Vera në Kroaci nuk është vetëm det e diell

01/09/2008

Me numrin në rritje të artistëve dhe interpretuesve që bëjnë Kroacinë një destinacion veror, vendi ofron përvoja të pasura verore për vizitorët si dhe për banorët lokalë.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb –01/09/08

photo

Grupi anglez i rrokut "metal i rëndë" Iron Maiden dha shfaqje në Split në 10 gusht. [Getty Images]

Vera në Kroaci nuk është vetëm det e diell. Si një destinacion popullor veror gjithnjë në rritje, Kroacia po bëhet një magnet për artistët, muzikantët, piktorët dhe skulptorët që kërkojnë të kombinojnë pushimet me një mundësi për të paraqitur veprat e tyre.

Për industrinë turistike, kjo është një prirje e mirëpritur. Komunat lokale po kuptojnë se bukuria natyrore dhe kuzhina e shëndetshme nuk është kurdoherë mjaft për turistët modernë të sofistikuar që kërkojnë një përvojë të pasur në këmbim të kostos së konsiderueshme për një pushim të huaj. Ashtu si dhe në vende të tjera me orientim turistik të tilla si Spanja dhe Italia, Kroacia synon t'i mbajë miqtë të kënaqur duke kombinuar vlerat natyrore të vendit me oferta të ndryshme kulturore.

Festivalet dhe koncertet kanë shpërthyer, me disa nga to duke u bërë pjesë të rëndësishme të skenës kulturore evropiane. Ekspozitat e artit, koncertet dhe filmat janë bërë një pjesë jetike e jetës verore.

Kroatët pritën një dalje të planifikuar në Zagreb të Judas Priest, veteran i rrokut të rëndë. Por shfaqja u anullua për shkak të problemeve shëndetësore të instrumentistit të basit. Një tjetër pakënaqësi ndodhi kur zërat për një koncert të Madonës dolën fallco. Mbretëresha e pop-it zgjodhi në vend të kësaj Malin e Zi.

Megjithatë, Kroacia ka nisur të gjejë një vend të rregullt në listat e turneve të yjeve ndërkombëtarë. Manu Chao luajti në Pula në 8 korrik ndërsa Whitesnake dhe Chuck Berry dhanë shfaqje për shikuesit respektivisht në Osijek dhe Opatia. Aktorja e këngëtarja e Hollivudit Juliette Lewis pati dy koncerte në Kroaci, në Zagreb dhe Rab, ndërsa Joan Baez dha një koncert në kryeqytet në 15 korrik dhe Lenny Kravitz ishte në Zadar në 6 gusht.

Tërheqja më e madhe e verës megjithatë ishte Iron Maiden. Në 10 gusht, Spliti ishte vendi i tifozëve të rrokut metal, pasi legjendat e metalit kuajtën një koncert të shitur plotësisht në stadiumin Poljud, që ka një kapacitet prej 40,000 vetësh. Është vetëm kohët e fundit që skena muzikore kroate ka nisur të ngrihet; në vitet menjëherë pas pavarësisë, grumbullimet qenë të pakta.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Për vite, filmi ka qenë një shtyllë kryesore e jetës së verës. Kroacia mburret me festivalin historik të Pulës që daton që nga koha jugosllave. Ai kremtoi 55 vjetorin këtë vit duke shfaqur veprat e fundit të regjizorëve kroatë. Një veprimtari më e re, festivali i filmit i Motovunit, kaloi dhjetë vjetorin këtë verë. Dhe Dubrovniku priti edhe një festival tjetër, atë të quajtur Libertas.

Teatri, vallet dhe folklori janë përfaqësuar gjithashtu. Qershori pa festivalin Eurokaz që paraqet dramën moderne dhe alternative. Këtë vit, fokusi ishte në traditën teatrale amerikane, veçanërisht skenën e Nju Jorkut. Teatri i Ulysses krijuar nga Rade Serbexhija, vuri në skenë një seri pjesësh frymëzuar nga viti 1968 dhe ngjarjet e asaj periudhe të trazuar.

Në fillim të gushtit, aktorët u mblodhën në Zagvozd, siç kanë bërë për më tepër se një dekadë tani. Një veprimtari unike e njohur si Aktorët në Zagvozd u organizua dhe u nxit fillimisht nga Vedran Mlikota, një aktor kroat lindur në këtë qytet. Ai donte që kolegët e miqtë nga i gjithë vendi të njihnin më mirë qytetin e tij. Aktorët e pëlqyen idenë e Mlikotës dhe nisën të vijnë në Zagvozd çdo vit. Atje ata vinë vërdallë me admiruesit e tyre, gëzojnë kuzhinën lokale dhe ajrin e freskët dhe gjejnë shumë zbavitje e diell. Zagvozd nuk është larg bregdetit, kështu që ata mund të shkojnë gjithashtu në plazh.

E fundit po jo më e pavlerë, muzika folklorike mbetet një prani e fortë. Një nga festivalet më të rëndësishme që nderon traditën muzikore kroate mbahet në Omis në korrik. Ai përqëndrohet në klapan dalamtiane, një formë a capella e të kënduarit praktikuar si nga burrat dhe nga gratë. Bukuria dhe qartësia e këtij stili të kënduari i habit ata që nuk e kanë dëgjuar. Ashtu si kroatët mund të gëzohen nga një shfaqje ndërkombëtare që vjen në kryeqytetin e tyre, për vizitorët, festivali i Omis ofron një shans për të parë diçka që mbahet mend dhe që ata nuk janë në gjendje ta shohin në vendin e tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment