Ta bëjmë Kosovën të qëndrueshme

07/08/2006

E rëndësishme lidhur me zgjidhjen e statusit është se, vetëm arritja e saj nuk do të zgjidhi problemet urgjente me të cilat po përballet provinca ose të garantojë një të ardhme të qëndrueshme, shkruan profesori i Universitetit të Torontos Robert Austin.

Nga Robert C. Austin për Southeast European Times – 07/08/06

photo

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (në të djathtë) dhe kryetari i Asamblesë së Kosovës Kole Berisha (në të majtë) flasin me shtypin mbas kthimit të tyre nga bisedimet për statusin në Vjenë muajin e kaluar. Shumë politikanë në provincë po fokusohen së pari mbi statusin dhe pastaj mbi ekonominë. [Laura Hasani]

Me bisedimet e statusit mbi fatin e Kosovës më në fund duke avancuar, perspektiva për qëndrueshmërinë ekonomike përbën një pyetje të rëndësishme. Pavarësisht nga rezultati i bisedimeve, krijimi i një ekonomie të shëndetshme është vendimtare. Që nga ndërhyrja e NATO-s në 1999, shumica e njerëzve mund të thonë se produkti kryesor i Kosovës është politika. Një vështrim i afërt mbi bilancin tregtar tregon se – 1.1 miliard euro nga tregtia e përgjithshme, vetëm 42 milion euro janë eksporte. Çekulibri krijohet kryesisht nga harxhimet e komunitetit ndërkombëtar dhe remitancat e shumta të dërguara në shtëpitë e tyre nga diaspora kosovare gjithmonë e zellshme, e cila dërgon rreth 600 milion euro në vit. Në anën tjetër, kaq shumë importe dhe taksat që i shoqërojnë ato, do të thotë që të ardhurat e doganave llogarisin rreth 70 për qind të buxhetit.

Me përjashtimin e dukshëm të Veton Surroit, kryetar i Partisë Ora, shumë pak politikanë të atjeshëm i përmendin këto çështje ekonomike serioze. Mantra në Prishtinë është fare e thjeshtë – statusi në fillim, pastaj çështjet ekonomike. Në thelb, asgjë nuk ka rëndësi më shumë se pavarësia. Kjo është në në mospërputhje me realitetin në vend. Në qoftë se popullsia e ka pranuar këtë linjë në 1999, ata nuk do ta pranojnë më. Në një vend të politikës dhe të asgjë tjetre veç politikës, politikanët e Kosovës kanë nevojë për lidhje më të forta me zgjedhësit e tyre të cilët po shikojnë për një plan veprimi drejt mirëqënies kur të mbarojnë bisedimet për statusin.

Kjo nuk do të thotë që njerëzit e Kosovës nuk mendojnë se çështja e statusit është vendimtare, por tani ata janë të bindur se një lloj pavarësie është e pashmangshme dhe ata duan që drejtuesit e tyre të mendojnë për problemin tjetër. Ndërkohë, Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë. Por askush në Beograd ka shpjeguar se si vendi do të jetë në gjendje të përballojë pagesat e nevojshme të transferimit të kapitalit për të mbijetuar Kosova dhe për të qenë pjesë e Serbisë.

Një gjë është e sigurtë. Sipas vëzhgimeve nga organizata me qendër në Prishtinë, Indeks Kosova, njerëzit e kanë kuptuar se problemi kyç është në të vërtetë papunësia. Ata nuk janë aq naivë të mendojnë se pavarësia do të çojë drejt një zgjidhje të menjëhershme. Kosova paraqet disa shifra të habitshme dhe shqetësuese. Papunësia llogaritet rreth 44 për qind. Rreth 47 për qind jetojnë në varfëri, me 13 për qind në varfëri ekstreme. Edhe sikur të marrim në konsideratë punësimin në ekonominë e zezë, situata nuk duhet e mirë. Jo më pak se 30,000 njerëz në moshë pune hyjnë në tregun e punës çdo vit, por me pak shanse. Çdokush ka nevojë vetëm të hedhi një sy në rrugët e Prishtinës për të kuptuar impaktin e vërtetë të papunësisë së rinisë, me perspektivën e problemit social si shqetësim të vërtetë.

photo

Një i papunësuar kosovar shqiptar pret në një nga udhëkryeqet në Prishtinë me shpresën e një pune të përkohshme. Papunësia është një nga problemet kryesore në provincë. [Getty Images]

Me gjithë këto që thamë, kush janë perspektivat e Kosovës? Mite ka me shumicë në Ballkan. Për shumë njerëz në Kosovë ekziston miti i pasurisë së burimeve të shumta minerale – sidomos në minierën e Trepçes. Me sa duket, ajo vetëm mund ta bëj vendin të qëndrueshëm. Megjithëse burimet natyrore mund të jenë një burim për qëndrueshmërinë ekonomike në planin afatgjatë, mungesa afërsisht e plotë e mënyrave të investimeve të huaja që po ecin me hap të ngadaltë, mund të bëjë që ato të mos ndihmojnë shumë.

Kosova po ashtu përballet me probleme të tjera serioze, disa prej të cilave mund të zgjidhen nga një rezolutë e statusit përfundimtar. Paqartësia aktuale do të thotë që Kosova nuk mund të marri hua të rëndësishme nga institucionet financiare ndërkombëtare për shkak të pamundësisë së saj për të nënshkruar garancitë. Po ashtu investitorët kanë preferuar të rrinë larg për shkak të kësaj, po ashtu dhe për shkak të imazhit të varfër të provincës. Kosova ka marrë disa vlerësime nga një studim i mbështetur nga USAID, i cili arriti në konkluzionin se ka një nga klimat e biznesit më të favorshme në Evropën e Lindjes. Megjithatë, investimet direkte të huaja janë jashtëzakonisht të ulta për shkak të sistemit ligjor, korrupsionit, rrogat e larta me një krah pune pak të kualifikuar dhe të shkolluar se në pjesën tjetër të rajonit, dhe një infrastrukturë gjysëm të shkatërruar.

Investitorët e huaj seriozë kanë të drejtë kur shprehin shqetësimin ndësa mësojnë se në qoftë se ata duan të vazhdojnë të prodhojnë, do të duhet të sigurohen më parë që kanë blerë gjeneratorë të mjaftueshëm sepse akoma në Kosovë mbizotërojnë probleme serioze lidhur me shpërndarjen e energjisë elektrike. Kompanitë e energjisë që përballen me borxhe të mëdha dhe pagesa faturash në Kosovë janë të parregullta në maksimum. Veç kësaj, disa prej pasurive më të rëndësishme të Kosovës duhet akoma të privatizohen, për shkak të dilemës lidhur me statusin e papërcaktuar.

Shqetësim i madh, sipas një raporti të fundit nga Zyra Mbështetëse e BE-së pranë UNMIK-ut, është impakti i pashmangshëm i zvogëlimit të misionit të OKB-së. Deri tani, nuk do të ishte e vështirë të arrihej në konkluzionin se të ardhurat nga remitancat dhe, më e rëndësishmja, paratë nga komuniteti ndërkombëtar, po mbështesin ekonominë e Kosovës. Norma e rritjes së Kosovës ka qenë e varfër në thelb falë rënies së asistencës së donatorëve në fazën pas-konfliktit dhe pas-rindërtimit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading
photo

Shumë në Kosovë besojnë se miniera e Trepçes mund të mbajë ekonominë e provincës. [Getty Images]

Raporti vlerësoi se që nga fillimi i tij në 1999, vetëm UNMIK ka shpenzuar 2.6 miliard euro me personelin, përfitimet dhe shërbimet në Kosovë (pjesa e ngelur e organizatave të tjera ndërkombëtare kanë shpenzuar afërsisht njësoj) dhe ja pse ata kanë rritur PBB-në e Kosovës me 9 për qind. Grupi Ndërkombëtar i Krizës theksoi se UNMIK krijoi një shërbim civil që numëron gati 70,000 njerëz ndërsa Sllovenia, një vend me një popullsi të ngjashme, ka vetëm 20,000 punonjës civilë. Çdo zvogëlim, ose edhe zvogëlim i pjesshëm, i pranisë së UNMIK-ut në Kosovë pritet të ketë disa efekte në kundërta. Pyetja kryesore është si të lehtësohen, sa më shumë të jetë e mundur, këto efekte sidomos kur ekonomia është krejtësisht e dobët dhe e varur.

Në thelb, Kosova ka akoma për të ecur në atë çfarë quhet me të vërtetë tranzicioni i saj drejt një ekonomi tregu. Një frikë e madhe është se kur do të fillojë me të vërtetë tranzicioni, kështu që Kosova mund të ndjeki hapat e fqinjes Shqipëri e cila ishte dëshmitare e tranzicionit më traumatik të regjistruar deri tani falë, midis të tjerash, polarizmit ekstrem, politizimit dhe vizionit të pamjaftueshëm midis elitave shqiptare.

Megjithatë lajmet nuk janë dhe aq të këqija. Siç u theksua, është regjistruar sukses në mbledhjen e taksave të kufirit dhe në mbledhjen e taksave lokale. Si pasojë e konfliktit, shoqëria kosovare tregoi një dinamizëm të vërtetë në procesin e rindërtimit. Statusi përfundimtar jo vetëm që do të garantojë një farë mbyllje të problemit të fundit të mbetur në Ballkan, por do të imponojë një farë normalizimi të jetës politike në Prishtinë dhe Beograd. Politikanët në të dyja vendet vendosin në qendër të vëmendjes të njëjtën gjë – pavarësinë e Kosovës – me njërën palë që thotë po dhe tjetrën jo. Një zgjidhje do të kërkojë një ndryshim të mirëpritur dhe të papritur të mënyrës se si drejtuesit bëjnë biznes pasi ditët e kurbanit duhet të mbarojnë. Kjo do të thotë se puna do të bëhet akoma më e vështirë për politikanët përderisa zgjedhësit e tyre në Kosovë dhe Serbi po kërkojnë para së gjithash stabilitet dhe premtimin që gjërat do të shkojnë më mirë.

Robert C. Austin jep mësim historinë dhe politikat e Evropës Juglindore në Qendrën Munk për Studimet Ndërkombëtare, Universiteti i Torontos.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment