Evropa juglindore e kthen "ikjen e trurit" në "fitim"

25/06/2007

Mbajtja e profesionistëve të aftë në vend është bërë një sfidë kyçe për shumë vende në rajon. Ndërsa kthimi në të kundërt i prirjes ndaj emigracionit mund të mos jetë gjithmon i mundshëm, qeveritë po punojnë me universitetet dhe organizatat ndërkombëtare për ta kthyer problemin në një vlerë.

Nga Gabriela Preda për Southeast European Times – 25/06/07

photo

Më të mirët dhe më të mençurit janë më të mundëshmit për të ikur jashtë. [Getty Images]

Termi "ikje e trurit" që e ka origjinën në vitet 1950, është zakonisht i lidhur me humbjen. Në Evropën Juglindore megjithatë, kjo përbën një dukuri më komplekse. Prirja mundet shpesh të përshkruhet më mirë si "qarkullim i trurit" pasi shumë të larguar kontribuojnë në ekonominë e vendit të tyre duke dërguar para për familjet. Ndërkohë, shumë vende në rajon po kërkojnë ta kthejnë "rrjedhjen" në "fitim" nëpërmjet kombinimit të nismave publike e private.

Miliona evropianë juglindorë lënë vendet e tyre në kërkim të një jete më të mirë gjëkundi tjetër. Shumë janë profesionistë tepër të specializuar dhe akademikë. Shumica, shkencëtarë, kërkues, menazherë të lartë dhe studentë, joshen nga mundësitë tërheqëse të karierës, rrogat dhe kushtet e përgjithëshme më të mira. Në të njëjtën kohë, vendet humbasin gjithashtu kapitalin human nëpërmjet "shpërdorimit të trurit" apo rrjedhjes së brendëshme të trurit, pasi specialistët lënë punët në fushat e tyre për të gjetur punë më mirë të paguara që nuk kërkojnë përvojën e tyre profesionale.

Pasojat kanë qenë serioze. Sipas raportit të UNESKO "Shkenca, Teknologjia dhe Zhvillimi Ekonomik në Evropën Juglindore", numri i kërkuesve ka rënë seriozisht gjatë dhjetvjeçarit të fundit. Shumë vende provojnë emigracionin në deri 70% të profesionistëve të tyre të aftë. Dy nga tre punë mësimdhënieje dhe kërkimi janë humbur në kampuset e univeristeteve, duke dëmtuar kërkimin shkencor dhe aftësitë e arsimit të lartë.

Në Bosnje dhe Herzegovina (BiH), për shembull, 79% e inxhinierëve kërkues, 81% e mbajtësve të gradëve master në shkencë dhe 75% e të diplomuarve me doktoraturë në shkencë kanë lënë vendin që nga 1995. Në Shqipëri, sipas të njëjtit studim, një humbje prej 40% është regjistruar në Universitetin e Tiranës, nga të cilët 90% qenë më të rinj se 40 vjeç. Kostot e këtij emigracioni ekonomik, lidhur me zhvillimin njerëzor dhe mirëqënien publike, janë të pallogaritëshme pasi qeveritë shumë herë përdorin burime të pakta për të subvencionuar edukimin dhe trainimin e specializuar të punonjësve, të cilët pastaj marrin nënproduktin e mundshëm ekonomik dhe social kur ikin. Vendet atëhere luftojnë të mbushin pozicionet në shërbimet e mirëqënies publike dhe i bëjnë ballë mungesave të aftësive në sektorët kyçë ekonomikë.

photo

Rrjedhja e kërkuesve dhe shkencëtarëve nga rajoni ka pasoja serioze. [Getty Images]

Por tani, sipas organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve, prirja po kthehet gradualisht në të gjithë rajonin, pasi emigrantët gjithnjë e më shumë kërkojnë të përdorin përvojën e tyre, aftësitë dhe kapitalin për t'u bërë partnerë realë në zhvillimin e vendeve të tyre.

Edhe kur shqetësimet rreth kushteve të jetesës apo paqëndrueshmëritë politike përbëjnë një pengesë për t'u kthyer, teknologjitë e reja lehtësojnë "pjesëmarrjen virtuale" në ndërtimin e vendit. Nismat e nxitura nga institucione të ndryshme ndërqeveritare apo kombëtare bëjnë të mundur ndarjen e njohurive dhe shndrrimin e përvojës së specializuar në kapital ekonomik, social dhe kulturor.

Universitetet anembanë rajonit ndërkohë, kanë qenë në frontin e parë të përpjekjeve për të kthyer "rrjedhjen e trurit" në "qarkullim të trurit". Projektet përfshijnë këmbimin e programeve që nxisin stafin akademik e kërkues të ndërmarrë periudha të shkurtra specializimi jashtë dhe krijimin e rrjeteve dixhitale.

Një projekt i përbashkët UNESKO/Hewlett Packard (HP) në zgjidhjet pilote për pakësimin e rrjedhjes rajonale të trurit u zbatua në 2003 në disa vende të Evropës Juglindore. Duke ofruar burime, duke përfshirë lehtësira teknologjike e financiare ndaj universiteteve të ndryshme, nisma ka mundësuar shkencëtarët e rinj nga rajoni të punojnë në kuadrin e projekteve të përbashkëta kërkimore me patriotët e tyre që jetojnë jashtë. Projekti ka ofruar rrjet teknologjie për universitete të ndryshëm nga Shqipëria, BiH, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

"Universitetet pjesëmarrëse ja dolën në krijimin e ekipeve të fakulteteve, shkencëtarëve dhe vendim-marrësve anembanë rajonit, për të punuar të gjithë së bashku," tha koordinatorja e programit Stamenka Uvaliç-Trumbiç. Në Universitetin e Beogradit për shembull, disa inxhinerë të rinj qëndruan në vend për të zhvilluar eksperimente duke përdorur teknologjinë e rrjetit kompjuterik. Për më tepër, në nivel rajonal, takimet e rregullta të projektit kanë vepruar gjithashtu si një stimul për kapërcimin e kufijve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading
photo

Universitetet kanë parë humbje të mëdha në stafin akademik. [Dosje]

"Jo vetëm që projekti forcoi aftësitë shkencore e arsimore në nivel kombëtar, por ai ka rivendosur dialogun midis kërkuesve të rinj nga rajoni pas vitesh të një komunikimi të prishur," tha Uvaliç-Trumbiç. Rrjetet e krijuara me mbështetjen e UNESKO-HP funsionojnë në mënyrë autonome, me objektiv ndarjen e përvojës novatore për të ndihmuar kërkuesit nga rajoni të konsolidojnë aftësitë lokale dhe të ndërmarrin kërkim përtej kufijve pa e lënë vendin e tyre përgjithmonë.

E ndërgjegjëshme për problemin strukturor potencialisht shkatërrues që ndesh sektori i arsimit rajonal, BE është bërë gjithashut një faktor kyç. Bashkimi mbështet kërkuesit nëpërmjet një serë programesh të tillë si Tempus (i cili synon në modernizimin e arsimit të lartë) dhe bursat Erasmus Mundus. Gjithashtu i ashtuquajturi proces i Bolonjës, ngritur në 1999 për të krijuar një hapësirë arsimore të unifikuar evropiane që rrjedh nga procesi i integrimit evropian, i ka dhënë një nxitje reformës së arsimit në Ballkan.

Së fundmi, vende të ndryshme anëtare të BE kanë zbatuar një "shkencë viza" e përcaktuar për të bërë më të lehtë për kërkuesit shkencorë të jo-BE të gjejnë viza pune brenda vendeve të Bashkimit . Direktiva e cila kaloi në 2005, do të përkthehet në ligje të vendit nga vendet anëtare të BE deri në tetor.

Sipas shumë ekspertëve, nismat e fitimit të trurit janë të ngadalëshme dhe kanë ndeshur shumë pengesa, së pari për shkak të mungesës së informacionit apo aftësisë për t'i zbatuar ato. Megjithatë, sipas shumë organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve, prirja po bëhet gradualisht pozitive. Një mendim i ri po zë vend gradualisht, ndërsa politikë-bërësit fillojnë të shohin se lëvizshmëria nuk duhet parë thjeshtë si një kërcënim. E kanalizuar siç duhet, ajo mund të japë përfitime për vendin dhe edhe të bëhet një vlerë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment