07/07/2008
Kroacia, Greqia, Rumania dhe Turqia përfaqësuan Evropën Juglindore në kampionatin EURO 2008 në Austri e Zvicër. Pas tre javësh futbolli ngazëllyes, Spanja qe fitimtarja. Turqia ishte ekipi më i suksesshëm nga rajoni.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 07/07/08
![]() Tifozët kroatë brohorasin ekipin e tyre. [Getty Images] |
Pas tre javësh lojrash ngazëllyese, rezultatesh të paparashikuara dhe tifozësh në ekstazë, EURO 2008 përfundoi në 29 qershor. Ekipi spanjoll, një nga favoritët e të gjitha kohëve, fitoi kampionatin duke mundur Gjermaninë në ndeshjen finale 1-0.
Nga Evropa Juglindore morën pjesë katër ekipe; Turqia, ekipi më i suksesshëm arriti gjysmë-finalet; Kroacia humbi me Turqinënë një lojë nervash dhe Rumania e Greqia nuk hynë asnjera në fazën e dytë të kampionatit, duke lënë të dëshpëruar tifozët e tyre.
Ecuria e Rumanisë në EURO 2008 qe kufizuar në stadin e "grupit të vdekjes" ku ajo ndeshi ekipet e fuqishme të grupit C, Francë, Itali dhe Hollandë (Rumani - Francë 0-0, Rumani- Itali 1-1, dhe Rumani-Hollandë, 0-2).
Një pikë përpara e Rumanisë ndaj Italisë dhe Francës përpara ndeshjes së fundit, nuk ishte mjaft kur ekpi humbi ndeshjen e vet finale me Hollandën. Strategjia mbrojtëse rumune në ndeshjen vendimtare vulosi fatin e vet.
"Shumë prapa, tepër pak përpara," thoshte për ndeshjen gazeta sportive rumune Gazeta Sporturilor. "Ne harruam se thelbi futbollit është sulmi."
![]() Mbrojtësi gjerman Filip Lahm (në mes) lufton me mbrojtësin turk Hakan Kadir Balta (majtas), pranë mesfushorit turk Kazim Kazim gjatë ndeshjes gjysmë-finale të kampionatit EURO 2008, Gjermania kundër Turqisë në 25 qershor. [Getty Images] |
"Ne humbëm kundër një ekipi të mirë, por jemi me kokën lart," tha traineri rumun Viktor Piturka. "Djemtë ranë në kurth me Italinë duke udhëhequr 1-0 në lojën tjetër dhe ndoshta u lëshuan psikologjikisht," shtoi ai , duke ju referuar lojës që vendosi ekipin e dytë në grup. Tifozët rumunë, të pakënaqur me përfundimin, nisën peticionin online për heqjen e Piturkës.
Sipas statistikave të EURO 2008, Rumania ishte midis ekipeve që shënuan golat e fundit, pati goditjet e fundit në objektiv dhe kornerat. Piturka u rendit i teti në klasifikimin e trainerëve. Vendet e para e të dyta u mbajtën nga Luis Aragon i Spanjës dhe Faith Terim i Turqisë.
Kanalet ndërkombëtare sportive dhe të televizionit qenë dakord njëzëri se Greqia ishte midis ekipeve më të këqia të kampionatit. Në 2004, Greqia fitoi papritmas kampionatin, duke lumturuar tifozët për atë vit. Megjithatë, ekipi la Austrinë dhe Zvicrën pa asnjë fitore. Greqia shënoi vetëm një gol në ndeshjet e grupit të saj D. Goli i shënuar kundër kampiones përfundmitare, Spanjës ishte i vetmi burim kënaqësie për Greqinë.
Sa për Turqinë, lojtarët u dëmtuan që nga fillimi me plagosje dhe pezullime. Nën drejtimin e Terim, ekipi i grupit A arriti gjysmë-finalen duke humbur me Gjermaninë 3-2 në minutën e fundit të ndeshjes.
![]() Portjeri rumun Bogdan Lobont reagon gjatë ndeshjes së futbollit në grupin C, Hollanda kundër Rumanisë në 17 qershor. [Getty Images] |
Duke shpërndarë zërat për tërheqjen e tij, Terim tha se do të qëndrojë me ekipin deri të paktën në 2010. Turqia u konsiderua një ekip i respektueshëm megjithse i paparashikuar. Ata luftojnë fort dhe janë të qëndrueshëm.
Kroacia u vlerësua për të qënit "zbulimi i vërtetë i EURO 2008", sipas medias ndërkombëtare. Por skuadra e trainerit Slaven Biliç nuk doli në gjysmë-finale, duke humbur me Turqinë. Kroacia fitoi të tre ndeshjet në grupin B, duke përfshirë një kundër favorites së kampionatiti, Gjermanisë, por fati nuk qe në anën e saj në kohën shtesë kundër Turqisë. Biliç do t'i duhet të rindërtojë besimin e ekipit të tij në muajt përpara.
"Ishte përfundimi që mund të presësh vetëm në futboll. Ne fituam lojra kundër kundërshtarëve edhe më të mirë. Dy minutat e fundit të ndeshjes kundër ekipit turk do të më ndjekin për gjithë jetën. Kjo është diçka që e mban mend për mirë," tha Biliç pas kthimit të ekipit të tij në Kroaci.
Biliç, një ish lojtar për West Ham dhe Everton të Anglisë, ishte një lojtar kyç për Kroacinë në 1998 kur ata fituan medaljen e bronxit në kupën botërore në Francë. Ai ka në plan të mbetet me ekipin.
Ndonse ekipet rajonale nuk shkuan dot aq larg sa ç'donin, ato i kanë sytë tani te kampionati tjetër i madh, Kupa e Botës në 2010, pritur në Afrikën e Jugut.
Bashkëpunëtori i Southeast European Times Paul Kiokoiu në Bukuresht kontribuoi për këtë artikull.