Përparimi në reformën e mbrojtjes të Serbi-Malit të Zi

13/02/2006

Serbi-Mali i Zi ka arritur rezultate konkrete në orvatjen e vet për të modernizuar sistemin e mbrojtjes së vendit. Koha e shërbimit ushtarak, si edhe e shërbimit civil, është reduktuar për të kursyer kostot. Shumë agjensi janë konsoliduar dhe janë vënë nën kontrollin e ministrisë së mbrojtjes. Prona të panevojshme ushtarake janë shitur. Kuadri legjislativ është vënë në vend për reformat duke parashtruar objektivin e përgjithshëm të ndërtimit të një force moderne, profesionale që mund të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, raportet e përzjerjes ushtarake në fshehjen e kriminelëve të kërkuar të luftës ka hedhur një hije mbi përpjekjet e reformave.

Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 13/02/06

photo

Ministria e mbrojtjes po kërkon të ndërtojë një sistem që është plotësisht nën kontrollin civil dhe demokratik, që të jetë i përballueshëm, i integruar në strukturat euro-atllantike dhe i aftë të kontribuojë në stabilitetin rajonal. [AFP]

Megjithë përballjen e vështirësive të konsiderueshme, Serbi-Mali i Zi mund të krenohet me rezultate konkrete në modernizimin e sistemit të vet të mbrojtjes. Në tetor 2005, këshilli i ministrave miratoi legjislacionin që shkurton shërbimin ushtarak nga 9 në 6 muaj dhe shërbimin civil nga 13 në 9 muaj. Ndërkohë, forcat e armatosura të Serbi-Malit të Zi po shërbejnë si paqeruajtës në Burundi, Kongo, Bregu i Fildishtë dhe Liberi dhe do të marrin së shpejti misione të reja.

Reduktimet në kohën e shërbimit do të ndihmojnë të përmbushet një nga sfidat më të rëndësishme që përballon ushtria: nevoja për të shkurtuar kostot.

Natyrisht ndikimi është dramatik. Nga që rregullat e reja janë futur me prapaveprim, rreth një e treta e ushtrisë e pa veten befas gati për të lënë kazermat. Në nëntor 2005, kur klasa e qershorit u kthye në shtëpi, vendi e gjeti veten të mbetur me 8,000 ushtarë të trainuar. Kjo ishte një terapi shoku, ndoshta, por nuk kishte zgjedhje tjetër bazuar në ngushticën financiare ku është ushtria.

Përveç shkurtimit të të ardhurave, Serbi-Mali i Zi ndesh sfidën e ndërtimit të një sistemi mbrojtjeje që është nën kontrollin e plotë civil e demokratik. Në vitet e fundit, dyshimet se elementë në ushtri kanë mbrojtur kriminelët e kërkuar të luftës, i kanë bërë shumë vetë të mendojn në se institucionet politike të vendit kanë autoritet të mjaftueshëm apo edhe njohuri të plotë mbi veprimtarinë e forcave të armatosura. Kabineti i Kryeministrit Vojislav Koshtunica së fundmi njohu se personeli ushtarak mund të ketë ndihmuar një të paditur kryesor për krime lufte, Ratko Mlladiç, t'i shpëtojë drejtësisë. Në një rast famëkeq në 2004, dy roje u vranë në rrethana misterioze, ka mundësi, thonë disa, nga që kishin dijeni për praninë e një të padituri të nivelit të lartë për krime lufte brenda një strukture ushtarake.

Serbi-Mali i Zi do të ketë nevojë të zgjidhë të tilla probleme në se do të arrijë objektivin e integrimit në strukturat euro-atllantike. Ajo duhet të demonstrojë se po zhvillon një forcë profesionale, të mirë-trainuar dhe ndërvepruese që u bindet autoriteteve civile, zbaton rendin e ligjit dhe është e aftë të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

photo

Drejtori i ri i Fondit për Reformën e Sistemit të Mbrojtjes, Obren Joksimoviç, ka nevojë të sigurojë fondin e duhur për të kryer programin e reformës. [Dosje]

Disa hapa të rëndësishëm janë marrë në këtë drejtim. Ato përfshijnë ngritjen e një Qendre për Operacionet Paqeruajtëse; transferimin e sistemit gjyqësor të ushtrisë në gjykatat civile; riorganizimin e ministrisë së mbrojtjes; dhe konsolidimin e shumë agjensive të tepërta, për shembull, Zyra e Inteligjencës dhe Zyra e Sigurimit u transformuan në Agjensinë e Inteligjencës Ushtarake dhe Agjensinë e Sigurimit Ushtarak dhe të dyja u vunë nën autoritetin e ministrisë së mbrojtjes. Shkolla ushtarake të ndryshme u shpërbënë dhe u krijua një akademi ushtarake e unifikuar.

Një tjetër ndryshim është emërimi i një drejtori të ri për Fondin e Sistemit të Reformës Ushtarake. Në 17 janar, këshilli ekzekutiv i Serbi-Malit të Zi emëroi në këtë post Obren Joksimoviç, një zyrtar i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ministër i shëndetësisë në qeverinë e Kryeministrit të ndjerë Zoran Gjingjiç. Ai zëvendëson Vladan Zhivuloviç. Nxitur nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, fondi u themelua në qershor 2004 me qëllimin e sigurimit të mjeteve financiare për të mbështetur reformat e planifikuara të sistemit të mbrojtjes. Në një deklaratë pas emërimit të tij, Joksimoviç u zotua të ndihmojë përpjekjen e ushtrisë serbe-malazeze për të shkuar përpara në udhën e reformës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një nga detyrat që ka Joksimoviç është sigurimi i fondeve të duhura për të kryer programin e reformës. Një mënyrë është duke shitur pasuritë e panevojshme ushtarake. Janë dhënë vlera të ndryshme të përafërta të vlerës së tregut, sipas drejtorit të mëparshëm Zhivuloviç, që shkojnë në rreth 1 miliard euro. Në tërësi, Fondi ka 512 struktura ushtarake në Serbi, duke përfshirë kazerma, seli komande, hotele, aeroporte ushtarake dhe stacione karburanti. Ai ka shitur tashmë dhjetë vende ushtarake në Malin e Zi me një çmim 15 milion euro, me fondet tani nën kontrollin e ministrisë së financave.

Një strategji e mbrojtjes kombëtare u miratua nga parlamenti federal në 18 nëntor 2004. Së bashku me bazën për organizimin e ushtrisë të Serbi-Malit të Zi, ajo përcakton objektivat bazë të reformës së mbrojtjes, dhe posaçërisht, ndërtimit të një sistemi mbrojtjeje të efektshëm dhe frutdhënës ekonomikisht dhe një ushtrie të modernizuar, të pajisur e të trainuar. Në 4 prill 2005, ministria e mbrojtjes përpunoi e rinovoi këto objektiva në një Letër të Bardhë duke parashtruar qëllimin e rritjes së aftësisë për veprim të përbashkët për hir të sigurimit kolektiv të Serbi-Malit të Zi, duke nxitur gjithashtu përgjegjësinë dhe transparencën.

Aktualisht, përveç detyrave të saj tradicionale, ushtria po merr përsipër një rol në dy fusha: rreziqet e sigurimit të brendshëm dhe misionet paqeruajtëse. Këshilli i ministrave i Serbi-Malit të Zi në 11 gusht 2003 miratoi pjesëmarrjen e njësive dhe punonjësve të shërbimit të ministrisë së mbrojtjes dhe forcave të armatosura të Serbi-Malit të Zi në operacionet dhe misionet paqeruajtëse të OKB-së. Në sesionin e mbajtur në 8 tetor 2003, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes dha miratimin e vet për të tilla pjesëmarrje.

Vendi ka tani paqeruajtës në katër vende dhe ky numër së shpejti bëhet gjashtë. Në janar 2006, u dha miratimi për personelin e e forccave të armatosura të Serbi-Malit të Zi për t'u bashkuar me operacionin shumëkombësh paqeruajtës të OKB-së në Sudan dhe operacionin e mbështetjes së paqes të Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
inline-vote
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes