Turqia kërkon një startegji dalëse nga kriza e shalleve të kokës

16/06/2008

Pas fitores së tij zgjedhore vitin e kaluar, kryeministri Rexhep tajip Erdogan u zotua të bëhej një "kryeministër i ggjithë Turqisë", por kundsërshtarët e akuzojnë atë për drejtimin e një axhende islamike se sa në shpënien përpara të reformave liberale të mbështetura gjerësisht. Ndërsa kundërshtimi kërcënon të gllabërojë politikën turke, disa po kërkojnë një konsensus të ri.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 13/06/08

photo

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mund të përballet me një ndalim nga politika. [Getty Images]

Turqia ka hyrë në një krizë të thellë politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më parë këtë muaj kundër amendamenteve të udhëhequra nga Partia qeverisëse me rrënjë islamike për Drejtësi e Zhvillim (AKP) për të lejuar shallet e kokës në universitete.

Vendimi i dha një goditje të madhe kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan dhe ai ka gjasa të rritë shanset që gjykata të ndalojë AKP të Erdogan për prishjen e pretenduar të karakterit sekular të shtetit.

Kryeprokurori i Turqisë i ka kërkuar Gjykatës të ndalojë AKP dhe të përjashtojë 71 nga krerët e saj nga politika për pesë vjet. Në këtë padi, ai e përshkruan amendamentin e shalleve të kokës si një nga elementët kryesorë që tregon se partia ka një "axhendë të fshehtë islamike". Një vendim i gjykatës pritet në korrik.

Kërkesa për të drejtën për të mbajtur shalle koke në universitete ka qenë një çështje debati për dekada në Turqi. Ndërsa disa gra muslimane e interpretojnë Kuranin si jo detyrues që ato të mbulojnë flokët e tyre, të tjera përdorin lloje të ndryshme shallash koke. Versioni më strikt, që mbulon të gjitha flokët, është parë në Turqi si simbol i Islamit politik.

Përgjithësisht, gratë turke janë të lira të vënë apo të mos vënë shalle koke. Por shallet janë të ndaluara për punonjëset publike dhe gjithashtu për studentet. Mbështetësit e heqjes së ndalimit argumentojnë se është fjala për lirinë e shprehjes, ndërsa kundërshtarët ndjejnë se është Islami politik që lëviz çështjen.

Debati erdhi në një pikë të ndjeshme të lartë javën e shkuar. Në një program lajmesh në TV, një vajzë e re me një shall koke tha se ajo dhe shoqet e saj "admirojnë Khomeinin", kreu i revolucionit islamik iranian dhe besojnë se Mustafa Qemal Ataturku, themeluesi i Republikës laike Turke, "tradhëtoi kombin islamik".

photo

Një grua qëndron nën një rradhë flamujsh turq gjatë një proteste në Stamboll kundër një vendimi nga gjykata e lartë e Turqisë për të anulluar një ligj që mundëson gratë të mbajnë shallet islamike në universitete. Vendimi i 5 qershorit u pa si një ndikues për rastin në pritje të mbylljes, kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim. [Getty Images]

Ergun Ozbudun, një profesor i shquar liberal i cili më parë ka udhëhequr përgatitjet për një kushtetutë të re civile, ka kritikuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese kundër shalleve të kokës duke thënë se gjykatësit tejkaluan pushtetin e tyre. "Gjithashtu, Gjykata bën një interpretim shumë të ngurtë, joliberal të sekularizmit, që ne nuk e shohim në asnjë demokraci perëndimore sot, bile as në Francë që është shumë strikte ndaj sekularizmit," i tha ai Kanal D të televizionit.

Sipas Ozbudun, ata që vërtet duan një shtet islamik në Turqi arrijnë deri në 10% të popullsisë kështu që kërcënimi është i pakët. Një vëzhgim i fundit gjeti se shumica e turqve respektojnë ndarjen e shtetit nga feja ndërsa 76% duan gjithashtu që shallet e kokës të lejohen në universitete.

Jo të gjithë intelektualët turq janë megjithatë dakord me Ozbudun. Gülsüm Bilgehan, një politikane nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe një ish anëtare e respektuar e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, paralajmëron se nën AKP gratë turke janë në rrezik të humbasin të drejtat e tyre.

"Grupet politike islamiste po bëjnë përpjekje sistematike për të islamizuar vendin dhe sot ne po shohim bile edhe vajza të reja në shkollat fillore të detyrohen të vënë shalle në disa pjesë të vendit," tha ajo.

Duke kritikuar atë që ajo e përshkroi si "retorikë të lirisë" të AKP, Bilgehan tha se gjithnjë e më shumë gra po përjashtohen nga sfera publike dhe po u caktohet roli tradicional i nënave që rrinë në shtëpi. Sipas statistikave, pjesëmarrja e grave në forcën e punës ka rënë me të vërtetë nga mbi 34% në 1990 në vetëm mbi 22% në fund të 2007.

Vetëm 25 nga 340 deputetë të AKP janë gra dhe ka vetëm një ministre femër në kabinetin e Erdogan.

Një shkrimtar i shquar turk, Soner Jalçin, hetoi familjet e krerëve të AKP në librin e tij të fundit popullor "Me kë talleni ju?" Ai përfundonte se shumica e grave në këto familje vendosën të vënë shalle pas martesave dhe ndërsa shumica e tyre kanë edukim universitar, nuk kërkuan punë pas martesës dhe vendosën të rrinë në shtëpi.

Sipas Jalçin, konservatizmi tradicional midis islamistëve politikë i mbajti ato larg sferës publike.

Ndërsa intelektualët dhe politikanët turq mund të jenë të ndarë rreth ndalimit të shalleve të kokës, ka gati një konsensus se Erdogan e ka keqtrajtuar çështjen pas fitores së tij vendimtare korrikun e kaluar.

photo

Mijra turq vizitojnë mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut në Ankara të premten për të protestuar kundër heqjes së ndalimit të shalleve islamikë në universitete. [Getty Images]

AKP fitoi 46.6% të votave, duke fituar mbështetjen e qarqeve të biznesit si edhe të liberalëve që donin stabilitet dhe një vazhdim të reformave politike dhe ekonomike të BE.

Në fjalimin e tij të fitores në korrik 2007, Erdogan tha se partia e tij është e vendosur ndaj sistemit demokratik, sekular e social të Turqisë dhe ndaj rendit të ligjit. Ai preku ata që votuan për opozitën sekulare, duke thënë se "Unë mund t'i kuptoj shqetësimet tuaja; votat tuaja janë gjithashtu të çmuara për ne. Ju jeni pasuri për jetën tonë demokratike".

Sipas Künejt Ülsever, një kolumnist i shquar i cili dikur e shhte AKP të kishte potencialin për të transformuar Turqinë në një demokraci liberale, kryeministri nuk ju përmbajt zotimit.

Në vend të të qënit një "kryeministër i të gjithë Turqisë" dhe të lëvizte përpara me reformat liberale demokratike, Erdogan ka drejtuar më së shumti ndryshime që do të thonë të përfitojnë zgjedhësit e tij me rrënjë islamike, tha Ülsever.

Aktualisht, politikanët e intelektualët turq po diskutojnë një strategji daljeje nga kriza, që ndërkohë ka nisur të pengojë perspektivat ekonomike të venditdhe besueshmërinë e tij si një vend kandidat i BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kolumnisti më popullor i Turqisë, kryeredaktori i gazetës kryesore Hurriyet lëshoi një thirrje për të dy kampet për të punuar për të mirën e vendit.

"Ne duhet të harrojmë tani gjithëshka dhe të hapim një faqe të re për një konsensus të ri social," shkruante të enjten Ertuğrul Özkök në kolonën e tij. "Ne duhet të shmangim polemikën e mëtejshme dhe të mblidhemi rreth objektivave të përbashkët, duke filluar nga anëtarësimi në BE," thoshte ai.

Özkök sugjeronte një diskutim të ri tërësor mbi debatin e shalleve të kokës dhe sugjeronte që ndalimi të hiqej deri sa t'u jepeshin sekularistëve siguri të reja, të tilla si ndalimi i simboleve të tilla islamike në shkollat fillore e të mesme si edhe për punonjësit publikë.

"Një kontratë e re sociale është e mundëshme për një Turqi demokratike e laike," thoshte ai. "Por ne duhet së pari të nisim të fitojmë besimin midis njeri tjetrit."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shqipëria po vë disa nga pronat shtetërore në dispozicion për 1 euro për të tërhequr biznese të reja në vend. Mendoni ju se programi do të ishte i suksesshëm diku tjetër në rajon në përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e punëve?

Po
Jo
Nuk e di