Një periudhë e re për romët e Rumanisë

20/11/2006

Sipas vlerësimeve zyrtare, romët llogariten në rreth 2.5% të popullsisë së vendit dhe numri i tyre aktualisht mund të jetë shumë më i madh. Ata janë gjithashtu një nga grupet më të pafavorizuar në Rumani, me 74% në varfëri. Ndërsa vendi përgatitet të bashkohet me BE po bëhen përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 20/11/06

photo

Regjistrimi i vitit 2002 gjeti se Rumania ka një popullsi të qëndrueshme rome prej 535,140 por disa vlerësime e shpien numrin e tyre në miliona. [Getty Images]

Europa është shtëpia e së paku 8 milion romëve nga të cilët gjashtë milion rrojnë në Evropën qendrore dhe lindore. Regjistrimi i fundit, në 2002 zbuloi se Rumania ka një popullsi të qëndrueshme rome prej 535,140 që shkon në 2.5% të popullsisë së vendit, por vlerësimet jozyrtare shkojnë deri në 2.5 milion.

Ekspertët në historinë e romëve janë dakord se popullsia vjen nga India dhe me gjasë iku që andej jo më vonë se shekulli i dhjetë. Megjithatë mbetet tepër e vështirë për të vërtetuar se kur ata u vendosën tamam në territorin rumun. Prova e parë e dokumentuar e romëve në Rumani shkon në 1374 kur Dani i Parë i ofroi manastirit të Voditës 40 romë si skllevër. Ky ishte një status që ata e patën për shekuj. Në 1424, romët e Transilvanisë udhëhiqeshin nga një voivodë (sundimtar) siç përcaktonte kushtetuta, por ky nen u hoq në 1588 nga asambleja e krahinës.

Në 1785, perandori Jozef II e ndaloi skllavërinë në Transilvani. Katër vjet më pas, romët e parë u pranuan në shkollat e kishat e krahinës. Punët qenë ndryshe në dy krahinat e tjera rumune, Molldavën dhe Vllahinë, që qenë ende nën sovranitetin otoman dhe kundër ideve moderne të Perëndimit. Ishte vetëm në 1855 dhe 1856 respektivisht që të dy ato ndaluan përfundimisht skllavërinë, nën presionin e shkrimtarëve dhe intelektualëve.

Shekujt e skllavërisë u pasuan nga persekutimet e zhvendosjet gjatë regjimit pro-fashist të Ion Antoneskut në Luftën e Dytë Botërore. Gati 38,000 romë rumunë vdiqën në Holokaust, sipas shifrave të ofruara nga Komiteti Rumun i Krimeve të Luftës. Diktatura pasuese komuniste i zhvendosi pastaj me forcë të gjitha komunitetet rome dhe konfiskoi pronat e tyre duke ndjekur objektivin e saj të krijimit të një shoqërie homogjene rumune.

Për një gjysmë shekulli, komunizmi u përpoq të fshehë këto probleme duke ushqyer iluzionin e utopisë. Me rënien e komunizmit dhe fillimin e periudhës tranzitore, megjithatë tensionet sociale shpërthyen dhe mediat rumune në lulëzim i frynë zjarrit, Në 1991, një fshatar rom në Bolintin Deal, vrau një rumun. Vrasja ngriti komunitetin rumun në fshat që u përgjegj duke i vënë flakën shtëpive rome. Dy vjet më pas, në 23 shtator 1993, tre romë u vranë në Hadareni të qarkut Muresh nga fshatarë të zëmëruar. Një nga të vrarët kishte qëlluar me thikë më parë një rumun. Krimi i tij shpuri në një ndëshkim kolektiv: 14 shtëpi të komunitetit rom u dogjën dhe 175 romë që jetonin në Hadareni për rreth 70 vjet, u përzunë nga fshati.

photo

Në korrik 2003, në Budapest, krerët e tetë vendeve të Evropës qendrore e lindore ranë dakord të nisin "Dhjetëvjeçarin për Përfshirjen Rome 2005-2015". [Romadecade.org]

Midis 1990 dhe 1993, së paku tetë romë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë gjatë shpërthimeve të dhunës kolektive, sipas një raporti lëshuar nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve. Ka patur gjithashtu shembuj të shpeshtë të abuzimit të romëve nga policia. Ashtu si krimet e dhunës private, të tilla ndodhin shpesh kaluan pa u ndëshkuar dhe ndonjëherë as nuk janë hetuar siç duhet.

Deklarata raciste janë bërë nga kreu i një partie ekstremiste të opozitës, Korneliu Vadim Tudor. Sipas një raporti të OSBE, ai thuhet se njoftoi në gusht 1998 një program me dhjetë pika që përfshinte "izolimin e kriminelëve romë në koloni të posaçme" me qëllim që të "ndalej transformimi i Rumanisë në një kamp cigan".

Qeveria ndërkohë u bë gjithnjë e më e ndërgjegjshme për nevojën për të nxitur dhe aplikuar një strategji për pakicën rome. Në shkurt 1997, qeveria krijoi Zyrën Kombëtare Rome si pjesë e Departamentit Kombëtar të Pakicave. Në tetor 2004, zyra u transformua në Agjensinë Kombëtare Rome, kryesuar nga një president me rangun e sekretarit të shtetit.

Në 2001, qeveria miratoi një strategji kombëtare për përmirësimin e cilësisë së jetës për romët. Ajo përcakton përparësitë nëpërmjet dhjetë fushave kryesore të veprimtarisë, duke përfshirë sigurimin shoqëror, shëndetësinë, drejtësinë, arsimin, komunikimin dhe përfshirjen qytetare. Një projekt 7.6 milion i PHARE ishte për të mbështetur strategjinë dhe përfundoi në prill 2006. Ndërkohë, Inspektorati i Përgjithshëm Rumun i Policisë ka nisur një program që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve midis policisë dhe komunitetit rom dhe për të rritur kapacitetin e policisë për t'ju përgjigjur efektivisht situatave të tensionit midis komuniteteve rome dhe jo-rome. Programi u zhvillua me ndihmën e Projektit të Marrëdhënieve Etnike dhe departamentit të drejtësisë administrative në Universitetin e Luizvillit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në korrik 2003, në Budapest, krerët e tetë vendeve të Evropës qendrore e lindore ranë dakord të nisin "Dhjetvjeçarin e Përfshirjes Rome 2005-2015", një projekt i iniciuar nga Banka Botërore dhe Instituti i Shoqërisë së Hapur. Objektivat e tij primare janë eleminimi i diskriminimit dhe varfërisë midis këtij komuniteti. Rumania mbajti presidencën e programit për një vit, nga korriku 2005 në korrikun 2006.

Në korrik 2006, Banka Botërore ra dakord t'i japë hua Rumanisë 58.5 milion për një projekt të përfshirjes sociale. Përfituesit përfshijnë disa nga grupet më të pafavorizuara në vend, pakicën rome, fëmijët në rrezik të lartë dhe institucionet e kujdesit të fëmijëve, personat me paaftësi dhe viktimat e dhunës shtëpiake. Projekti u zhvillua nën parimet e Strategjisë së re të Partneritetit të Vendit që kishte për qëllim të ndihmonte Rumaninë për të përmbushur angazhimet e saj në Memorandumin e Përfshirjes së Përbashkët nënshkruar me Komisionin Evropian.

Në më pak se dy muaj, Rumania do të bashkohet me BE. Koha është pjekur për t'ju drejtuar çështjeve të sektorit shoqëror me qëllim që përfitimet nga reformat dhe hyrja në BE të sillen te segmentet më të pambrojtura të shoqërisë. Me 74% që jetojnë në varfëri, një vdekshmëri foshnjore katër herë më të lartë se mesatarja e vendit dhe një papunësi zyrtare prej 13%, romët janë veçanërisht të rrezikuar. Regjistrimi i fundit i kryer në 2002, zbuloi se një e katërta e romëve janë analfabetë. Duke mos dashur të lënë traditat e tyre te respektuara për qindra vjet, duke përfshirë zakonin e martesave të fëmijëve në moshë të vogël, romët janë shpesh në marrëdhënie të këqia me autoritetet dhe ligjin.

Minority Watch, me bazë në Londër, sugjeron se Rumania dhe Bullgaria duhej të përdornin një pjesë të fondeve të tyre rajonale të zhvillimit për të përmirësuar jetën e romëve. Po të mos bëhen përpjekje të qëndrueshme, përmirësimet do të jenë vetëm afat-shkurtra. Dhe kjo është diçka që as vendi nuk mund ta përballojë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment