Anembanë Ballkanit, liria e medias është ende e shtrënguar

29/10/2007

Gazetarët në rajon ndeshen me një numër pengesash, duke përfshirë dhunën dhe kërcënimin e procedimit penal, që i pengojnë ata nga bërja e punës së tyre.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 29/10/07

photo

Gazetarët në rajon ndeshen me pengesa në bërjen e punës së tyre. [Getty Images]

Në qoftë se liria e medias është një pasqyrë e proceseve demokratike, pasqyrimi i rajonit në atë pasqyrë nuk është aq i mirë. Shumë organizata vëzhgimi e konfirmojnë këtë. Shembuj të veçantë dramatizojnë tamam se sa e pakënaqshme mbetet ende gjendja.

Kohët e fundit, gazetarët në Maqedoni bënë një protestë të thjeshtë por dramatike. Në mes të një konference shtypi, ata ulën kamerat e tyre dhe ikën, duke i lënë në podium të gjithë ministrat e qeverisë maqedonase.

Masa ishte për të protestuar ndaj incidenteve që ndodhën disa ditë më parë në dhe rrotull parlamentit. Një gazetar u qëllua, një kameraman u rrah, regjistrimet u morën dhe gazetarët u penguan të bënin punën e tyre.

Ligjet e shpifjes janë përdorur shpesh kundër gazetarëve duke i shkurajuar ata të futin hundët në fusha që autoritetet do të preferonin t'i linin të mbuluara. Sipas Organizatës të Medias Evropiane Juglindore (SEEMO), më tepër se 450 padi që kanë të bëjnë me fyerje e shpifje qenë ngritur në Maqedoni midis 2003 dhe 2005. Tetëdhjetetedy akuza pezull u ngritën kundër vetëm një gazetari. Shumica janë nisur nga zyrtarë publikë.

Gjendja në Kosovë është e ngjashme. Sami Kastrati, një anëtar i Shoqatës së gazetarëve Profesionistë të Kosovës, thotë se autoritetet e kanë treguar shpesh veten të etur për të kontrolluar lirinë e shprehjes. Shembujt më të këqij, thotë ai, kanë të bëjnë me diskutimet për statusin e Kosovës dhe planin e Ahtisaarit.

"Ka një dualizëm legjislativ në Kosovë; një ligj që parashikon akses ndaj dokumenteve zyrtare dhe paralel me të, një rregull që e ndalon këtë," thotë Kastrati. "Kosova nuk pret në këtë moment të renditet e para përsa i përket transparencës, si Islanda, por ne nuk duam as të jemi në vendin e 158-të si Republika e Çadit."

Shtatë vjet pas përmbysjes së ish presidentit Slobodan Millosheviç, gazetarët në Serbi gjithashtu ndeshin vështirësi. Në mars 2006, përkrahësit e Partisë Socialiste të Serbisë sulmuan një ekip nga Radio dhe TV B92. Më pas po atë vit, ministri i feve Milan Raduloviç i kërkoi ndjesë agjensisë së lajmeve Fonet për një sulm nga autoritetet e Qendrës Sava ndaj gazetarëve që erdhën të raportojnë mbi dialogun ndërfetar midis kishave ortodokse dhe katolike.

Në Greqi, një ligj i ri i medias ka klauzola që mund të pengonin zhvillimin e medias lokale dhe të përjashtonin grupet e pakicës nga aksesi ndaj informacionit. Sipas ligjit, pronarët e radiostacioneve dhe transmetimeve të lajmeve kërkohet të kenë një minimum kapitali prej 100,000 euro. Sipas një letre që Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) i ka dërguar presidentit dhe kryeministrit të Greqisë, shumë radio stacione të mundshme lokale nuk do të jenë në gjendje të përmbushin këtë kërkesë.

photo

Ministrat e qeverisë maqedonase të tronditur pasi gazetarët, fotografët dhe kameramanët lanë godinën në shenjë proteste në 27 shtator. [Getty Images]

Një tjetër klauzolë në ligj pohon se gjuha kryesore e transmetimit duhet të jetë greqisht . "IPI beson se kjo bie ndesh detyrës së qeverisë për të përkrahur të drejtat e pakicave dhe shkel detyrimet ndërkombëtare të vendit në këtë fushë, veçanërisht artikullit 27 të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile e Politike," shkruante organizata.

Në raportin e vet të 2006, IPI rreshtonte dhjetë raste në Greqi që kishin të bënin me gjyqe apo dënime kundër gazetarëve. Një rast tipik ndodhi në 16 nëntor kur një ekip nga televizioni shtetëror u sulmua me shishe Molotov nga një grup personash që mbanin kapuçë e maska.

SEEMO regjistroi dy raste në Kroaci që janë pothuajse aq të veçantë sa dhe alarmues. Në mars 2006, kreu i programeve fetare në rrjetin shtetëror HTV pushoi një përkthyes shurdh-memecësh sepse ky qe divorcuar. Nuk është hera e parë që përkthyesit e shurdh-memecëve kanë humbur punët e tyre në HTV për arsye të pazakonshme. Sipas Novi List, njëri u pushua në 2002, përsëri nga kreu i programeve fetare, me pretendimin se ishte "jo tërheqëse për në televizion".

Kroacia ka parë gjithashtu raste më serioze duke përfshirë kërcënime me vdekje. Në 12 korrik, një gazetar i Novi List në në Rijeka mori një letër kërcënuese nga një grup që e quante veten Mladi Bojnici (Luftëtarët e Rinj). Ajo erdhi pas dy raporteve të shkruara nga gazetari. "Ti nuk do të mbetesh gjallë në se vazhdon të ngatërrohesh me ne," thoshte letra.

Në Malin e Zi, drejtori i së përditshmes Vijesti u sulmua dhe u rrah në 1 shtator. Tre keqbërës kryen një sulm ndaj Zeljo Ivanoviç, që ndodhi gjatë një ceremonie që shënonte përvjetorin e dhjetë të themelimit të gazetës. Ndërkohë, vrasësit e Dushko Jovanoviç, redaktorit dhe botuesit të së përditshmes Dan, janë ende për t'u gjetur e sjellë para drejtësisë. Jovanoviç u qëllua në 27maj 2004 përpara zyrave të gazetës së tij.

Gazetarët në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) sipas SEEMO janë shpesh të detyruar për vetë-censurë nëpërmjet presionit ekonomik në media dhe kërcënimit të padive. Pjesëmarrësit në një seminar organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të BiH majin e shkuar vunë në dukje 49 raste shpifjesh në gjykatën kryesore të Republika Srpska, në Banja Luka. Në gjykatën kantonale të Federatës së BiH qenë mbushur 143 raste shpifjesh. Vetëm në 2006, gjykatat anembanë Federatës kanë dëgjuar rreth 200 raste të ndryshme që kanë të bëjnë me median.

photo

Me qindra dolën në Stamboll të protestojnë kundër vrasjes së Hrant Dink. [Getty Images]

Vrasja me gjakftohtësi e gazetarit dhe botuesit Hrant Dink në 19 janar në Turqi nxorri mijra vetë në rrugët e Stambollit për të protestruar për vrasjen e tij nga një ekstremist nacionalist. Përpara se të vritej, Dink kishte ngjallur zemërimin e autoriteteve turke që e ndoqën penalisht për përballjen me çështjen në se masakrat e armenëve në krye të shekullit të njëzetë përbënin genocid. Ligji aktual bën të mundur që njerëzit të akuzohen për "fyerje të turqizmës" dhe Dink ishte midis shumë shkrimtarëve, gazetarëve e akademikëve që qenë gjykuar nën këtë klauzolë. Së bashku, kërcënimi i dhunës dhe mundësia për ngacmimin ligjor kanë vënë pengesa serioze ndaj lirisë së mendimit. Jo larg vrasjes së Dink, laureati nobelist Orhan Pamuk la Turqinë duke thënë se trëmbej për jetën e tij.

Bullgaria dhe Rumania janë tani anëtare të BE por kjo nuk do të thotë se të gjitha çështjet e lirisë së medias janë zgjidhur. Dhuna e bandave mbetet një problem i vazhdueshëm në Bullgari dhe dhuna e turmave ka një ndikim mbi gazetarët gjithashtu, veçanërisht ata që përpiqen të mbulojnë krimin. Në 2006, një bombë shpërtheu përpara një shtëpie të një gazetari gjurmues për kanalin Nova TV. Apartamenti i tij u shkatërrua, ndonse askush nuk u plagos. Sipas SEEMO, sulmi mund të ketë qenë i lidhur me raportimin e tij gjurmues.

Në Rumani, Gjykata Kushtetuese vendosi se heqja e fyerjes dhe shpifjes nga kodi penal i vendit ishte jokushtetues. Si në shumë vende të tjera, kategoritë janë mjaft të gjera për të leajuar procedimin e gazetarëve raportimet e të cilëve cënojnë zyrtarët.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më së fundi, Shqipëria ka bërë përparim kohët e fundit me miratimin e një kodi të ri të etikës për gazetarët . Nga ana negative, megjithatë, gazetarët vazhdojnë të ndeshen me frikësimin. Për shembull, një gazetar i Gazetës Shqiptare thuhet se u rrah nga forcat lokale të policisë në Lushnjë.

Në shtator, Shoqata Botërore e Forumit të Gazetarëve dhe Botuesve u bëri thirrje vendeve në rajon "të siguronin një mjedis në të cilët gazetarët të qenë në gjendje të kryenin detyrat e tyre profesionale pa qenë të frikësuar. Të tilla incidente rritin klimën e frikës që pengon gjurmimin gazetaresk dhe mund të nxisë auto-censurën."

Ndonëse deklarata ju drejtua krerëve malazezë në veçanti, lidhur me sulmin ndaj Ivanoviç, nënshkruesit e bënin të qartë se kërkesa e tyre ishte për të gjitha qeveritë në Ballkan.

"Unë kam një mesazh për të gjithë sulmuesit," thoshte një redaktor. "Ata nuk mund të na ndalin apo trëmbin. Ne do të vazhdojmë të informojmë publikun në një mënyrë profesionale."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di