Ndizet ethja elektorale në Kroaci

10/09/2007

Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis Bashkimit Demokratik Kroat dhe opozitës kryesore Social Demokrate.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 10/09/07

photo

Zgjedhjet do të caktohen për këtë vjeshtë. [Getty Images]

Kroacia do të mbajë zgjedhjet parlamentare këtë vjeshtë, ndonëse data e saktë nuk është vendosur ende. Zgjedhjet do të jenë një betejë midis dy partive kryesore në vend: Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) konserrvator, qeverisës dhe opozitës së majtë të Social Demokratëve (SDP).

Sondazhet sugjerojnë një garë emocionuese e të paparashikuar. Aktualisht SDP kryeson por me një diferencë më të vogël se 3%. Për secilën parti, çdo hap i gabuar mund të kushtojë shtrenjtë. Të dy partitë synojnë në tërheqjen e sa më shumë votuesve ndërsa u shmangen gafave.

Kryeministri Ivo Sanader thotë se HDZ do të shpejtojë proceset e reformës dhe do të forcojë luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit tjetër të saj. Objektivi i tij kryesor për mandatin aktual, që filloi në 2003, ishte të sillte Kroacinë më pranë BE dhe NATO. Procesi i integrimit ka qenë fusha më e dukshme e suksesit e Sanaderit. Kroacia u bë një vend kandidat zyrtar i BE në 2004 dhe pret të përftojë anëtarësimin deri në 2010. Vendi pret gjithashtu të bashkohet me NATO në takimin e Aleancës të prillit 2008.

Për ofertën e Kroacisë për të shkuar përpara, vendit i duhej të të përmbushte pengesat e mbetura nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së. Kjo ishte një provë e hershme e rëndësishme për Sanader, pasi çështja kryesore e pazgjidhur ishte statusi i Ante Gotovinës, një ish gjeneral që ende gëzon përkrahje të konsiderueshme. Sanader e bëri të qartë se qeveria e tj ishte gati të bashkëpunonte me zyrën e prokurores së përgjithëshme të OKB-së. Ky synim u finalizua me arrestimin e Gotovinës në ishujt Kanarie.

photo

Dy kandidatë kryesorë për kryeministra janë kryeministri aktual Ivo Sanader dhe Ljubo Jurçiç i SDP. [Ilustrim i SETimes]

Sanader, 54 vjeç, ka parashikuar gjithashtu përmirësime në gjendjen ekonomike të vendit me një rritje vjetore prej 4%. Përveç kësaj, qeveria e tij ka zbatuar reformat gjyqësore dhe nxiti të drejtat e pakicave.

Megjithë këto suksese, kryeministrit i duhet të luftojë shumë për të mbajtur postin e tij. Ai ndeshet me një sfidë të fortë nga kandidati i SDP Ljubo Jurçiç, një ekspert financiar që ka hartuar programin ekonomik të opozitës.

Jurçiç, 53 vjeç, është një profesor ekonomie në Universitetin e Zagrebit dhe shërbeu si ministër i financave nga 2000 në 2003. Zgjedhur nga kreu i vdekur i partisë Ivica Raçan, Jurçiç është parë si një person ambicioz por me këmbë në tokë që favorizon plane konkrete për të rritur ekonominë.

Në qoftë se SDP fiton zgjedhjet, Jurçiç do të bëhet kryeministër. Kreu i SDP Zoran Milanoviç, pritet gjithashtu të mbajë një post të lartë, nën-president, ministër i jashtëm apo kryetar parlamenti.

Pasi SDP humbi zgjedhjet në 2003, Raçan nisi të punojë ngushtë me Jurçiç për të krijuar një strategji që do të udhëhiqte partinë përsëri në pushtet. Atë kohë, Jurçiç nuk ishte anëtar i partisë, por një mbështetës i pavarur. Ai u bashkua me SDP pas vdekjes së Raçan në prill ndërsa partia hynte në një periudhë të re politike. Me qëllim që të nxisë kandidaturën e tij, Jurçiç ka hartuar një plan për të rritur të ardhurat kombëtare dhe për të shpejtuar zbatimin e reformave përparësore të ekonomisë.

photo

Kreu i mëparshëm i SDP, Ivica Raçan punoi ngushtë me Ljubo Jurçiç mbi një strategji të re për partinë. [Getty Images]

SDP planifikon të ngrejë rritjen industriale nga 4% që është në 8% në vitin e parë të mandatit të saj. Kjo do të shtyjë lart sektorët e tjerë, duke rritur PKB-në në 6% pas 12 muajsh. Së bashku me rritjen në prodhimin e vendit, thotë Jurçiç, do të ketë paga më të larta, pensione dhe përfitime.

Partia po premton gjithashtu të financojë zhvillimin e infrastrukturës në pjesë të tjera të Kroacisë, duke nxitur kësisoj njerëzit për të punuar në qytetet e vegjël. Rregullime do të bëhen gjithashtu në sistemin e taksave me taksat e reja të vëna mbi pasuritë dhe fitimin e kapitalit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përveç Sanader e Jurçiç, dy kandidatë të tjerë po kandidojnë për kryeminstër. Radimir Caçiç nga Partia Popullore Kroate (HNS) e qendrës së majtë hodhi kandidaturën e tij më parë këtë vit, duke futur fushatën derë më derë në vend. Caçiç donte të bashkonte të majtën dhe qendrën politike por propozimi i tij nuk u pranua nga "vëllai i madh" i partisë në të majtë të spektrit politik, SDP. Ata donin të kishin kandidatin e tyre dhe të qenë të lirë nga koalicionet përpara zgjedhjeve. Në të djathtë, kreu i Partisë Kroate të të Drejtave (HSP) Ante Gjapiç ka hedhur gjithashtu kapelen në ring.

Presidenti kroat Stipe Mesiç nuk do të mbështesë asnjë kandidat duke thënë se posti i tij politik do të jetë i paanshëm dhe neutral.

Ndërsa publiku ende pret një vendim përfundimtar për datën e zgjedhjeve, të veçantat e sistemit të votimit janë ndërkohë të mirënjohura. Ka dhjetë njësi zgjedhore në Kroaci, bazuar në gjeografinë dhe popullsinë. Në çdo njësi, 14 kandidatë janë zgjedhur në bazë të sistemit zgjedhor proporcional. Pragu i zgjedhjeve është 5%. Parlamenti do të ketë tetë kandidatë që përfaqësojnë pakicat kombëtare.

Pavarësisht nga përfundimi, zgjedhjet do të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar. Kroacia, në zgrip të bashkimit me dy organizma euro-atllantikë, pritet të mbajë zgjedhje që janë të lira e të ndershme.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment