Kroacia dhe procesi i shqyrtimit i BE

24/04/2006

Kroacia pret që faza e shqyrtimit të pranimit të saj në BE të përfundojë nga vjeshta e këtij viti. Procesi po shkon sipas planifikimit me pothuajse gjysmën e kapitujve të acquis communitaire të hapur deri tani dhe disa të kompletuar. Në të njëjtën kohë, kanë dalë probleme në fusha të ndryshme, duke përfshirë kufizimet kroate për pasuritë e patundshme, fushatat e sponsorizuara nga shteti për të nxitur prodhimet vendase dhe nevojën për të siguruar lëvizjen e lirë të punës. Harmonizimi i ligjeve kroate me ato të BE, në disa raste do të thotë pajtimi i domosdoshmërive politike të vendit me perspektivën evropiane.

Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb -- 24/04/06

photo

Përfaqësuesit e BE kanë diskutuar lidhur me një fushatë të sponsorizuar nga shteti që nxit konsumatorët të "blenë prodhime kroate". [Puris]

Negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në BE, nisur në tetor 2005, po vazhdojnë sipas planit. Me bisedimet aktualisht në stadin e shqyrtimit, kanë nisur të dalin disa sfida e probleme.

Më parë këtë muaj, për shembull, BE lëshoi një deklaratë që paralajmëronte Kroacinë se nuk po hiqte pengesat për blerjen e pronave nga shtetasit e BE duke shkelur kështu marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me bllokun. "Sipas protokollit të kapitalit të lirë, BE ka vënë re se Kroacia nuk po respekton detyrimet e saj ndaj SAA, që i lejon shtetasit e vendeve anëtare të BE të blenë prona të patundshme në Kroaci," thoshte një deklaratë zyrtare nga Brukseli.

Kjo është një çështje e diskutueshme në Kroaci, ku shumë shqetësohen se blerësit e huaj mund të rrëmbejnë pronat, duke përfshirë ato në ishujt kroatë. Veçanërisht emocione të ndjeshme rrethojnë rajonin e Istrias që ka qenë pjesë e Italisë për një periudhë midis dy luftrave botërore.

Bazuar në nevojën për të pajtuar kërkesat e BE me domosdoshmëritë politike vendase, mund të priten pengesa gjatë procesit të shqyrtimit dhe kjo nuk është hera e parë që Kroacia ka tërhequr ankesa. Për shembull, përfaqësuesit e BE kanë ngritur për diskutim një fushatë sponsorizuar nga shteti që nxit konsumatorët të "blenë prodhime kroate". Një fushatë e tillë, sipas përfaqësuesve, bie në kundërshtim me rregullat e BE duke ndikuar në mënyrë të parregullt zgjedhjen e konsumatorëve, duke diskriminuar prodhimet e huaja dhe duke penguar trajtimin e barabartë të mallrave në treg.

Rasti kroat i bën jehonë një të ngjashmi që ka të bëjë me Irlandën. Njëzet vjet më parë, ai vend e pa veten përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shkak të fushatës "të blemë prodhime irlandeze". Vendi e humbi gjyqin. Problemi ligjor bazë në të dy rastet ishte përdorimi i fondeve publike për të ndërhyrë në tregun e lirë.

Dhoma Kroate e Tregtisë e ka pranuar se fushata "bli kroate" nuk përputhet me rregullat evropiane. Ajo arsyeton megjithatë se Kroacia nuk është ende anëtare e BE dhe kësisoj nuk është e detyruar ende të respektojë acquis communitaire. Deri tani, thotë Dhoma, qeveria ka të drejtë të nxisë njohuritë e konsumatorëve lidhur me prodhimet kroate.

Përveç kësaj, thotë presidenti i Dhomës, Nadan Vidoseviç, nuk është se vendet anëtare të BE rrinë larg nxitjes së prodhimeve të tyre. "Puna është se disa anëtarë të bashkimit e bëjnë ende atë, vetëm se në mënyra të ndryshme," pretendon Vidoseviç.

photo

Grindja për gjirin Piran me Slloveninë pret zgjidhje, së bashku me një numër çështjesh të tjera kufitare. [Dosje]

Sido që të jetë, lëvizja e lirë e mallrave është një nga katër liritë që janë subjekt i procesit të shqyrtimit të BE. Të tjerat janë liria e kapitalit, e personave dhe shërbimeve. Këto "katër liri" janë sipas Brukselit, gurët e themelit të tregut të brendshëm të BE dhe sipas raportit të përparimit të KE në nëntor 2005, Kroacia ka ende një rrugë të konsiderueshme për të bërë që t'i garantojë ato.

Nga të katra, përparim më i madh është raportuar në lëvizjen e lirë të kapitalit, me KE që ka vëzhguar me kujdes lëvizjet e Bankës Kombëtare kroate për të liberalizuar lëshimin e sigurimeve në tregun vendas nga jo-rezidentët, investimin nga jo-rezidentët në sigurimet vendase dhe investimin e fondeve si dhe investimin nga rezidentët në sigurimet e huaja dhe fondet einvestimeve. Arritje e pakët u raportua në lirinë e shërbimeve ndërkufitare, me legjislacionin kroat që ka nevojë për rregullime me qëllim që të përmbushë kërkesat për lëvizjen e lirë të personave , duke përfshirë mos-diskriminimin ndaj punëtorëve emigrantë.

Një tjetër fushë ku kanë dalë tashmë vështirësitë gjatë procesit të shqyrtimit është ajo e harmonizimit të regjimit doganor të Kroacisë me acquis communitaire. Vendi ka një tepricë punonjësish të punësuar në kontrollin kufitar dhe deri në 1,000 nga ta do të humbasin punën ndërsa procedurat po sillen në vijë me rregullat e bllokut. Sapo Kroacia të fitojë anëtarësimin në BE, kufijtë me Hungarinë dhe Slloveninë nuk do të ekzistojnë më ndërsa kufijtë me Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH) dhe Serbi-Malin e Zi do të formojnë pjesë të kufirit të jashtëm të BE. Komplikimi i këtyre ndryshimeve janë çështjet e pazgjidhura kufitare, duke përfshirë grindjen për gjirin Piran me Slloveninë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Anëtarësimi ka pasoja të mundshme për kroatët etnikë që jetojnë në BiH dhe pjesë të tjera të ish Jugosllavisë. Sipas ministrisë kroate të punëve të brendshme, çdo vit 12,000 deri 15,000 kroatë etnikë aplikojnë për shtetësi kroate; sipas ligjit aktual ata mund ta marrin këtë pavarësisht se ku jetojnë. Jo-kroatët, ndërkaq, mund të bëhen shtetas në qoftë se banojnë në Kroaci për të paktën pesë vjet.

Kroatët që jetojnë në BiH dhe gjetkë kanë sprehur shqetësim se mund të humbasin shtetësinë e tyre të dyfishtë kroate. Megjithatë, BE dhe Kroacia janë orvatur t'i sigurojnë ata se kjo nuk do të ndodhë.

Gjatë shqyrtimit, BE kryen një analizë të legjislacionit të një vendi kandidat për të përcaktuar pajtueshmërinë e tij me me acquis, kapitull për kapitull. Në krye, përbërë nga 31 kapituj, acquis u rindanë në 35 për negociatat me Kroacinë dhe Turqinë. Pasi kryhet shqyrtimi individual i kapitujve, hapet rruga për të filluar negociatat e detajuara.

Shqyrtimi është bërë tashmë dhe në disa raste është kompletuar, për kapitujt e shkencës dhe kërkimit shkencor; arsimit dhe kulturës, prokurimit publik, politikës së konkurrencës; e drejta e ngritjes dhe liria për të ofruar shërbime; lëvizja e lirë e kapitalit; bujqësia dhe zhvillimi rural; lëvizja e lirë e mallrave; drejtësia, liria dhe sigurimi; doganat; prona intelektuale; prona sociale dhe punësimi; bashkimi ekonomik e monetar; peshkimi; siguria ushqimore; politika veterinare e fitosanitare; politika e ndërmarrjeve dhe industriale; shërbimet financiare dhe mjedisi. Zyrtarët kroatë thonë se ata presin që i tërë procesi i shqyrtimit të mbyllet deri në tetor 2006, gjatë presidencës finlandeze të BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di