Qyteti industrial do të bëhet parajsë për parallinjtë

24/09/2007

Një projekt i madh investimi në Tivat ka për qëllim ta kthejë kantierin detar 24 hektarësh të qytetit në një marinë mega-jahtesh, duke e bërë qytetin një qendër për turizmin e lartë.

Nga Robert C. Ostin për Southeast European Times – 24/09/07

photo

Tivat është një qytet bregdetar në jugperëndim të Malit të Zi, vendosur në gjirin e Kotorrit. [MontenegroPhoto.com]

Nga çdo pikpamje Mali i Zi pati një verë të mirë për turizmin. Ajo nuk ishte pa probleme, për shkak të disa problemeve munduese të infrastrukturës, veçanërisht lidhur me rrugët dhe furnizimin me ujë.

Megjithatë, vendi bërë i pavarur së fundmi vazhdon të bëjë përpjekje drejt objektivit të tij për t'u bërë një destinacion i parë turistik në Evropë. Edhe Rolling Stonët ndaluan këtu, duke tërhequr një turmë të madhe për shfaqjen e tyre të korrikut në Budva. Mik Xhager dhe shokët e tij të grupit nuk e fshehën se sa përshtypje u kishte lënë vendi, bregu dhe hotel Splendid i mrekullueshëm i qytetit.

Mali i Zi ka parë një rritje të madhe në të ardhurat dhe numrin e vizitorëve ndërkombëtarë në 2006 e 2007. Ministria e turizmit thotë se sezoni i kaluar ishte më i miri në 20 vjet. Për ata që kërkojnë prona të lira në bregdet është ndoshta tepër vonë: investitorët vendas e të huaj janë tashmë atje dhe çmimet duket të rriten për ditë.

Projekti Porto Montenegro në Tivat nisur nga industrialisti kanadez dhe kryetari i Barrick Gold, Peter Munk, është më e madhja ndërmarrje deri tani. Ai parashikon një marinë masive mega-jahtesh në kantjerin e mëparshëm Arsenal i cili zë rreth 24 hektarë.

Munk ka tani një qera 90-vjetësh mbi vendin dhe ekipi i tij lokal po shkon përpara me mendjen për ta patur fazën e parë të projektit të hapur në 2009. Faza e parë përfshin rreth 200 apartamente, 300 vende bankine dhe shumë restaurante e dyqane.

Investimi do të kapitalizohet në rritjen mahnitëse të industrisë së mega-jahteve. Shumë e konsiderojnë udhëtimin nga Venecja në Korfuz dhe ishujt e Jonit si një nga zonat më të mira të kruizeve në botë. Tivati është mu në mes.

photo

Kantjeri Arsenal shkoi nga 1,500 punëtorë në vitet 1980 në më pak se 500. [State.gov]

Megjithë vendin e vet premtues, Tivati deri tani nuk ka qenë kurrë një vend i madh turistik. Kantjeri Arsenal me mbi 100 vjet traditë, ishte motorri i ekonomisë së qytetit dhe falë tij, ai ishte një qytet industrial. Të tjera vende përgjatë bregdetit malazes si Shën Stefan, Budva dhe Kotorr janë më mirë të njohur. Historia e Tivatit është historia e Arsenalit. Megjithatë, ndryshimi i kontekstit gjeopolitik e vuri të ardhmen e industrisë në dyshim. Arsenali shkoi duke patur 1,500 punëtorë në vitet 1980 në më pak se 500 përpara se të merrej nga Munk.

Tani një transformim total kërkohet në çdo nivel. Kryebashkiaku i qytetit Dragan Kankaras gjeti se vizioni i Munk ishte shumë në përputhje me mendimin e tij për të ardhmen e Tivatit. Ideja është e thjeshtë: transformoje Tivatin nga një pikë tranzite në një destinacion final dhe bëje atë dukshëm të ndryshëm nga ajo që është gjëkundi tjetër gjatë bregut.

"Pak mund të fitohej duke kopjuar atë që është gjëkundi tjetër në Malin e Zi," thotë Kankaras. Sipas kryebashkiakut, qyteti mund të ishte i pari në turizmin nautik, kulturor dhe ekologjik. Ai ka një kanavacë të bardhë për të krijuar mbi të diçka unike e të re, duke shmangur gabimet e së kaluarës.

Kankaras thotë se çështja kyçe për të është të bindë punonjësit e Arsenalit se ndryshimet do të sjellin përfitime afat-gjata. Kjo nuk është punë e lehtë pasi 13,000 banorët që banojnë në Tivat janë të lidhur ngushtë me kantjerin. Kankaras u përpoq shumë për të siguruar zbatimin e një programi social për njerëzit që humbasin punën nga mbyllja e tij. Ai ka bashkëpëunuar gjithashtu me zyrtarët kombëtarë e lokalë për të zhvilluar programe në mënyrë që njerëzit mund të ritrainohen për karierë në sektorin e turizmit. dhe veçanërisht në strukturat e riparimit të jahteve që do të vijnë me projektin.

Projekti i Munk përfshin gjithashtu një nismë të rëndësishme në arsimin e lartë me fonde në dispozicion për studentët nga rajoni për të studjuar në universitet dhe uorkshope në trainimin në sektorin e turizmit në partneritet me fakultetin e turizmit e të menazhimit të hotelit të Universitetit të Malit të Zi në Kotorr.

Projekti Porto Montenegro është dukshëm i ndryshëm nga investimet e tjera në Malin e Zi, përqëndruar në nivelin e sipërm, turizmin e veçantë. Kankaras pret që Tivati do të ngrihet në një standard të ri me qytetin që pritet të ketë komplet një faqe tjetër në vitet që vijnë.

Për Kankaras, projekti ka të gjithë përbërësit për suksesin. Tivati ka ndërkohë një aeroport, vendosur 4 km më tutje, duke ofruar një nivel aksesi që nuk gjendet gjëkundi tjetër në bregdet. Projekti i Munk parashikon gjithashtu për një marinë të veçantë, me riparimin e plotë të anijeve dhe strukturat e shërbimeve dhe një fushë golfi. Drejtori menazher i projektit Porto Montenegro, Oliver Korletë, thotë se projekti "do të ngrejë një industri të qëndrueshme afat-gjatë që do të ndërtojë një bazë aftësish që e bën Tivatin një qendër globale për turizmin nautik."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading