Çmimet e naftës dhe ekonomitë në rritje riformatojnë tablonë globale

03/01/2006

Ekonomistët kanë mendime të ndryshme kur vjen puna për të interpretuar rëndësinë e rritjes së çmimeve të naftës të cilat në terma reale po i afrohen atyre që shkaktuan stagflacionin në vitet 1970. Optimistët sugjerojnë se balanca e tregut do të rivendoset sapo të zgjidhen problemet anësore të furnizimit, duke përfshirë ngushtimin në kapacitetin rafinues. Të tjerë, duke konsideruar si faktor rritjen ekonomike të Kinës dhe Indisë, konkurrencën në rritje për burimet dhe kërcënimin e ngrohjes globale, shohin një tablo më të komplikuar. Në të kaluarën, skenarë më pesimistë janë zhvlerësuar pjesërisht nga përparimet teknologjike dhe veprimi i forcave të tregut. Do të jetë ky përsëri rasti? Një përplasje çështjesh, ekonomike, politike, strategjike dhe ekologjike, sugjerojnë se politikëbërësit nuk do të ishin të kënaqur, shkruan ish ministri i financave të Rumanisë, Daniel Dajanu.

Southeast

photo

Kur çmimi i naftës shkoi mbi 50 $ për fuçi, bota nisi të shqetësohet. Kur arriti 70 $ për fuçi në shtator, duke zbritur më pas midis 60 dhe 65 $, analistët nisën të shohin me kujdes për pragun tjetër.

Arsyeja është e qartë: në terma reale, 80 $ për fuçi është ekuivalent me nivelin e çmimit që shkakttoi stagflacionin në ekonomitë perëndimore disa dekada më parë. Në atë kohë, vendet arabe prodhuese të naftës e përdorën këtë mall strategjik si një armë ekonomike e politike; në disa raunde, çmimi i naftës u shkallëzua në mbi 40 $ për fuçi. Çmimi do të thoshte një ndryshim drastik dhe i konsiderueshëm shprehur në tregtinë midis vendeve të eksportit dhe importit të naftës.

photo

Çmimet e sotme të larta të naftës ngrenë kësisoj një pyetje të thjeshtë: është gjendja aktuale e ngjashme me atë të disa dekadave më parë? [Dosje]

Vendet e pasura të industrializuara e zbutën goditjen e çmimit të naftës nëpërmjet ngadalësimit ekonomik (bile dhe recesionit) dhe monetizimit të rëndë të valës së defiçiteve të buxhetit. Me kohë, rritja e çmimit të prodhimeve industriale kompensoi çmimin e ri të naftës. Kombinimi i recesionit dhe inflacionit të lartë, që u mbyll me 20 përqind tamam përpara ardhjes së Pol Volkerit në krye të Rezervës Federale, ngatërroi jo pak makroekonomistë; ata e patën të vështirë të pranonin që mospërdorimi masiv i burimeve mund të bashkëjetojë me një normë më të madhe të inflacionit. Rrjedhimisht, modeli konvencional duhej të zgjerohej për të marrë në konsideratë skenarin në të cilin një goditje e fuqishme e anës së furnizimit mposht aftësinë e ekonomisë për të ndërmarrë një rindarje të butë e të shpejtë të burimeve, si një mjet për të zbutur atë goditje. Në këtë rast, recesioni i kombinuar me inflacionin e lartë bëhet i pashmangshëm.

Në mënyrë të diskutueshme, ekonomitë perëndimore provuan një goditje që dekada më pas do të ndjehej në një shkallë edhe më të madhe nga ekonomitë pas-komuniste. Ndërkohë që Perëndimi duhej të merrej me një ndryshim të ashpër shprehur në tregtinë për një mall strategjik, ekonomitë pas-komuniste duhej të merreshin me reformat spektër-gjera institucionale dhe rindarjen e burimeve që pasoi shkatërrimin e bllokut tregtar sovjetik. Me të vërtetë, vendet e bllokut sovjetik qenë pjesërisht të izoluara atë kohë nga goditja e çmimit të naftës pasi ato përfitonin nga nafta e lirë prej ish BRSS. Ekonomitë e varfëra importuese të naftës patën goditjen më të madhe, duke vuajtur një shuplakë të dyfishtë: një çmim edhe më të lartë të naftës plus çmimet e rritura të prodhimeve industriale.

Çmimet e sotme të larta të naftës ngrejnë kësisoj një pyetje të thjeshtë: është gjendja aktuale e ngjashme me atë të disa dekadave më parë? Nga njëra anë, ngushtimi i kapaciteteve rafinuese tregon se ka një problem anësor të furnizimit, i cili u amplifikua nga pasojat e fatkeqësive natyrore të tilla si uraganet Katrina e Rita. Po ashtu, zbulimi i naftës nuk është zgjeruar mjaftueshëm në vitet e fundit. Pasoja e politikës është se barazpesha e tregut mund të rivendosej po të eleminoheshin këto pengesa të furnizimit. megjithatë, ka një risi të madhe në tablo: dalja ekonomike e Azisë dhe veçanërisht e Kinës dhe Indisë, krijon një presion shtesë, në rritje mbi tregun e naftës dhe gazit.

photo

Me kohë, rritja e çmimeve të prodhimeve industriale u kompensua me çmimin e ri të naftës. [Dosje]

Çështja e madhe atëhere është kjo: Cili është ndikimi potencial i kësaj tabloje të re globale në dinamikën e çmimeve të mallrave bazë mbi të cilat mbështetet funksionimi i ekonomive moderne?

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në një skenar pesimist, maltuzian, mund të parashihet një rritje e mëtejshme e mprehtë e çmimit, me një luftë për kontrollin e burimeve kryesore. Le të sjellim ndërmend debatet intelektuale dhe ato lidhur me politikën pas botimit të raportit të Medovs "Kufijtë e rritjes" i cili u komisionua nga Klubi i Romës më tepër se tre dekada më parë. Po ashtu modelimi i dinamikës globale (modeli Forrester i zhvilluar nga profesori i MIT Xhej Forrester) u nxit me qëlllim që të hetonte se ç'kishte gjasë të ngjiste pas ndryshimit të ashpër të rrethanave në tregjet e mallrave. Pikëpamja maltuziane u zhvlerësua pjesërisht nga përparimet teknologjike dhe nga veprimi i forcave të tregut, e cila e bëri përdorimin e burimeve alternative energjitike përfituese në çmimet e reja. Mund të mbështeteshim përsëri mbi teknologjinë dhe të ishim të kënaqur? Ndoshta, por përgjigjia duhet të marrë parasysh Kinën dhe Indinë.

Goditja anësore e kërkesës ka gjasa të vazhdojë me ekonomitë aziatike që ushtrojnë presion mbi tregun e naftës dhe të gazit në vitet që vijnë. Në mënyrë të diskutueshme, kjo vetëm nxjerr se çmimi i naftës nuk do të kthehet nën 40 $ për fuçi së shpejti. Më tej akoma, ndonëse rritja e çmimit ka qenë krahasimisht graduale, po detyron megjithatë rregullime në konsum dhe prodhim. Edhe një herë, më të goditurat janë vendet e varfra, veçanërisht ato që importojnë energjinë.

Mund të nxirren disa rrjedhoja. Konkurrenca për kontrollin e fushave të naftës e gazit do të intensifikohet në vitet që vijnë, duke ndikuar mbi shqetësimet gjeopolitike dhe ato lidhur me sigurinë; një kërkim i shfrenuar për fusha të reja do ta shoqërojë; nafta dhe gazi do të shihen edhe më tepër si mallra strategjikë dhe ekonomitë e mëdha do t'i përcaktojnë politikat e jashtme në përputhje me këtë. Ka shumë gjasa që nevojat e industrive për të qenë më konkurruese do të përplasen me shqetësimet ekologjike në një kohë kur efektet e ngrohjes globale janë gjithnjë e më të dukshme e shqetësuese.

Çmimet e larta të naftës e gazit ngadalësojnë rritjen dhe shpien në inflacion të lartë. Nga kjo, këmbimet kompensuese të mëdha të firmave dhe qeverive rriten, duke kërkuar qartësi politike dhe llogaritje tërësore të kostove dhe fitimeve. Një shtysë e re për ruajtjen e energjisë do të pritet në rrethanat e reja. Buxhetet private e publike do të tendosen në rritje në qoftë se masat nuk do të futen në fuqi shpejt e nuk do të zbatohen vazhdimisht gjatë tërë kohës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment