Hartografimi i rreziqeve gjeologjike të Ballkanit

05/05/2008

Evropa Juglindore është një nga pjesët më tërmetore të kontinentit, por deri tashmë ka munguar një qasje ndër-rajonale për të vlerësuar rreziqet e saj gjeologjike. Një projekt i ri hartografimi kërkon ta ndryshojë këtë.

Nga Betim Muço për Southeast European Times – 05/05/08

photo

Harta e rreziqeve gjeologjike të Ballkanit (Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Rumani dhe Shqipëri) në shkallën 1: 1,000,000.

Gadishulli i Ballkanit ka tektonikën më të komplikuar në Evropë. Veprimtaria sizmike ka dhënë një sërë tërmetesh shkatërrues në rajon duke rrafshuar qendra të tëra dhe duke marrë shumë jetë.

Me një grant nga Fondacioni për Kërkimin dhe Zhvillimin Civil të SHBA (CRDF), një ekip i vogël specialistësh nga Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Shqipëria ka krijuar një hartë të re që ilustron rreziqet gjeologjike në këto vende. Projekti përbën përpjekjen e parë për të prodhur një hartë homogjene, të përbërë, të rreziqeve gjeologjike për Ballkanin.

Deri tani, një punë e tillë është kryer më vete, nga organizata e agjensi të ndryshme, që shpesh kanë përdorur metodologji të ndryshme. Por tërmetet dhe rreziqet e tjera natyrore nuk respektojnë kufijtë shtetërorë. Probleme të tilla si mbipopullimi, ndërtimet e dobëta e me ngut dhe përgatitja e pamjaftueshme gjenden në shumë vende. Ekspertët bien dakord se një përqasje ndër-rajonale duhej bërë me kohë. Projekti i ri premton të hapë rrugën për përpjekje të reja bashkëpunuese.

Dokumentet e para historike për Ballkanin lidhur me tërmetet datojnë në shekullin e 6-të para erës së re. Shumë qytete e venbdbanime janë dëmtuar keqas apo në disa raste janë shkatërruar krejtësisht nga tërmetet gjatë viteve. Mesatarisht, ndodh një tërmet me magnitudë 6.3 në rajon për çdo vit. Vetëm gjatë shekullit të kaluar u regjistruan më tepër se 80 tërmete shkatrrimtarë.

Çfarë e shkakton këtë paqëndrueshmëri gjeologjike? Ballkani preket si nga pllakat e mëdha të Eurasizë dhe Afrikës ashtu edhe nga njësi më të vogla të tilla si pllaka arabike dhe mikropllaka adriatike. Përveç kësaj një mori thyerjesh aktive tektonike të ndodhura në stere kontribuojnë në akumulimin e sforcimit i cili kohë pas kohe prodhon veprimtari të madhe sizmike.

Aq të fortë sa ç'mund të jenë shpesh, tërmetet nuk janë i vetmi kërcënim. Shkarjet e dheut janë gjithashtu të zakonshme. Të tjera dukuri përfshijnë proceset e lëngëzimit, rënien e shkëmbijve, fundosjen e dherave dhe trojet zgjeruese. Ato përbëjnë rreziqe ndaj mjedisit, jetës njerëzore dhe ekonomisë.

photo

Autorët e hartës ndjekin një uorkshop në Ohër: (rreshti i dytë nga e majta): Mirçea Radulian (Rumani), Albert Avxhi (Shqipëri), Bogdan Greku (Rumani); (rreshti i parë nga e majta): Shyqyri Aliaj (Shqipëri), Nekulae Mandresku (Rumani), Majorie Senechal (CRDF, SHBA), Zoran Milutinoviç (Maqedoni), Betim Muço (autor kryesor dhe koordinator, SHBA), Dëfrim Shkupi (Shqipëri), Zenun Elezaj (Kosovë). [Fotografia: Stan Shirer]

Ndërsa rreziqet gjeologjike kanë prekur gjatë jetën në Ballkan, ndryshimet e fundit social-ekonomike dhe politike e bëjnë një reagim të duhur edhe më urgjent. Pas përmbysjes së komunizmit, shumë vende në rajon i hynë një tranzicioni të shpejtë nga totalitarizmi në demokraci. Zhvillimi i menjëhershëm i një ekonomie të lirë tregu i dha rritje lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë, ndërtimit me ngut të shtëpive e strukturave dhe përqëndrimit të shpërpjestuar të njerëzve në dhe pranë qyteteve të mëdhej.

Kombinuar me tektonikën e rajonit, këto prirje shpien në përgatitjen e katastrofave të ardhshme. Është bërë gjithnjë e më rëndësishme të kuptuarit, studimi dhe hartografimi i elementëve të rreziqeve gjeologjike me qëllimin e të qënit në dijeni të dëmit që ato mund të shkaktojnë.

Projekti i ri i hartografimit ka risi në një numër gjërash. Sa për fillim, mund të themi se ai u bë i mundur kryesisht nëpërmjet internetit, i cili mundësoi ekipet nga vende të ndryshme të komunikojnë nëpërmjet ueb-it. Pjesëmarrësit në projekt bënë gjithashtu një uorkshop në Ohër, Maqedoni në fund të marsit 2007 si edhe një takim në Tiranë në fund të gushtit të të njëjtit vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hartografimi përfitoi gjithashtu nga teknologjia e GIS për të arritur njëherësh si gjerësi dhe saktësi. Rezultati është një mjet i gjendjes aktuale që integron shumë shtresa të ndryshme të dhënash me qëllim që të japë një pamje të gjerë se si rreziku gjeologjik mund të ndikojë te një komunitet, një zonë, një vend. Hartografimi dhe kompilimi i hartës u kryen në Shërbimin Gjeologjik të Shqipërisë, me bazë në Tiranë.

Kontributi më me risi i projektit megjithatë mund të jetë orvatja për ta parë problemin rajonalisht. Në të kaluarën, organizatat në vendet pjesëmarrëse kanë ndjekur metoda dhe teknika të ndryshme për mbledhjen, përshkrimin, analizën dhe vlerësimin e informacionit mbi rreziqet gjeologjike. Edhe brenda të njëjtit vend, mund të gjesh për habi, teknika dhe metodologji jo të unifikuara aplikuar ndaj të njëjtës dukuri.

Arritjet e projektit nuk do të përfundojnë këtu. Autorët kanë në plan ta shpërndajnë punën e tyre nëpërmjet veprimtarive të ndryshme shkencore dhe t'i bëjnë rezultatet të jenë në dispozicion të vendim-marrësve dhe planifikuesve të politikave në Ballkan, duke e bërë të njohur hartën tek autoritetet respektive gjeologjike e të mjedisit.

Informacioni mund të ndihmojë autoritetet të përdorin më mirë fondet e pakta. Ndërsa orvatjet parandaluese janë penguar nga probleme administrative dhe mungesa burimesh, karakteristikë e vendeve në tranzicion, vendet e Evropës Juglindore shpresojnë se situata do të përmirësohet, veçanërisht në kontekst të zgjerimit të BE. Tre vende, Bullgaria, Greqia e Rumania, janë tashmë anëtare të Bashkimit. Të tjerat janë në stade të ndryshme të pranimit, nga të qënurit kandidat zyrtar deri në negocimin e një marrëveshjeje stabilizimi e shoqërimi. Ekziston një tërësi programesh para-pranimi si dhe e vendeve anëtare, që ofrojnë projekte të përbashkëta dhe ndër-kufitare për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe strukturave.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di