Nga Serbia në botë për një grusht eurosh

03/07/2006

Me çmime që nisin nga 9 euro, studentët e Beogradit së shpejti do të jenë në gjendje të vizitojnë familjen në Këln, të shohin Venecjen apo të kuptojnë pse Budapesti është quajtur "Parisi i Lindjes". Pronarët e biznesit të vogël do të jenë në gjendje të përballojnë një udhëtim në Perëndim për të paraqitur prodhimet e tyre ose për të nënshkruar marrëveshje. Linjat ajrore me kosto të ulët po vinë në Serbi, duke sfiduar mbizotërimin e flururuesit kombëtar JAT dhe duke hapur horizonte të reja për udhëtimin. Për shumë serbë megjithatë, vizat dhe mungesa e aksesit të internetit përbëjnë ende një pengesë.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd – 03/07/06

photo

Turistët qëndrojnë përpara një treni antik me avull në stacionin Mokra Gora në Serbi. Ky vend do të bëhet shpejt një destinacion për fluturime çarter në qoftë se një fushë ajrore ushtarake pastrohet për përdorim civil. [Getty Images]

Marrëveshja e qiejve të hapur nënshkruar në Salcburg nga ministrat e transportit të disa vendeve të Ballkanit dhe homologëve të tyre nga Islanda e Norvegjia, do të sjellë përfitime praktike për Serbinë. E para linjë ajrore me çmime të ulta për të bërë biznes në Serbi, Germanwings, ka në plan të përurojë një fluturim Beograd - Këln në 2 shtator dhe një linjë ajrore e vendit me çmime të ulta, Centavia (Linjat Ajrore të Evropës Qendrore) ka kërkuar licensë.

Shërbimi i Germanwings do të kushtojë nga 9 në 49 euro duke e bërë këtë disa herë më të lirë se fluturuesi kombëtar, JAT. Centavia, ndërkohë, ka në plan të fluturojë në Athinë, Frankfurt dhe Stamboll me gjysmën e çmimit të linjave të mëdha ajrore. Kompania serbe është regjistruar në Beograd dhe pilotët e saj po bëjnë ndërkohë trainimin në Angli.

Në rrafsh ndërkombëtar, kompanitë me kosto të ulët gjithnjë e më tepër po marrin copat e mëdha të lakrorit. Fitimi i Ryanair vitin e kaluar kapi 268.9 milion euro ndërsa Easyjet solli 99.8 milion euro. Fluturuesi i SHBA, Southwest Airlines u mburr me jo më pak se 435.1 milion euro.

U desh kohë për dukurinë të marrë forcë në Serbi. Një sipërmarrje nga manjati serb Miroslav Mishkoviç dhe firma e tij Delta Holding, Air Maxi, përfundoi me turp vitin e kaluar përpara se kompania t'ja dilte të blinte qoftë një avion të vetëm. Një figurë qendrore nga kjo sipërmarrje, ish drejtori i përgjithshëm i JAT, Prederag Vujoviç, është përfshirë gjithashtu në Centavia. Megjithatë, perspektivat për linjën e re ajrore duken më premtuese. Ajo ka siguruar një garanci bankare prej 400,000 euro për siguracionin dhe po merr me qera një avion britanik.

Ndonëse fluturimi i lirë mbetet në fazën embrionale, ai është ndërkohë një burim shqetësimi për JAT dhe drejtorin e tij Nebojsha Starçeviç. Kjo duhet pritur duke marrë parasysh humbjen e regjistruar të fluturuesit kombëtar prej 19 milion eurosh vitin e kaluar. Ajo shpreson ta sjellë sasinë në 3.7 milion euro këtë vit, por kjo arritje nuk do ishte shkak për eufori. Ndërkohë, shërbimi i pritur gjatë i JAT për në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara është penguar nga mohimi i një license.

JAT ka gjithashtu konkurrencë nga Montavia, një degë e Montenegro Airlines. Regjistruar në Nish si një firmë serbe, ndërkaq ajo po regjistron fitime me fluturimet në Zurih.

Starçeviç beson se kushtet nuk janë ende për një treg linje ajrore me kosto të ulët në Serbi. Megjithatë, JAT nuk ka më luksin e të bërit biznes si zakonisht. Presioni konkurues në rritje është çështje më tepër e "kur" se sa e "në qoftë se".

Për shtetasit e zakonshëm, një udhëtim i përballueshëm është një zhvillim më se i mirëpritur. Megjithatë, gëzimi për perspektivën e fluturimit në Evropë me 30 euro po pengohet nga dy gjëra: politika dhe teknologjia e papërshtatshme. Mbetet e vështirë të gjesh një vizë për në Perëndim po të kesh pasaportë serbe. Ndërsa ka shpresa për një lehtësim të regjimit të vizave për studentët dhe biznesmenët në të ardhmen e afërt, njerëzit e zakonshëm duhet të presin më gjatë që gjendja të përmirësohet.

Një tjetër problem është interneti. Firmat me kosto të ulët i shesin biletat e tyre vetëm nëpërmjet Ueb, por përdorimi për biznes i kompjuterave në Serbi është ende shumë i kufizuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Prapë, serbët mund të ngushgëllohen me faktin se procesi ka nisur. Sapo të fillojë, nuk do të jetë i lehtë të ndalet. Kaq është e qartë duke parë përtej kufirit, ku operojnë tashmë dhjetra kompani. Rumunët për shembull mund të fluturojnë lirë nga Bukureshti në Palermo nëpërmjet WindJet, apo me Cimber Air në Kopenhagen, ndërsa kroatët fluturojnë nga Zagrebi në Londër me WizzAir për vetëm 40 euro, i cili është çmimi që paguajnë shqiptarët për të fluturuar nga Tirana në Venecje me Alpi Eagles.

Të çarat në shërbimin ajror vendas mund të mbusheshin gjithashtu nga konkuruesit me çmime të ulta. Qyteti i Nishit, me ndihmën e qeverisë norvegjeze, ka hedhur para dhe përpjekje për rindërtimin e aeroportit të dytë më të madh serb, të cilit JAT është prirur të mos i japë rëndësi. Sipas drejtorit të aeroportit Radislav Radojkoviç, linja ajrore shtetërore nuk ka qejf të zhvillojë transportin midis qendrave të rëndësishme në Serbi. Si rezultat, aeroporti i Nishit po mbështetet gjithnjë e më tepër në shërbimet çarter të tillë si fluturimet e Thomson Ski që shpien turistë britanikë në malin Kapaonik.

Me të vërtetë, ndërsa fluturimi me kosto të ulët premton më tepër lëvizshmëri ndërkombëtare për qytetarët serbë, ai do të ndihmonte tërheqjen e turistëve nga gjithë bota në Serbi. Në të ardhmen e afërt, kompanitë çarter që u shërbejnë vizitorëve të huaj mund të fillojnë shërbimin në fushën ajrore të Ladjevcit, ndodhur pranë dy destinacioneve të rëndësishme turistike, malit Zlatibor dhe banjave të Vrnjackabanja. Autoritetet lokale po presin ndërkohë që ministria e investimeve kapitale të hapë fushën ajrore ushtarake për përdorim civil.

Një tjetër fushë ajrore ushtarake, Ponikve, ndodhet pranë Mokra Gora dhe fshatit të famshëm folklorik krijuar nga regjizori i filmit Emir Kushturica. Ponikve ka një nga pistat më të gjata në Ballkan, ka mot pa mjegull shumicën e vitit dhe mund të trajtojë të gjithë tipet e avionëve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment