Biznesbërja në Evropën Juglindore

09/10/2006

Dy vende ballkanike qenë në listën e dhjetë reformuesve kryesorë të raportit të fundit të biznesbërjes të bankës Botërore. Anëtarët e ardhshëm të BE, Bullgaria dhe Rumania u renditën gjithashtu mirë lidhur me lehtësimin e biznesit.

Nga Georgi Mitev-Santek për Southeast European Times -- 09/10/06

photo

Një grua kalon para një dritareje në një dyqan veshjesh luksoze në Sofje. Raporti i Biznesbërjes 2007 i Bankës Botërore i jep Bullgarisë dhe Rumanisë renditje të lartë lidhur me lehtësimin e biznesit. [Getty Image]

Shumë njerëz në Ballkan do të qenë dakord se tërheqja e investimit të huaj është vendimtare për rritjen afat-gjatë dhe begatinë dhe për të bërë këtë kërkohet krijimi i një klime të favorshme biznesi. Një matje se sa larg ka përparuar rajoni është raporti i Biznesbërjes së Bankës Botërore.

Përgatitur nga banka dhe nga dega e saj e sektorit privat, Korporata Financiare Ndërkombëtare, raporti shqyrton prirjet e klimës së biznesit anembanë botës dhe rendit vendet sipas reformave të futura dhe lehtësia e kryerjes së biznesit. Siç mund të pritet nga një rajon në tranzicion, Evropa Juglindore tregoi rezultate të shkëlqyera në disa kategori dhe të dobta në disa të tjera.

Dy vende, Kroacia dhe Rumania, qenë në listën e dhjetë reformatorëve kryesorë, ndërsa Bullgaria dhe Rumania të dyja u renditën mirë në lidhje me lehtësimin e biznesbërjes.

Rumania qe e dyta globalisht në listën e reformuesve, duke pasë arritur përparim institucional në gjashtë nga dhjetë kategoritë. Vendi "thjeshtësoi procedurat për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe ngriti një zyrë të vetme për të përpunuar aplikimet," vuri në dukje Banka. "Më parë, sipërmarrësve u duhej të vinin rrotull në 5 agjensi të ndryshme."

Përveç kësaj, vendi reduktoi kohën e nevojshme për marrjen e dokumenteve të ndërtimit, miratoi rregullat e reja të punës që kishin për qëllim të inkurajonin biznesin për të marrë në punë punonjës pa përvojë pune dhe për të lehtësuar tregtinë përgjatë kufijve," thoshte Banka.

Kroacia gjithashtu u rendit lart (vendi i shtatë) në lidhje me reformat. Qeveria ka shkurtuar kohën e duhur për regjistrimin e pronës nga 956 në 399 ditë duke kompjuterizuar të dhënat dhe duke u dhënë më shumë kompetenca punonjësve. Ajo futi një pikë të vetme aksesi për regjistrimin e kompanive të reja. Këto ndryshime e kanë bërë atë të kryesojë në rajon dhe të jetë e shtata globalisht lidhur me reformat.

Serbia nuk hyri në listën e dhjetë reformuesve sivjet, ndonëse ishte kryesuesja botërore e vitit të kaluar. Megjithatë, vëzhgimi i Biznesbërjes e dallonte atë për arritjen e një nga "reformave më të guximshme" të 2007 dhe pikërisht atë të lehtësimit të procedurave të eksportit dhe importit në kodin e saj të ri doganor. Koha e kërkuar për të importuar mallra ka rënë nga 12 ditë nga 44 që ishte. Eksportimi i mallrave tani kërkon 11 ditë në vend të një muaji të tërë. Përtej kufirit, në Maqedoni, eksportet dhe importet kërkojnë respektivisht 35 dhe 32 ditë.

photo

Raporti u përgatit nga banka dhe dega e saj e sektorit privat, Korporata Financiare Ndërkombëtare. [Getty Images]

Rradha e dytë e renditjeve të përfshira në raportin e Biznesbërjes 2007 vlerësonte lehtësimin e të bërit biznes në 175 ekonomi anembanë botës. Rumania ishte gjithashtu mirë këtu, duke u renditur në vendin e 49-të. Po kështu dhe Bullgaria në vendin e 54-t. Të dy vendet të cilat janë në pragun e anëtarësimit në BE, kanë kaluar vendet anëtare të BE, Slloveninë (61), Hungarinë (66), Poloninë (75), Italianë (82) dhe Greqinë (109). E fundit nga këto, Greqia, ishte vetëm disa vende më lart se Shqipëria (120) dhe poshtë Bosnje dhe Herzegovinës (95) dhe Maqedonisë (92).

Megjithë paraqitjen e fortë lidhur me reformat, Kroacia ka përfunduar e fundit midis vendeve të SEE në listën e lehtësimit të biznesit, duke pasuruar përzjerjen e e lajmeve të mira e të këqija që karakterizojnë rajonin në tërësi.

Si tregues të posaçëm, raporti Biznesbërja 2007 vlerëson rregullat që prekin veprimtarinë e biznesit në dhjetë fusha: fillimi i një biznesi, trajtimi i licensave, punësimi i punëtorëve, regjistrimi i pronës, marrja e kreditit, mbrojtja e investitorëve, pagimi i taksave, tregtia përgjatë kufijve, zbatimi i kontratave dhe mbyllja e një biznesi. Së bashku, treguesit janë përdorur për të analizuar rezultatet ekonomike dhe për të nxjerrë konkluzione rreth efektivitetit të reformave.

Përsëri, vendet në tranzicion priren të jenë mirë në disa tregues dhe më pak mirë në të tjerë. Kroacia për shembull, regjistrohet dobët në kategorinë e mbrojtjes së investitorit. Në vendin e 156-të, ajo renditet vetëm 19 nivele më lart se Shqipëria. Të parat në rajon, në këtë kategori janë dy të gatshmet për në BE, Rumania dhe Bullgaria, të dyja në vendin e 33-të.

Megjithatë, Kroacia është mirë lidhur me zbatimin e kontratave, duke kërkuar vetëm 22 masa dhe 561 ditë me një kosto 10% të borxhit. Kjo kontraston me Bosnje dhe Herzegovinën ku për të mbledhur një borxh duhet të shpenzosh një të pestën e tij.

Raporti shqyrton gjithashtu procedurat për nisjen e një biznesi. Ai gjen se ato janë të thjeshta e të drejtpërdrejta në Rumani, duke kërkuar pesë shkallë dhe 11 ditë pa ndonjë depozitë të nevojshme për të përftuar një numër regjistrimi biznesi. Kostot e regjistrimit të biznesit në Rumani hanë vetëm 4.4% të të ardhurave kombëtare gros (GNI) për frymë.

Kjo kontraston me Shqipërinë, ku futja në biznes kërkon 344 shkallë dhe 22 ditë, me një kosto prej 287% të GNI për frymë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Maqedonia, ndërkohë, është prapa në procedurat e ekpsort/importit por ka bërë përparime në fusha të tjera: kodin e saj të punës. Ky ka lehtësuar rregullat në kushtet e kontratave, pagesën e mbikohës dhe të vështirësive. Koha e nevojshme për të formuar një kompani të re ka rënë më shumë se me gjysmën, nga 48 ditë 18. Bullgaria gjithashu ka ndrequr procedurat për fillimin e një biznesi të ri dhe ka reduktuar ngarkesën e taksave mbi firmat.

Normat e taksave janë më të ulta në Serbi e Turqi se sa gjëkundi tjetër në rajon, në Rumani për shembull. Në Serbi, sipërmarrësit duhet të bëjnë 41 pagesa dhe të paguajnë 38.9% të fitimit gros në taksa. Në Rumani, përkundrazi, kompanitë paguajnë 49% të fitimit gros, me 89 taksa.

Në përgjithësi, raporti gjeti se biznesbërja është lehtësuar në të gjithë botën në 2005-2006, me një total prej 213 reformave rregulluese në 112 ekonomi duke reduktuar kohën, koston dhe burokracinë e përfshirë. "Reformat duhet të lehtësojnë ngarkesën në të gjitha bizneset, i madh, i vogël, vendas, i huaj, urban e rural," thoshte një nga autorët e raportit, Simeon Xhankov.

"Në këtë mënyrë, nuk ka nevojë të marrësh me mend se nga do të vijë bumi tjetër i punëve. Çdo biznes do të ketë shansin të lulëzojë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment