Megjithë rënien, papunësia mbetet një problem për disa nga vendet

21/07/2008

Norma e papunësisë si në Bullgari dhe në Rumani ishte më e ulët se mesatarja e BE në 2007, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit ajo ende po rritet dhe mund të detyrojë të rinjtë të lënë vendet e tyre në kërkim të mundësive për punë.

Nga Svetla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje - 02/07/08

photo

Nga rreth 1.6 milion punonjës me kontratë pune në sektorin privat bullgar, më tepër se 610 janë në prodhimin industrial. [Getty images]

Papunësia në Bullgari vazhdoi të bjerë duke arritur një mesatare 6.2% për vendin në maj, nga 6.5% muajin e mëparshëm, tha Agjensia e Punësimit e vendit ballkanik. Nga rreth 14,000 oferta të reja pune, më shumë se 2,000 qenë për punë sezonale në turizëm, transportin bujqësor dhe pyjor dhe sektorë të tjerë, ndërsa gati po kaq erdhën në kuadrin e programeve nxitëse të posaçme të punësimit.

Në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe disa qytete të tjera në Bullgari, norma e papunësisë ishte tipikisht më e ulët se mesatarja e vendit. Por në disa, ishte më shumë se kaq apo gadi dy herë më e lartë. Me 13.7%, ajo ishte më e larta në qytetin Targovishte, 270 km në verilindje të Sofjes. Qytetet e veriut Montana dhe Shumen vinin pas tij, me 11.4% dhe 11.3% respektivisht. Në katër qytete të tjerë, papunësia shkonte nga 10% në 11% të forcës punëtore atje.

Sipas Regjistrit 2007 të Agjensisë së Punësimit, norma e papunësisë nga bashkitë ndryshon brenda kufijsh tepër të gjerë. Kështu, në disa zona në verilindje e veriperëndim të Bullgarisë kryesisht, shifrat janë më të larta se mesatarja kombëtare. Në rrethin e Nikola Kozlevo, qarku i qytetit verilindor Shumen, për shembull, mesatarja e papunësisë vjetore në 2007 ishte 55.1%, gati tetë herë më e lartë se mesatarja kombëtare dhe më e larta në vend.

Papunësia arriti kulmin në Bullgari në 2001 kur rreth 663,000 vetë qenë pa punë, duke përbërë 19.5% të forcës punëtore në moshat 15-64 vjeç.

Që atëhere, numri i punëkërkuesve të regjistruar ka rënë vazhdimisht në vendin ballkani, duke arritur në 286,980 vetë në 2007, ose 6.9% e forcës punëtore mbi 15 vjeç e lart, që është nën mesataren 7.1% për BE. Nga të gjithë të papunët e regjistruar në Bullgari vitin e kaluar, rreth 60% qenë gra dhe rreth 62% qenë me arsim bazë apo të ulët.

Më pak se një e treta e punëtorëve që punuan me kontrata pune në Bullgari në 2006, qenë në sektorin publik. Sipas zyrës statistikore të vendit, shumica e gjerë qe në sektorin e arsimit, administratën publike dhe në veprimtaritë shëndetësore e sociale. Nga rreth 1.6 milion punonjës në sektorin privat, më tepër se 610,000 qenë në prodhimin industrial dhe mbi 350,000 në tregti, riparimin e makinave dhe pajisjeve personale e të shtëpisë.

photo

Maqedonia ka normën më të lartë të papunësisë në rajon. [Getty Images]

Në Rumani, norma e papunësisë për vitin 2007 ishte edhe më e ulët se e Bullgarisë, duke qëndruar në 6.4%. Por ajo është shumë më e lartë se mesatarja vjetore e Qipros prej vetëm 3.9% vitin e kaluar. Në Greqi, numri i të papunëve përfshin 8.3% të popullsisë aktive mbi 15 vjeç, sipas Eurostat.

Shifrat për Kroacinë dhe Turqinë, të cilat filluan negociatat e pranimit me BE në tetor 2005, janë të ngjashme me Greqinë, në 9.1% dhe 8.5% respektivisht.

Duke përmendur rezultatet e vëzhgimit të fuqisë punëtore në Kroaci, Komisioni Evropian (KE) tha se kishte tregues se norma e papunësisë kishte rënë në 8.2% në tremujorin e tretë të 2007, kryesisht për shkak të faktorëve sezonalë, të tillë si turizmi.

Sa për Turqinë, KE tha se zhvilimet në tregun e punës të vendit mbeten në përputhje me modelin tradicional sezonal në tremujorin e fundit të 2007. "Numri i të punësuarve ra me 6.6%, kryesisht në sektorin bujqësor. Në sektorin e prodhimit industrial numri i të punësuarve u rrit me 1.7%.

Në 71% të normës së punësimit në Qipro, ajo ishte mbi mesataren prej 65.4% të BE për vitin 2007, ndërsa ato të Bullgarisë (61.7%)m, Greqisë (61.4%) dhe të Rumanisë (58.8%) qëndronin më poshtë.

Maqedonia, e cila është gjithashtu një kandidate zyrtare e BE, është vendi me normat më të larta të papunësisë në rajon. Në 2007, numri i maqedonasve të regjistruar si punëkërkues ishte 34.9% e forcës punëtore, nga 36% që ishte një vit më parë. Në Serbi, norma e papunësisë ra nga 21.6% në 2006 në 18.8% në 2007.

photo

Papunësia e rinisë ka dalë si një problem jo vetëm në rajon por gjithandej në Evropë po ashtu. [Dosje]

Sipas KE, kushtet e tregut të punës në vend mbeten të vështira dhe papunësia vazhdoi të bjerë gjatë tremujorit të fundit me 1% nga viti në vit. Kjo prirje vazhdoi gjatë dy muajve të parë të 2008, tha Komisioni.

Në Malin e Zi, numri i të papunëve ka rënë qëndrueshëm që nga 2003, kur 26% e forcës aktive punëtore të moshave 15-64 vjeç qe regjistruar si e papunë. Në 2007, ata shkojnë në 11.9%, nga 14.7% një vit më parë. Sipas KE, norma e papunësisë në vend ra me një tjetër 0.1% gjatë tremujorit të parë të 2008, duke arritur në 11.8%.

Në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) tabloja është disi e paqartë. Sipas Vëzhgimit të Forcës Punëtore, kryer nga institucionet statistikore në vend në prill 2007, norma mestare e papunësisë ishte 29%, duke shkuar nga 25% në Republika Srpska në 31% në Federatën e BiH. Shifrat qenë megjithatë shumë më të ulta se ato të KE që tregojnë normat e papunësisë në vend të qëndrojë në 42.9% në 2007, nga 44.2% në vitin e mëparshëm.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Kosovë, numri i punëkërkuesve të regjistruar është rritur që nga viti 2004, kur ata shkonin në gati 40% të forcës punëtore. Norma e papunësisë në vend tani është matur të jetë rreth 45%, sipas KE. Ekspertët besojnë gjithashtu se rikonfigurimi i UNMIK, duke përfshirë një reduktim thelbësor të strukturave të veta, do t'i shtohet gjendjes së vështirë të tregut të punës veçanërisht në Prishtinë. "Të rinjtë dhe pakicat etnike ka më shumë gjasa të jenë të papunë se sa grupet e tjera," vënë gjithashtu në dukje ata.

Papunësia e të rinjve, e matur si përqindje e forcës punëtore të papunë për grup moshën 15-24 vjeç të regjistruar si të papunë, ka dalë si një problem jo vetëm në rajon por gjithandej në Evropë. Mesatarja e BE në 2006 ishte 16.0%, mbi ato të Qipros (10.5%) dhe të Turqisë (16%).

Por në disa nga vendet e tjera të BE, papunësia e të rinjve është shumë më e lartë. Në Kroaci ajo ishte 28.9% në 2006, në Greqi ishte 25.2% dhe në Rumani 21.4%.

Ministrat e punës të BE thanë gjatë një takimi në Luksemburg në 9 qershor thanë se punëtorët e rinj në Evropë duhet të përballojnë kushte të vështira të tregut të punës që ndryshojnë ndjeshëm nga ato që hasin pjesa tjetër e popullsisë. Ata janë më shpesh të pajtuar me kontrata të përkohshme dhe më rrallë me të tilla të përhershme dhe është më e zakonshme të shohësh një të ri të punojë në situata të parregullta pune se sa një përfaqësues të grup-moshave të tjera. Ministrat i kërkuan KE të marrë hapa të shpejtë për të garantuar që pjesa e të rinjve nën 24 vjeç që mbajnë një punë të rregullt, do të rritet.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di