Biokarburanti i Ballkanit mund të jetë në horizont

21/08/2006

Vendet e Evropës Juglindore po mendojnë rreth perspektivave të biokarburantit. Mund të bëhen Bullgaria, Rumania apo Serbia "mrekullia" tjetër "braziliane"?

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 21/08/06

photo

Me rritjen e përbotshme të çmimeve të naftës, disa vende të Ballkanit tregojnë interes për bionaftën. [Getty Images]

Me çmimin botëror të naftës në rritje, vendet në Evropën Juglindore po peshojnë në se mund të shpresojnë të pakësojnë vartësinë e tyre nga ky mall. Investitorët vendas e të huaj në Bullgari, Rumani dhe Serbi i kanë hyrë ndërtimit të prodhimit të fabrikave për prodhimin e karburanteve alternativë.

Deri tani, mundësia që bionafta të mund të përdorej si karburant motori është përqeshur në Ballkan. Po jo më tani. Karburanti i nxjerrë nga bimët industriale, kryesisht eterovajoreve dhe lulediellit, po kthehet në një investim të rëndësishëm. Rregullat e BE përcaktojnë se së paku 2 përqind e naftës në treg këtë vit duhet të jetë me origjinë bimore, me një rritje vjetore në treg me 0.75 përqind deri më 2010.

Rumunët qenë të parët që i hynë betejës për pjesë të tregut si të vendit ashtu dhe atij evropian. Vendi prodhon tani tre milion ton bionaftë në vit. Firma portugeze Martifer po ndërton një fabrikë bionafte në Lehliu Gara në qarkun e Kalarasit. Projekti 47-milion euro do të kompletohet deri në 2007. Është planifikuar një kapacitet i madh deri në 100,000 ton bionaftë në vit, një e treta e konsumit të karburantit që nuk ndot mjedisin të Rumanisë. Do të ketë punë për fermerët gjithashtu, pasi kjo sasi karburanti kërkon kultivimin e 50,000 hektarëve tokë.

Projekti i dytë, me vlerë 133 milion euro, drejtohet nga MAN Ferrostaal, një degë e MAN të Gjermanisë. Ajo po ndërton një njësi në Atel dhe Loamnes, në qarkun e Sibiut që në 2008 pritet të prodhojë 400 ton karburant në ditë nga 120,000 hektarë tokë.

Më së fundi, kompania e naftës Rompetrol ka shpresë gjithashtu për pjesën e saj të byrekut, me një prodhim vjetor prej 60,000 ton në 2007.

Në Bullgarinë fqinjë, shitësi lokal i karburantit EKO Petroleum njoftoi se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimin e një fabrike bionafte në Vidin, në pjesën verilindore të vendit. Struktura pritet të kushtojë rreth 60 milion euro. Deri në 2008 ajo pritet të prodhojë 150,000 ton bionaftë në vit nga 400,000 ton bimë eterovajore të kultivuara në 250,000 hektarë tokë.

photo

Biokarburanti nxirret nga bimët eterovajore. [Getty Images]

Serbia, ndërkohë, po planifikon të ndërtojë fabrikën e saj të parë vitin e ardhshëm. Një prodhues vendas nga sektori i vajit vegjetal, Victoria Group nga Sid në Vojvodinë, ka në plan të ndërtojë një fabrikë me vlerë 15 milion euro që do të prodhojë 100,000 ton bionaftë në vit nga eterovajoret, soja dhe luledielli. Në fakt, biokarburantet nuk janë të panjohura në Serbi. Në 1995, gjatë sanksioneve, Korporata Bujqësore e Kooperativës së Beogradit e cila ushqen kryeqytetin serb, prodhoi rreth 10,000 ton prej tij. Megjithatë, duhet ende që shteti serb të përfshihet.

Rëndësia e kontributit të shtetit mund të shihet nga shembulli i Brazilit. Gjatë krizës së parë botërore të naftës në 1973, kur çmimet u rritën katërfish, brazilianët u menduan shumë dhe gjatë. Bazuar në atë që atëherë ata importonin 80 përqind të karburantit të tyre, siç është rasti sot në Ballkan, ata harxhonin gjysmën e të ardhurave shtetërore për këtë mall. Për të dalë nga ky kurth, vendi i hyri një projekti që zëvëndësonte benzinën me etanolin e prodhur nga kallami i sheqerit.

Këtë vit, falë këtij vendimi Brazili do ta deklarojë veten të pavarur nga eksportet e naftës. Me një prodhim prej 3.6 miliard gallona etanol dhe 600 milion vlerë për eksport, Brazili po mbulon gjysmën e tregut botëror. Në tregun e tyre vendas, shtatë nga dhjetë makina përdorin etanol që kushton sa një e treta e benzinës. Ata po e futin atë edhe në industrinë e linjave ajrore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në një kohë kur çmimet botërore të naftës janë përsëri një burim shqetësimi ndërkombëtar, mrekullia braziliane po tërheq më tepër vëmendje se kurrë. Në Shtetet e Bashkuara, ku etanoli prodhohet nga misri, ka plane në proces për rritjen e prodhimit. Kërkimi shkencor i SHBA në nxitjen e kosto-efektivitetit mund të ishte me interes të konsiderueshëm për vendet e Ballkanit pasi prodhimi i etanolit nga misri është 30 përqind më i shtrenjtë se prodhimi nga panxhar sheqeri.

Ballkani natyrisht është në gjendje të prodhojë misër. Rumania ndërkohë prodhon rreth 10 milion ton në vit, Serbia, 6.3 milion ton dhe Kroacia 2.2 milion ton. Mundësitë për kultivim janë edhe më të mëdha.

Shembulli brazilian demonstron se qeveritë duhet të futin përdorimin e etanolit, pasi faza e parë është kurdoherë ekonomikisht me kosto jo efektive. Fermerët duhet të nxiten të rritin misër, bimë eterovajore dhe materiale të tjera. Qeveritë duhet të financojnë zgjerimin e rrjetit të stacioneve të mbushjes së karburantit të ri dhe duhet t'u kërkojnë institucioneve shtetërore të përdorin makina që përdorin bionaftën ose etanolin.

Hapi tjetër është ulja e taksave për makinat "miqësore ndaj mjedisit", pasuar nga kuotat për përdorimin e karburanteve biologjike. Çfarë ndodh kur këto të gjitha vijnë së bashku? Dega braziliane e Volksvagenit mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Vitin e kaluar ajo priti më tepër se 38 delegacione nga mbi një dyzinë vendesh, të gjitha të interesuara në makinat me karburant fleksibël.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment