images]

Southeast European Times: Demokracia e Re është një parti e re politike në skenë në Maqedoni. Në paraqitjen e partisë, ju keni thënë se përkrahni integrimin e shpejtë në BE dhe NATO. Mendoni ju se mosmarrëveshja e emrit me Greqinë ja vlen që të rrish jashtë NATO-s dhe BE?

Imer Selmani: Qëndrimi i Demokracisë së Re është i qartë. Ne mendojmë se çështja e identitetit dhe mosmarrëveshja e emrit janë dy çështje të ndryshme. Në Maqedoni, janë midis 90 dhe 100% e popullsisë që dëshëron të jenë pjesë e NATO dhe BE. Unë mendoj se...[zgjidhja për] elitat politike është të gjejnë një kompromis me Greqinë pa prekur integritetin apo identitetin e maqedonasve, të maqedonasve etnikë.

Zgjidhja nuk do të vijë vetë, ajo duhet të kërkohet, të negociohet. Në këtë kuptim, unë mendoj se për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, kjo çështje është bërë tepër serioze.

SETimes: Qëndrimi i Maqedonisë dhe kryeministrit Nikola Gruevski mbi mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë është i mirënjohur. Cili është qëndrimi i partisë suaj? Mbështesni ju qëndrimin e qeverisë për këtë çështje?

Selmani: Qeveria ka një qëndrim të qartë që çdo zgjidhje e pranueshme në të ardhmen duhet të shkojë nëpërmjet një referendumi në mënyrë që të fitojë mbështetje të gjerë nga qytetarët. Unë nuk mund të them se kjo është një temë e lehtë që çdokush mund të ulet e ta zgjidhë me lehtësi. Ky është një proces i komplikuar që kërkon një konsensus brenda partive politike në Maqedoni. Unë nuk e shoh ende këtë kompromis. Kjo do të thotë se ne na duhet më shumë bashkëpunim, më shumë dialog për t'u përgatitur më mirë, jo vetëm për të propozuar një zgjidhje por gjithashtu për të pranuar një zgjidhje që shtetasit tanë [e pranojnë].

SETimes: Kohët e fundit ka patur shumë zëra në median maqedonase lidhur me njohjen nga vendi të Kosovës. Qeveria thotë se njohja varet nga interesa shtetërore ndërsa partitë politike shqiptare thonë se ato kundërshtojnë "shantazhin". Duhet ta njohë Maqedonia Kosovën dhe në qoftë kështu, kur?

photo

Partia përfaqëson një tjetër opsion për shqiptarët etnikë në Maqedoni, thotë Selmani. [Getty Images]

Selmani: Ky qëndrim i qeverisë nuk është i ri. Unë i identifikoj interesat shtetërore me demarkacionin e kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe unë mendoj se kjo çështje [u zgjidh] në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithkush priste disa mosmarrëveshje apo probleme por demarkacioni përfundoi shumë shpejt, pastër dhe me elegancë, [me] vetkënaqje të ndërjselltë. Unë mendoj se nuk është mirë t'i lësh [vend] spekullimeve dhe ky do të jetë rasti në qoftë se Maqedonia vazhdon të përmbahet për të njohur Kosovën pa asnjë spjegim. Opinioni im është se ne nuk duhjet të presim të njohim Kosovën deri sa të jetë diçka që shtetatsit nuk e dinë. Dhe në qoftë se ata nuk e dinë, ajo duhet spjeguar në një mënyrë transparente.

SETimes: Listat e anëtarësimit të Demokracisë së Re përfshijnë disa ish zyrtarë të Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH). Ju keni thënë se e latë PDSH sepse nuk kishte klimë demokratike në parti. Kreu i PDSH thotë se Demokracia e Re është një projekt i Gruevskit që ka për qëllim të eliminojë partitë politike shqiptare. Si i përgjigjeni ju këtyre akuzave?

Selmani: Demokracia e Re nuk është projekt as i Thaçit e as i Gruevskit dhe VMRO-DPMNE të tij. Demokracia e Re është një projekt që i përgjigjet nevojës së shqiptarëve për një alternativë politike që do të përfaqësojë vlera. [Partia shërben] si një zgjidhje për shumë çështje: jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por gjithashtu për komunitetet e tjera që jetojnë në këtë vend.

Demokracia e Re është një parti politike që është e domosdoshme për këtë moment. PDSH dhe Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) kanë qenë në të njëjtin shteg prej vitesh, duke ndezur konflikte brenda komunitetit shqiptar apo konflikte midis shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. [Është një parti për ata që] nuk kishin shans në partitë ekzistuese, intelektualë, profesorë, biznesmenë, studentë dhe njerëz të zakonshëm që nuk qenë identifikuar me PDSH apo BDI.

SETimes: Cili është qëndrimi i Demokracisë së Re lidhur me katër raste të Hagës që i janë kthyer Maqedonisë?

Selmani: Ne e respektojmë plotësisht marrëveshjen kornizë të Ohrit. Unë mendoj se fryma e marrëveshjes së Ohrit nuk e mbron hapjen e rasteve atje, ku në një efekt domino, mund të pasojnë shembullin shumë raste të tjera.

Çdo hapje e plagëve të vjetra nga konflikti i vitit 2001 nuk është frutdhënës për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Unë mendoj se as NATO e as BE nuk duan rajone me konflikt në kuadrin e tyre. Të dy ato duan të ketë stabiliteti mbi të gjitha dhe çdo shfaqje e marrëdhënieve fqinjësore jomiqësore mund të ishte një pengesë më pas për integrimin tonë në NATO dhe BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading