Rumania përgatit një recetë për lugftën ndaj korrupsionit

31/07/2006

Jo shumë më parë, Rumania qe në rrezik për ta parë të shtyrë hyrjen e saj në BE për shkak të masave të pamjaftueshme të anti-korrupsionit, por vendi i ka kthyer gjërat. Shumë ja atriubojnë ministres Monika Makovei për mbështetjen e një lufte të vendosur për reformën.

Nga Xhelu Trandafir për Southeast European Times në Bukuresht – 31/07/06

photo

Rumania shpreson të hyjë në BE në 1 janar 2007. [File]

"Për herë të parë në historinë e vendit, askush nuk është përmbi ligjin.” Deklarata e komisionerit të zgjerimit të BE Olli Rehn mund të ketë tingëlluar e çuditëshme për disa anëtarë të Parlamentit Evropian. Vetëm dy vjet më parë, Bashkimi i kërkoi Komisionit Evropian të pezullojë bisedimet me Rumaninë për shkak të korrupsionit të fuqishëm. Dhe tani komisioneri i zgjerimit u tha atyre një tjetër histori.

Kjo është një histori suksesi megjithatë mbeten sfida të mëdha. Ka disa vjet tani qëkur autoritetet rumune morën hapin e parë të domosdoshëm për njohjen dhe pranimin e shkallës së problemit. “Një pikë kthese ishte pranimi se korrupsioni ishte një realitet,” thotë Xhonathan Shile, kreu i delegacionit të KE në Bukuresht. “Kur erdha së pari këtu, ju nuk nuk kishit mundësi ta zgjidhnit atë. Kjo ndryshoi në 2002-2003,” thotë Shile.

Por dhënia fund e mohimit është vetëm një hap. Mbajtja gjallë e luftës kundër korrupsionit kërkon gjithashtu vullnet politik. Administrata e mëparshme kryesuar nga Partia Social Demokratike (PSD) thoshte gjërat e duhura por nuk ja kishte qejfi të merrte hapat e domosdoshme. Si rezultat, korrupsioni i pakontrolluar vazhdoi, gjyqësori mbeti i paefektshëm dhe i bindur ndaj mjeshtrave politikë dhe Brukseli filloi të dyshojë angazhimin e qeverisë.

Tom Gallagher, profesor i Universitetit të Bradfordit, thekson rolin vendimtar të luajtur nga OJQ-të dhe mediat e pavaruara. “Ato tërhoqën vëmendjen e BE ndaj shembujve të qartë të korrupsionit dhe rritën ndërgjegjësimin e votuesve kundër kandidatëve që nuk ishin të pastër. Taktikat e tyre krijuese ndihmuan të nxisin indinjatën publike kundër një force mbizotëruese pas-komuniste , PSD e cila dukej e pathyeshme deri pak para humbjes së saj të pushtetit në zgjedhjet e 2004,” thotë ai.

Ndërkaq, një parti e rëndësishme e opozitës, e rinovuar në pragmatizmin e saj, e kapi mundësinë. Partia Demokratike e kryesuar nga Traian Bashesku ndërmori një reformë të dhimbshme. E pakët, por e pastër, ajo qe në gjendje të nisë një sullm të suksesshëm ndaj një strukture politike që ishte tepër në marrëdhënie me korrupsionin.

Bashesku u bë president i një vendi, oferta për në BE e të cilit qe seriozisht e rrezikuar nga një kusht mbrojtës i shtyrjes së pranimit, në qoftë se qeveria rumune do të vazhdonte të ishte e kënaqur vetëm me masat në letër.

"Ishte një sfidë e madhe,” tha Shile. “Dhe ishte një masë shumë e mirë emërimi i Monika Makoveit si ministre e drejtësisë, për shkak se ajo nuk ka bagazh politik.” Bashesku kishte mandatin popullor të sillte ndryshimin. Dhe tani ai kishte personin e duhur për të bërë punën. Ishte koha për veprim..

photo

Ministrja e drejtësisë Monika Makovei. [Getty Images]

Makovei, një ish prokurore 47 vjeçare kthyer në aktiviste të të drejtave, ndeshi kundërshtim të fortë nga një gjyqësor i ngritur me lidhje me të kaluarën komuniste. Megjithatë, ajo qe në gjendje të reformonte strukturën duke përdorur ilaçin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe konkurrencës për postet e larta. Teknikat e saj më të efektshme: deklaratat e hollësishme të pasurisë dhe ngritja e Zyrës së Anti-Korrupsionit (DNA).

Deklaratat e pasurisë dhanë “diçka të paparë në Rumani”, thotë Makovei. “U hetuan politikanë shumë të rëndësishëm, të pahetuar më parë“ pasi nuk spjeguan origjinat e pasurisë së tyre. Ditët e paprekshmërisë kishin mbaruar më në fund.

Makovei forcoi pavarësinë e prokurorëve duke prodhuar raporte të rregullta mbi efektshmërinë e tyre dhe duke garantuar përgjegjshmërinë e tyre. “Tani është një zinxhir përgjegjësish,” spjegoi ajo. “Në qoftë se DNA nuk kryen misionin e vet, unë do të isha e detyruar të kërkoj heqjen e shefit të saj. Përndryshe, do të hiqem vetë.”

DNA u provua të ishte efektive dhe e paanëshme. Ajo akuzoi ish kryeministrin Adrian Nastase për marrje rrushfeti por ka hetuar edhe krerë të shquar të koalicionit qeverisës aktual. “Pakë prokurorë janë të etur ta pranojnë ngarkesë. Nuk mund të thuash se ka entusiazëm të punosh me DNA,” shton Makovei.

Vullneti i pavendosur politik është një shqetësim sipas ministres. “Në krye, nuk kishte opozitë politike,” kujton ajo. Por angazhimi politik qe ulur ndërsa anti-korrupsioni u provua si i vërtetë. Opozita ka lëvizuar nga struktura gjyqësore në bankat e parlamentit . Politikanët e lartë të koalicionit qeverisës përpiqen të ndryshojnë mënyrën e emërimit të shefit të DNA.

"Ky ndryshim ndodhi pasi ata kuptuan se DNA është një institucion vërtet i pavarur që ata nuk mund ta kontrollonin. Ka një frikë midis politikanëve ndaj kësaj DNA punëtore e të pavarur,” thotë Makovei.

photo

DNA ka hetuar ish kryeministrin Adrain Nastase (djathtas) dhe zyrtarë të tjerë. [Getty Images]

Edhe mbështetësit e saj të fortë të mëparshëm nga Partia Demokratike kanë filluar taq largojnë veten dhe Makovei është gjetur në vështirësi tani për të arritur miratimin e pjesëve përfundimtare të legjislacionit anti-korrupsion: ligjin mbi financimin e partive politike dhe ngritjen e Agjensisë së Integrimit ngarkuar me deklarimet e pasurive.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vendosmëri e hekurt mund të kërkohet për të parë procesin t’ja dalë. Dhe në 18 muajt e saj të punës, Makovei ka treguar se e ka atë. Për më tepër, ajo gëzon mbështetjen e aleatëve të fuqishëm jashtë vendit.

"Një pjesë e madhe e suksesit të pranimit të Rumanisë do të ishte arritur në sajë të Znj. Makovei," deklaroi komisioneri për drejtësinë Franko Fratini. Megjithë këto fjalë urimi nuk është koha që Rumania të pushojë në lavdi. Rehn e ka vonuar fjalën e fundit nëse pranimi në BE do të kryhet në 1 janar të 2007 deri në shtator, siç ishte planifikuar, ose do të vonohet nën klauzolën e ruajtjes. Më së fundi nuk është e mjaftueshme që një ministre të ngrejë një luftë kundër korrupsionit. Rumanisë do t’i duhet të bindë Brukselin se egziston nje recetë e qendrueshme.

A mundet që këndvështrimi rumun të zbatohet në Ballkanin Perëndimor? Sipas Gallagherit ka ndryshime të rendësishme. Ndryshe nga Rumania këto vende kanë një traditë të mafias së dhunshme që është relativisht e stakuar nga partitë kryesore. BE ka nevojë të forcojë operacionet kundër mafias duke patur sigurinë e vet në rrezik. Keshtu BE ka mundësi të angazhohet më shumë“.

Përvoja e Rumanisë megjithatë nënvizon rendësinë e fuqizimit të reformistëve të Ballkanit Perëndimor. “BE ka nevojë të bashkojë me efektivitet forcat me aktorët lokalë pro reformës. Kjo ndodhi vetëm mbasi PSD humbi pushtetin në 2004 dhe kjo shpjegon pse strategjia e pranimit ne Rumani ka qenë e mbushur me veshtirësi,” tha Gallagheri.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment