13/08/2007
Synon propozimi i presidentit francez Nikolas Sarkozi thjeshtë pengimin e ofertës së Turqisë në BE apo ai zgjat premtimin e përfshirjes më të madhe të BE me cakun mesdhetar?
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 13/08/07
![]() Një komunitet ekonomik vendesh në rrethin mesdhetar, përgjatë vijave të një BE të herëshme, është baza për planin. [Getty Images] |
Presidenti frëng Nikolas Sarkozi i cili ka qenë zëlartë në kundërshtimin e tij ndaj anëtarësisë së Turqisë në BE, ka sugjeruar formimin e një Bashkimi Mesdhetar si një alternativë. Ky do të mblidhte vendet evropiane, të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut të buzës mesdhetare në një komunitet ekonomik përgjatë vijave të një BE të herëshme. Propozimi është bërë subjekt i një debati të nxehtë anembanë Evropës dhe më tej.
Ideja e një Bashkimi Evropian nuk është e re; ajo ka qarkulluar midis vendeve evropiane për më shumë se një dekadë. Turqia nuk ka qenë kurrë një temë qendrore në diskutimet megjithatë: fokusi ka qenë në adresimin e problemeve të dyndjes së imigracionit në Evropë dhe ekstremizmit në rritje islamik midis vendeve afrikane e arabe në rajon. Kritikët thonë se Sarkozi thjeshtë kërkon një pretekst të përshtatshëm për të eleminuar ofertat për në BE të Turqisë dhe vendeve të tjera kandidate në Ballkan.
Megjithatë, ai ka fituar mbështetje. Një miratim kumbues erdhi nga presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak. "Personalisht, unë mendoj se është një propozim i shkëlqyer, që ka nevojë të studjohet," u tha Mobarak gazetarëve pas një takimi me Sarkozin në Paris. "Ne jemi...ende duke reflektuar mbi këtë nismë. Ne shpresojmë se ajo do t'ja dalë; dhe ne mendojmë se është gjithashtu në interes të vendeve të Afrikës Veriore dhe të Evropës," tha ai.
Një tjetër anëtar i rëndësishëm, Spanja, bëri një masë surprizë këtë muaj duke hedhur propozimin e saj për një Bashkim Mesdhetar. "Momenti ka ardhur...për të ndërtuar një hapësirë të vërtetë gjeopolitike nëpërmjet ngritjes së një Bashkimi Mesdhetar," shkruante në El Pais ministri i jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos.
Duke përfshirë vende të BE dhe vendet mesdhetare, Bashkimi do të kishte një këshill me kryetarët e shteteve dhe qeverive që do të vinte udhëzimet e politikës strategjike, këshillin e ministrave, një komision të përhershëm për të vepruar si një sekretariat, një asamble të përforcuar parlamentare dhe bile edhe bankën e vet, thoshte Moratinos.
Një organizatë e tillë mund të merrte një rol kyç në rajon për të trajtuar problemet që shkojnë nga çështjet mjedisore te imigracioni, thoshte ai.
Disa e interpretuan propozimin e Spanjës si provë se Madridi po tërhiqet nga mbështetja për një kohë të gjatë për ofertën e Turqisë për në BE. Megjithatë, diplomatët sqaruan qëndrimin e vendit duke nënvizuar se Spanja nuk e sheh Bashkimin Mesdhetar si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Spanja, spjeguan ata, ka mbështetur tradicionalisht forcimin e dimensionit mesdhetar të BE dhe sugjerimi i Moratinos ishte në përputhje me këtë pikpamje.
![]() Disa e shohin propozimin e presidentin francez Nikolas Sarkozi si një orvatje për të mbajtur larg Turqinë nga anëtarësimi në BE. [Getty Images] |
Ndërsa Franca e Spanja mund të bien dakord mbi idenë e përgjithëshme të një bashkimi rajonal, ato duket se ndryshojnë në hollësira. Spanja e sheh atë si një shtrirje të Procesit të Barcelonës: politika e BE drejt vendeve mesdhetare.
Partneriteti evro-mesdhetar i Barcelonës i krijuar në 1995 në kulmin e procesit të paqes izraelite-palestineze u ndoq nga dështimi për të zgjidhur konfliktin arabo-izraelit. Objektivat përfshinin nxitjen e bashkëpunimit politik, ekonomik e kulturor, mbësdhtetjen e reformave politike e ekonomike në rajon dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë mesdhetare deri në 2010. Megjithatë, regjimet autoritare në Mesdheun jugor kanë treguar pak interes deri tani në reformat politike dhe ekonomike; ato i janë shmangur, në fakt, bashkëpunimit të ngushtë.
Spanja thotë se plani i saj ka për qëllim të kapërcejë difektet e Procesit të Barcelonës dhe të ndihmojë BE të bëhet më e angazhuar në rajon. Në ndryshim, disa e shohin propozimin e Sarkozit si një orvatje të Francës për të rritur ndikimin e saj në Mesdhe duke kufizuar Bashkimin në vendet bregdetare, duke përjashtuar kështu rivalët e saj të BE nga projekti.
"Unë mendoj se idetë e Sarkozit janë ekstremisht problematike...në qoftë se i merrni ato seriozisht," thotë bashkëpunëtorja e lartë shkencore e Qendrës për Studime të Politikës Evropiane, Mishellë Emerson. Ndërsa BE mund të konsiderohet që ndan Politikën e saj të Fqinjësisë midis degëve lindore e jugore, shkuarja pas një strukture më vete të Bashkimit Mesdhetar do të shkaktonte probleme të mëdha, argumenton ajo.
"Sarkozi ka sugjeruar disa mekanizma të tjera që do të qenë për shtetet bregdetare mesdhetare, vetëm bregdetare...kjo do të shkaktonte me të vërtetë një rrëmujë të madhe brenda BE. Kjo do të thoshte shkurtimin dhe shkatërrimin në themel të Politikës së Fqinjësisë dhe të Procesit të Barcelonës," thotë Emerson. "[Kjo] do të pengonte gjithashtu kaq instrumente praktikë të kompetencave të BE , për shembull në politikën e tregtisë, politikën e ndihmës, drejtësisë dhe çështjeve të brendëshme...në të gjitha këto gjëra anembanë Mesdheut, janë ngritur mekanizma brenda komptencave të BE."
Nga ana tjetër, historiani dhe shkrimtari francez Aleksandër Adler përshëndet Bashkimin Mesdhetar si një pikë të lartë potenciale të diplomacisë frënge. Duke shkruar në Le Figaro, ai parashikon se ai do të transformojë Procesin e Barcelonës të BE, do të nxitë bashkëpunimin midis vendeve magrebite dhe do t'u japë fund rivaliteteve të zgjatura.
![]() "Ka ardhur momenti... për të ndërtuar një hapësirë të vërtetë gjeopolitike nëpërmjet ngritjes së një Bashkimi Evropian," tha ministri i jashtëm spanjoll Migel Angel Moratinos. [Getty Images] |
"Mekanizmi i ri sugjeron heshturazi se sektorë të ndryshëm gjeografikë të botës muslimane janë pjesë e zonave më të gjera, që ata i ndajnë me jo-muslimanët," tha ai duke shtuar se Bashkimi mundet bile të nxisë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë.
Ankara, ndërkohë, nuk e përjashtuar pjesëmarrjen por ka theksuar se çdo Bashkim Mesdhetar nuk do të jetë alternativë e pranueshme për kërkimin e saj 44-vjeçar për t'u bërë një anëtar i BE. Zyrtarët turq kanë kërkuar për një propozim më konkret nga Sarkozi.
Turqia u njoh zyrtarisht si një kandidate për anëtarësimin në BE në 1999. Negociatat e pranimit në BE të vendit të cilat filluan dy vjet më parë pritet të marrin së paku një dhjetvjeçar për t'u kompletuar.
Kundërshtimet e Francës ndaj anëtarësimit të Turqisë kanë kontribuar, së bashku me një numër çështjesh të tjera, të tilla si ajo e debatit të Qipros, për një ngadalësim në proces. Në mos gjë tjetër, bisedimet e një Bashkimi Mesdhetar së paku kanë përqëdruar vëmendjen mbi marrëdhëniet në zhvillim të Turqisë me bllokun që shpreson të bashkohet. Në se kjo provohet një udhë e frytshme për diskutim apo një burim mërie, mbetet për t'u parë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes