Turistët dynden për pushime në Evropën Juglindore

08/10/2007

Turizmi është një përbërës kyç në ekonomitë e Evropës Juglindore. Ndërsa Greqia e Turqia kanë qenë prej kohësh magnetë për vizitorët, vendet e pas-tranzicionit të tilla si Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia po vështrojnë të maksimizojnë potencialet e tyre.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 08/10/07

photo

Touristët kënaqen me pamjen e vendpushimit të famshëm kroat të Adriatikut, Dubrovnik. [Getty Images]

Çdo verë, imazhet e paraqitura në lajmet kombëtare të mbrëmjes janë të njëjta: rradhë makinash në kufirin kroat që presin të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në bregdet. Gazetarët mezi e përmbajnë ngazëllimin e tyre. Rradhët janë 8 km të gjata, thërrasin ata. Të gjitha kalimet kufitare janë të hapura dhe po përdoren me kapacitet të plotë.

Pastaj dëgjojmë ç'kanë për të thënë turistët: ata janë të lodhur dhe nuk e prisnin të ndeshnin të tillë ngjeshje të madhe dhe kaq shumë formalitete dogane. Dyndja është e ngjashme në porte detare, aeroporte dhe stacione treni. Në kohë, duket sikur popullsia e Kroacisë dyfishohet gjatë korrikut e gushtit.

Anembanë Evropës Juglindore turizmi është një industri jetike që premton rritje ekonomike dhe mirëqënie. Rajoni është tejet i pasur lidhur me tërheqjet potenciale turistike, nga bregdetet te vargjet malore dhe vendet historike e kulturore. Dhe turistët po vijnë. Teksa Ballkani më së fundi del nga tranzicioni pas-komunist dhe dhuna e viteve 1990, vende si Kroacia dhe Bullgaria po fillojnë të sfidojnë destinacione të vendosura të tilla si Greqia dhe Turqia, për ndarje të tregut.

Kroacia e ka syrin të bëhet një superfuqi evropiane e turizmit. Ajo i është hapur investitorëve të huaj dhe rrjeteve të hoteleve që do t'u pëlqente të futeshin në veprim. Me akomodimet me pesë yje, pajtimin e jahteve, korset e golfit, mësimet e zhytjes në det dhe apartamentet luksoze që vështrojnë mbi Adriatik, vendi është në hartë për turizmin elitar.

Në të njëjtën kohë, autoritetet e turizmit kërkojnë të tërheqin vizitorët që shohin për një destinacion me çmime të arsyeshme dhe atmosferë miqësore. Sllogani zyrtar turistik i fton vizitorët të vijnë e të përjetojnë "Mesdheun siç ka qenë një herë". Një problem potencial për të ardhmen do të jetë ruajtja e kësja lloj përvoje ndërsa i shërbehet niveleve më të larta.

Megjithse dyndja e vizitorëve pompon para në ekonomi, ajo krijon gjithashtu vështirësi për banorët lokalë. Shumë banorë të Dubrovnikut kanë vështirësi t'ja dalin rritjes dramatike të çmimeve gjatë sezonit të pikut. Të pish një kafe në rrugën kryesore të qytetit është aq sa në rivierën franceze. Si rezultat i kësaj, banorët lokalë kanë nisur të ndjehen të përjashtuar nga mënyra e tyre e jetës . Në verë, është thjesht e pamundur të gjesh një vend parkimi në Dubrovnik dhe banorët lokalë më së shumti i shmangen shkuarjes nëpër reatsurante e klube gjatë sezonit.

Bullgaria është një tjetër ish-anëtare e botës komuniste që përpiqet tani të maksimizojë potencialin e vet për turizmin. Sipas Agjensisë Shtetërore të Bullgarisë për Turizmin (SAT), rreth 3 milion turistë vizituan vendin nga janari deri në korrrik këtë vit, 4.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i të huajve që vizitoi vendin ballkanik, tani një anëtar i BE, gjatë gjithë vitit 2006 i kapërceu 5 milion vetë.

photo

Një plazh pranë Varnës. [Getty Images]

Më tepër se 70% e atyre që vizituan vendin ballkanik në gjashtë muajt e parë të vitit 2007 qenë nga vendet anëtare të BE, me grekët, rumunët, gjermanët dhe britanikët që kryesonin listën. Ndërkaq, numri i turistëve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ka rënë ndjeshëm.

Si Kroacia, Bullgaria po shkon pas të ardhurave të mëdha të ofruara nga turizmi elitar. Qindra hotele janë ndërtuar përgjatë bregdetit të detit të Zi në vitet e fundit, duke përfshirë ato me pesë yje në vendpushimet e mëdha, të tilla si Albena, Golden Sands dhe Sunny Beach. Kempinski Grand Hotel Hermitage në Golden Sands dhe Kuban Hotel në Sunny Beach tërheqin gjithashtu vizitorët me kazinot e tyre.

Në të njëjtën kohë, vendi mbetet i përballueshëm për udhëtarët me më pak buxhet. Të njëjtat vendpushime ofrojnë plot hotele me tre e katër yje. Me të vërtetë që vendi ndoshta ofron tani tepër nga gjithshka për momentin. Mbi-ndërtimet kanë bërë që oferta ta kapërcejë kërkesën në disa vende duke kërcënuar probleme financiare për investitorët.

Përgjithësisht, turizmi i cilësisë së lartë nuk ka ardhur ende në Maqedoninë fqinjë, megjith;se ky vend ballkanik të mahnit me bukurinë natyrore. Deri tani ai është më së shumti një destinacion për udhëtarët që kërkojnë të shohin vende të reja apo ata me interesa të veçanta të tilla si fetare apo sportive. Këtë vit, liqeni i Ohrid i mbrojtur nga UNESKO priti 250,000 turistë me 1,100,000 netë qëndrimi por këta qenë më së shumti nga Maqedonia.

Shumë do të qenë dakord se vendi ka ende për të ofruar veten efektivisht. Megjithatë, midis 2002 dhe 2006, sektori pa rritje nga 6 deri në 9% dhe prirja pritet të vazhdojë. Një pikë e shënuar u arrit në mars kur Aquapura, një kompani portugeze njoftoi plane për të ndërtuar një vendpushim 50 milion euro në liqenin e Prespës. Liqeni i bashkohet kështu listës të vendpushimeve të Aquapura që përfshijnë Brazilin, Meksikën, Toskaninë, Budapestin, Pragën dhe lumin Douro të Portugalisë.

Fqinji jugor i Maqedonisë, Greqia ka kohë që është një magnet për turizmin botëror, ndonëse tërheqja për të ka ndryshuar disi gjatë viteve. Dekada më parë, turizmi atje ishte jo i shtrenjtë dhe pakëz në anën e natyrores, një parajsë për çantashpinasit, studentët udhëtues dhe aventurierët. Strukturat prireshin të qenë jo aq të zhvilluara dhe tërheqja për vizitorët e cilësisë së lartë qe disi e kufizuar.

E gjithë kjo ka ndryshuar. Ndonse mundësitë për udhëtimin me pak para mund të gjenden ende, vendi këto ditë është çdo gjë përveç se jo i lirë. Ishujt dhe vendet e tjera popullore janë mbushur me bare të ndritshëm, disko e vendpushime. Turizmi është një fuqi ekonomike për Greqinë, me sektorin që llogaritet për 20% të PKB-së dhe një nga çdo pesë punë.

photo

Turistët vizitojnë qytetin e lashtë të Efesit në qytetin perëndimor bregdetar turk të Izmirit. [Getty Images]

Këtë vit ka patur një rekord lidhur me ardhjet turistike dhe të ardhurat megjithë zjarret e verës që rrënuan vendin në fund të gushtit, gjatë sezonit të pikut. "Më tepër se 17 milion vizitorë do të kenë vizituar vendin tonë deri në fund të vitit dhe ne ndërkaq po punojmë të thyejmë rekordin e këtij viti në 2008," tha ministrja greke e zhvillimit të turizmit Fani Palli-Petralia. Megjithë goditjen e gushtit, asnjë vendpushim apo strukturë e madhe turistike nuk ka raportuar anullime në masë, tha ministrja.

Ky është një lajm i mirë për një vend që pësoi dëme të mëdha në sektorët e tjerë. Rreth 184,000 hektarë me bimësi u dogjën nga zjarret. Së paku 1,500 shtëpi u shkatërruan bashkë me 72,000 kafshë dhe më tepër se 4.5 milion ullinj. Vlerësimet e qeverisë për humbjet janë midis 1.5 dhe 1.7 miliard euro ndërsa disa ekspertë u cituan nga shtypi ta shpinin shifrën në 3 milion euro apo më tepër.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përtej Egjeut, ndërkohë, turizmi në Turqi vazhdon të shkojë përpara. Numri i vizitorëve u rrit më tepër se 16% në shtatë muajt e parë të këtij viti. Rreth 13 milion turistë të huaj vizituan vendin, sipas të dhënave zyrtare. Vendpushimi më popullor i vendit, Antalia, priti 5.5 milion vizitorë në tetë muajt e parë të vitit. Gjermanët vazhdojnë të përbëjnë grupin më të madh, pasuar nga rusët.

Më tepër se 700,000 turistë vizituan Stambollin, qendrën më të madhe kulturore, historike e të biznesit të Turqisë, vetëm në gusht. Dikur kryeqytet i Bizantit dhe pastaj i Perandorisë Otomane, qyteti i mahnit vizitorët me muzeumet, pallatet, xhamitë, kishat dhe pazaret e tij.

Pas vizitës së Papës Benedikt XVI vitin e shkuar, qyteti Selxhuk e gjeti veten në hartën turistike me numrin e vizitave që u rrit me 30% në shtatë muajt e parë të vitit. Selxhuk ka shumë mbeturina historike të krishtërimit të hershëm, duke përfshirë një shtëpi që shumë besojnë se është vizituar nga Virgjëresha Mari dhe Ajasoluk Hill ku Shën Gjoni shkroi Ungjillin.

Kontribuan: Svetla Dimitrova (Sofje), Zoran Nikolovski (Shkup), Gabriela Preda (Athinë) dhe Ajhan Shimshek (Ankara)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di