Kroacia synon për anëtarësimin në NATO dhe rritjen ekonomike në 2008

04/02/2008

Përparësitë e Kroacisë për 2008 përfshijnë mbështetjen e ofertës së vet evro-atllantike, luftimin e inflacionit dhe mbajtjen e rritjes ekonomike. Qeveria e re do t'i drejtohet gjithashtu çështjeve të nevojshme për reformat e BE.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 04/02/08

photo

Inflacioni është rritur në 5.7%, duke rritur ndjeshëm kostot në vend. [Getty Images]

Për Kroacinë, fillimi i 2008 u shënua me përurimin e qeverisë së re, e dhjeta që nga pavarësia e vendit. Përparësitë kryesore u përmblodhën në parlament si pjesë e mandatit të qeverisë së re. Deputetët ranë dakord se kishte shumë për të bërë në 2008 dhe se humbja e kohës nuk ishte një opsion.

Qeveria e re

Qeveria e re e mori detyrën në 12 janar, gati dy muaj pas zgjedhjeve të 25 nëntorit 2007. "Ne po hyjmë në një periudhë gjatë së cilës Kroacia, udhëhequr nga kjo qeveri, do të arrijë objektivat e saj kryesore strategjike," i tha parlamentit kryeministri Ivo Sanader pasi ata miratuan kabinetin.

Vendi po synon të marrë një ftesë për në NATO në prill dhe të vazhdojë në rrugën e zbatimit të reformave me qëllim që të bashkohet me BE në 2010. Sanader tha se kabineti i ri do të bëjë gjithëshka të mundëshme për të shpejtuar negociatat e BE që priten të mbyllen deri në fund të këtij viti.

"Qeveria do të bëjë gjithëshka të mundëshme për...një zbatim të shpejtë të reformave dhe miratimin në kohë të ligjeve," të duhura për të përmbushur standardet e BE, tha Sanader. Megjithatë, detyrat e vitit janë të mëdha dhe lundrimi mund të mos jetë i lehtë për vendin.

Problemet ekonomike

Ekonomisë do t'i drejtohet si detyrës kruesore kabineti i ri. Për shkak të aspiratave ndërkombëtare të vendit, ekonomia: rritja e GDP, inflacioni dhe standarti i jetesës janë të gjitha çështje që nevoitet të përmirësohen. Aktualisht, rritja e GDP në vend pritet të bjerë këtë vit, sipas Vështrimit Ekonomik Kroat Tremujor. Në 2007, pati një rritje 5.3% të GDP. Këtë vit, rritja pritet të jetë rreth 4.4%.

Sanader dhe ministri i ekonomisë Damir Polanec pritet të merren menjëherë me problemin e inflacionit. Ky është ngjitur në 5.7% duke ngritur ndjeshëm kostot në vend. Në Zagreb, kostot e strehimit janë rritur 22%. Duke parë se mesatarja e pagës kombëtare nuk ndoqi të njëjtën udhë, sindikatat e vendit kanë njoftuar se do të bëjnë protesta në prill kundër kostos së jetesës në vend.

Aktualisht, kostoja e jetesës në Kroaci është tepër e lartë për shumë shtetas. Banka Kombëtare Kroate njoftoi se bankat komerciale mund të ngrenë normat e tyre të interesave gjë që mund të rezultojë në kouta më të larta kredie për shtetasit. Tre nga katër familje kroate kanë probleme financiare kur paguajnë faturat mujore.

Kroatët shpresojnë se do të ketë një rritje të re ekonomike dhe se sezoni turistik që vjen do të rezultojë në më shumë para në buxhetin e shtetit. Lufta kundër papunësisë mbetet një tjetër përparësi ekonomike.

photo

Kryeministri Ivo Sanader ka thënë se do të shpejtojë reformat dhe negociatat me BE. [Getty Images]

Pranimi në NATO, BE

Sipas deklaratave të ardhura nga Brukseli, Kroacia duhet të presë të marrë një ftesë për t'u bashkuar me NATO, në samitin e Aleancës në prill në Bukuresht. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hopp Shefer tha se Kroacia ende "ka nevojë për të bërë përpjekjet përfundimtare për të marrë ftesën për t'u bashkuar me Aleancën". Duke riforcuar angazhimin për të përmbushur detyrimet e nevojshme, Sanader vizitoi selinë e NATO-s muajin e shkuar dhe ju drejtua Këshillit të Atllantikut Verior.

"Bëni miljen finale," i tha de Hoop Shefer kryeministrit. Megjithatë, edhe pse qeveria ka në plan të bëjë përpjekje dhe të pranojë ftesën, shumica e shtetasve nuk e mbështesin veprimin. Sondazhet e opinionit tregojnë se më pak se 50% e shtetasve mbështesin anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Që nga 1 janari, Kroacia u bë një anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Diplomatët shpresojnë se vendi do t'ja dalë me sukses çështjeve më të rëndësishme ku një nga to është çështja e Kosovës.

Megjithatë, objektivi i vendit për t'u bashkuar me BE mbetet një dëshirë për të ardhmen. Kroacia nuk ka qenë aq e suksesëshme sa ç'pritej lidhur me negociatat.Zyrtarët në Bruksel nuk janë të kënaqur me masat që vendi po përdor për t'ju drejtuar këtyre problemeve.

Gjithashtu, një problem i ri ka dalë në marrëdhëniet BE-Kroaci. BE ka bllokuar një numër programesh financiare për Kroacinë, duke kritikuar mënyrën se si administrata shtetërore i trajton këto mundësi financimi. Shumë ekspertë kanë lënë ministritë dhe kanë shkuar në bizneset komerciale apo financiare dhe zyrtarët e BE druajnë se kandidatët e rinj të papërvojë mund të ngadalësojnë edhe më procesin e negociatave.

Në qoftë se vendi do që t'i përmbahet objektivit të vet për hyrjen në Bashkim në 2009, negociatat duhte të kompletohen deri në fund të këtij viti.

photo

Zona e mbrojtur e peshkimit ka shkaktuar probleme me vendet anëtare të BE. [Getty Images]

ZERP, vështirësitë me Slloveninë

Ndonse hyrja në BE nuk është e afërt, Kroacia duhet të vazhdojë me negociatat dhe të zbatojë masat e BE. Një nga pengesat kryesore që vendi ndesh tani është zona e mbrojtur e peshkimit (ZERP) që u fut në fillim të vitit.

Zona, e cila prek vendet anëtare të BE, Slloveninë dhe Italinë, ka qenë një pikë kryesore grindjesh. Ndërsa Sllovenia mban tani presidencën e rradhës së BE , problemi është nxehur. "Në qoftë se Kroacia do të shpejtojë procesin e negociatave, ajo e di qartazi se çfar të bëjë," thanë diplomatët në Bruksel.

Në qoftë se Kroacia refuzon të ndrrojë mendje për zonën e peshkimit dhe nuk zbaton reformat e domosdoshme në kohë vendi mund të humbë gjashtë deri në nëntë muaj në pranimin e vet pasi procesi i ratifikimit në vendet anëtare nuk mund të niset pa miratimin e Parlamentit Evropian.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përzjerë me çështjen e zonës së peshkimit është mosmarrëveshja në vazhdim mbi kufirin tokësor midis të dy vendeve.

Kroacia dhe Sllovenia nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord mbi një numër çështjesh territoriale qëkur ato deklaruan pavarësinë e tyre nga ish Jugosllavia në 1991. Si rezultat, incidente të shumta kufitare kanë ndodhur në vitet e shkuara duke përfshirë atë në gjirin Piran në Adriatikun e Veriut dhe në zonën e lumit Mura.

Sllovenia, bregdeti Adriatik i së cilës është më pak se 50 km, po kërkon një zgjidhje që do ta lejonte të kishte dalje të drejtpërdrejtë në ujrat ndërkombëtare, pa kaluar nëpër ujrat italiane apo kroate. Pritet që të dy vendet do ta referojnë mosmarrëveshjen e gjatë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë.

Fakt mbetet megjithatë, që me kaq shumë probleme të hapura, Kroacia duhet të bëjë një përpjekje masive këtë vit në të gjithë sektorët për të qënë në udhën e duhur për pranimin evropian.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment