04/09/2006
Megjithë vitet e krizës politike dhe ekonomike, shkëlqimi i Hollivudit ka ende për të kapur imagjinatën e njeriut të thejshtë në Serbi. Sipas shifrave nga arkat e kinemave, serbët vazhdojnë të jenë të dashuruar me filmat serbë, pavarësisht nga ndonjë rast i paqëlluar me buxhet të ulët.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times -- 04/09/06
![]() Industria e filmit po rritet, sipas shifrave të kasave. [Getty Images] |
Vitin e kaluar filmi më me fitim në arkat e kinemave në Serbi ishte filmi serb ""Mi nismo andjeli 2" (Ne nuk jemi ëngjëj, 2). Një komedi e lehtë rreth një njeriu të moshuar qyteti që e kupton se vajzës së tij i ka ardhur koha dhe është gati të takohet me djem, mundi të gjithë filmat e huaj që shfaqeshin, me 660,000 spektatorë, megjithëse një DVD pirate me filmin mbushi rrugët menjëherë pas daljes së tij në kinema.
Seritë e filmit, duke filluar me "Mi nismo andjeli" (Ne nuk jemi ëngjëj) në 1992 ishin një nxitje kariere për regjizorin serb Srxhan Dragojeviç. Filmi i tretë sapo ka filluar prodhimin.
I dyti në rresht për aq sa mund të shkojnë filmat e vendit, është "Ivkova slava" (Lavdia e familjes Ivko), një komedi rreth mentalitetit serb. Filmin e panë shtatë herë më shumë spektatorë se ç'panë filmin e tretë të Herri Poterit.
Karta e fortë vendase e këtij viti është "Shejtanov ratnik" (Luftëtari i shejtanit), një film i shkruar dhe regjizuar nga Stevan Filipoviç në bashkëpunim me Miroslav Momçilloviç. Biletaritë nuk presin të haen me atë të filmave të "ëngjëjve" pasi filmi është një komedi horrori rreth "yshtjes së shpirtrave të liq". Spektatorët vendas preferojnë komeditë klasike.
![]() "Mi nismo andjeli" (Ne nuk jemi ëngjëj), dhe vazhdimi i tij, qenë një nxitje kariere për regjizorin serb Srxhan Dragojeviç. [Wikipedia] |
Një nga filmat më të mëdhej me bashkëpunim midis ish republikave jugosllave këtë vit është "Karaula" (Kulla e rojes). Filmi me regji të kroatit Rajko Grliç është bazuar në një roman të Ante Tomiç, gjithashtu kroat. Veprimi ndjek një grup të rinjsh në shërbimin ushtarak në 1987 që përfundojnë të izoluar në një kullë roje në kufirin jugosllav midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Skenari, i shkruar gjithashtu nga Tomiç, përshkruan një të kaluar pa urrejtje me një shkëlqim nostalgjie. Filmi përfshin në aktorët kroatin Toni Gojanoviç, Sergej Trifunoviç nga Bosnjë dhe Herzegovina (BiH), Emir Haxhiafizbegoviç po nga BiH, Bogdan Dikliç nga Kroacia dhe Verica Nedeshka Trajkova nga Maqedonia.
Bashkëpunimi rajonal në filma ju jep të gjithë vendeve të përfshirë një ndjenjë pronësie: spektatorët e shohin filmin si vendas duke rritur numrin e biletave në arka.
Qendra e Filmit e Serbisë (FCS) po punon mjaft për ta nxjerrë industrinë serbe të filmit nga situata në të ciliën bërja e filmit reduktohet në entuziazmin e ekipit filmik dhe inisiativës individuale. Qendra i fton filmabërësit të aplikojnë për bashkëfinancim të filmave të tyre çdo vit. Pesë filma janë zgjedhur dhe grupi i filmave që kanë aplikuar këtë vit përfshinte 42 filma. Për shkak të financimit të kufizuar, buxhetet filmike në Serbi janë të ulta. Buxheti total i qendrës është 1.25 milion euro.
![]() "Sedam ipo" (Shtatë e gjysëm) u shfaq në Festivalin e Filmit të Sarajevës të këtij viti. [Fotografia nga Georgi Mitev-Shantek] |
FCS punon gjithashtu për të nxitur filmin serb jashtë. Këtë vit Festivali i Filmit i Sarajevës përshëndeti ngrohtësisht "Sedam ipo" (Shtatë e gjysmë), që u shkrua e u drejtua nga bashkëshkruesi i "ëngjëjve" Momçilloviç. Filmi fitoi gjithashtu katër Zlatna mimoza (mimoza të arta) në Festivalin e Filmit në Herceg Novi në Malin e Zi. Shtatë histori që detajojnë jetët e përditshme të qytetarëve të Beogradit dhe marrëdhëniet e tyre me shtatë mëkate vdekësore, përshkruhen në këtë komedi të zymtë.
Të tjerë filma të prodhimit serb janë shfaqur në festivalin e Kanës dhe veprimtari të tjera ndërkombëtare. Sipas raporteve dhe komenteve, kontakte të rëndësishme janë bërë në këto veprimtari me prodhuesit nga MB, SHBA dhe Hollanda.
Prodhuesit e huaj janë të interesuar në xhirimin e filmave në Serbi sepse atje ka një traditë të gjatë të filmbërjes, staf të përgatitur mirë e kosto të ulët dhe vende të shumta të bukura, thotë drejtori i FCS Xhorxhe Miliçeviç. Ato që mungojnë janë përjashtimi i taksave të tilla si ato në Rumaninë e afërt ku vitin e kaluar bashkëprodhimi i filmave i dha vendit 150 milion euro të ardhura.
Kinematografia serbe është nga më të vjetrat në Evropë. Libraria e Filmit Jugosllav që zyrtarisht është renditur si institucioni i tretë më i rëndësishëm filmik, festoi tani së fundmi 110 vjetorin e filmit në Serbi. Filmi i parë serb, dhe në Ballkan, u shfaq në 6 qershor 1896 në kafenenë e famshme sot të Beogradit, Zlatni Krst, më pak se gjashtë muaj pas demonstrimit të parë publik të "fotografive lëvizëse" në Paris.
Një industri me rritje të shpejtë, filmat, regjizorët dhe aktorët po rrëmbejnë zemrat dhe vëmendjen e tifozëve jo vetëm në vendin e tyre por edhe përtej.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes