19/11/2007
Noble Midas 2007 u zhvillua në tetor në Kroaci, që jozyrtarisht shërbeu si një provë e madhe përpara vendimit përfundimtar mbi anëtarësimin e Kroacisë në NATO përpara samitit të Bukureshtit në prill.
Teksti dhe fotot nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Split dhe Zadar -- 11/19/07
![]() Forcat përfshinin 60 aeroplanë, 40 anije dhe gjashtë nëndetëse. |
Në një vend të Ballkanit të quajtur Mapleland, që kufizohet me detin Adriatik, një parti politike përpiqet të shkëputet e të krijojë një shtet të ri të pavarur. Qeveria kërkon ndihmën e OKB-së në formë të një force paqeruajtëse. Siguria e pakicave etnike dhe politike është gjithashtu në rrezik, ashtu si dhe stoqet e armëve kimike dhe rezervat strategjike të gazit e naftës.
Ky skenar, krijuar nga planifikuesit e NATO-s ishte pika nisëse për stërvitjen më të madhe ushtarake të Aleancës këtë vit. E koduar Noble Midas 2007, ajo u mbajt në Kroaci nga 1 në 12 tetor dhe qe parashikuar të përgatiste një raund të ri të Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF). Stërvitja shërbeu gjithashtu si një lloj testi për Kroacinë e cila shpreson të marrë një ftesë për t'u bashkuar me Aleancën në samitin e prillit 2008 në Bukuresht. Si vend pritës, Kroacia e përdori stërvitjen për t'u përshtatur më tej me standardet e NATO-s në të gjitha nivelet dhe për të nxitur njësitë e veta ushtarake për integrimin në NRF.
Mjeti politiko-ushtarak i Aleancës për operacionet e krizave anembanë globit, NRF u rrit kryesisht jahstë përvojës në konfliktet e fundit ballkanike. Në samitin e Rigës të NATO-s në nëntor 2006, forca u deklarua të jetë me aftësi të plota operacionale, me deri në 25,000 trupa të ofruara nga vendet anëtare. Brenda javësh, që nga janari 2008, NRF do të mbajë gadishmëri të plotë luftarake për gjashtë muaj. Ajo do të jetë gati të zhvendoset në pesë deri 15 ditë në se është e nevojshme.
Duke vizituar komandën e anijes franceze Tonnerre në qytetin e Splitit, presidenti Stipe Mesiç shprehu kënaqësinë e tij për përfshirjen e Kroacisë në veprimtari. "Gjithshka dëgjova rreth komponenetes sonë ushtarake në stërvitje është vetëm më e mira," tha ai.
Stërvitja e gjallë përfshiu personelin nga 12 vende të NATO-s: Bullgari, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Hollandë, Norvegji, Rumani, Spanjë, Turqi, MB dhe Shtetet e Bashkuara, si edhe vendet partnere Shqipëri e Kroaci. Forcat përfshinin 60 aeroplanë, 40 anije dhe gjashtë nëndetëse. Rreth 8,000 trupa u përfshinë në stërvitje me 2,000 prej tyre që morën pjesë drejtpërsëdrejti në zonë.
![]() Një pilot kroat përgatitet gjatë stërvitjes. |
Zonat e stërvitjes qenë ujrat ndërkombëtare e kroate të detit Adriatik në pjesën juglindore të ishullit kroat Zirje, baza ushatarake detare në Split, Zemunik dhe bazat ajrore të Divuljes në Zadar e Split, poligoni ushtarak Eugen Kvaternik në Slunj dhe poligoni i Tokës së Kuqe në Knin. Së bashku me grupet e vogla detare kroate e të tokës, forcat ajrore kroate shkëputën katër gjuajtës MiG21, katër avionë turbo-prop të lehtë dhe disa helikopterë transporti.
Ministri kroat i mbrojtjes Berislav Ronçeviç theksoi se të gjitha nivelet e qeverisë qenë përfshirë në organizimin e stërvitjes. Kostoja totale ishte rreth 1 milion euro, me 80% të saj të kthyer nëpërmjet të ahstuquajturës nismë e Varshavës, e NATO-s.
"Nuk janë forcat e armatosura të vetmet që do të bashkohen me anëtarësimin në NATO por është i gjithë vendi," tha ai. "NATO e konsideron Kroacinë një partner dhe aleat. Kompanitë kroate nënshkruan kontrata të ndryshme biznesi me ushtarakët e NATO-s me vlerë totale më tepër se 1.5 milion euro. Stërvitja është me të vërtetë një test për aftësitë tona organizative por gjithashtu një test për ndërbashkëveprimin dhe përshatshmërinë e forcave kroate me forcat e vendeve të NATO-s."
Shefi i komandës kroate të forcave ajrore të operacionit, koloneli Drazhen Skuri ishte veçanërisht i kënaqur me përfshirjen e Kroacisë në forcat që qenë kundër NRF në stërvitje, duke sulmuar anijet sipërfaqësore dhe duke shqetësuar operacionet e NATO-s. Pilotët ushtarakë kroatë qenë familjarë me procedurat e Aleatëve nga stërvitje të përbashkëta të mëparshme. Por këtë herë, ata qenë përfshirë në misione ajër-sipërfaqe, pasi kontrolluesit ajrorë të NATO-s drejtonin aeroplanin që nga toka. Interceptimi në grup me dy dhe katër avionë qe një tjetër mision i ri për pilotët luftarakë kroatë.
"Ne jemi të kënaqur me rezultatet tona, veçanërisht me përvojën e re që ne mund ta përdorim në futjen e mëtejshme të standardeve të NATO-s," tha Skuri.
Oficeri i marinës së SHBA Xho Overstrit ishte oficeri ndërlidhës i NATO-s në bazën ajrore Zemunik. Ai bashkërendonte fluturumet e forcës ajrore kroate me qendrën e kombinura të operacionit të NATO-s, në Greqi. "Ishte sfiduese të sillje së bashku dhjetë vende të ndryshme dhe të bashkërendoje një stërvitje të kësaj shkalle. Qenë 60 aeroplanë që fluturonin nga deri 20 drejtime të ndryshme nga gjashtë vende. Nga pikëpamja ime, bashkëpunimi me Kroacinë ishte fantastik," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes