06/06/2005
Pranimi i pritshëm i Rumanisë në BE më 2007 është provë e përparimit dramatik që ka bërë vendi. Por ekzistojnë ende disa sfera shqetësuese, ku më e rëndësishme është problemi i kudondodhur i korrupsionit. Sondazhet në mënyrë të përsëritur tregojnë se korrupsioni -- veçanërisht ai i në sistemit gjyqësor -- është një prej dëshpërimeve dhe shqetësimeve kryesore të qytetarëve të vendit. Ndërsa optimistët kanë besim tek aftësia e reformave strukturore dhe institucionale për të zvogëluar sjelljen jo-etike, të tjerë vënë në dukje me alarm problemet e "varësisë nga drejtimi" dhe rreziqet e mungesës së zhvillimit. Vetë BE mund të bëhet katalizatori i nevojshëm për të detyruar një ecje përpara në fushat shqetësuese, arsyeton ekonomisti dhe ish-ministri rumun i Financës Daniel Daianu.
Nga Daniel Daianu për Southeast European Times në Bukuresht -- 06/06/05
![]() [Arkiv] |
Raportet mbi vendet e BE-së nënvizojnë përparimin e Rumanisë në qëllimin për t’u bashkuar me BE-në më 2007, por ato gjithashtu vënë në dukje korrupsionin si një fenomen dëmtues social dhe ekonomik. Nuk ka pothuajse asnjë sondazh vendas që nuk e përmend korrupsionin dhe funksionimin e keq të sistemit gjyqësor si një prej shkaqeve të zemërimit dhe shqetësimeve kryesore të qytetarëve të vendit. Cilat janë shanset atëherë për trajtimin e këtyre problemeve?
Dy rryma arsyetimi mund të vihen re në lidhje me shpjegimin e modeleve të sjelljes gjatë tranzicionit. Të dyja ato mund të zbatohen për ekonomitë në zhvillim në përgjithësi. E para, më optimisja, thekson dobësinë institucionale në shoqëritë pas komunizmit, funksionimin e brishtë të kontrolleve dhe ekuilibrave dhe një sistem gjyqësor të korruptuar të kombinuar me aftësinë e paktë për zbatimin e ligjit. Idealisht, përparimi i vazhdueshëm i reformave strukturore dhe institucionale do t’u lejojë shoqërivë ne tranzicion të zvogëlojnë sjelljet jo-etike në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e kohës. Si paaftësitë mikroekonomike ashtu edhe shpërndarja jo e drejtë e burimeve do të zhduket dhe paraqitja ekonomike do të përmirësohet gradualisht. Shteti i së drejtës gjithashtu do të bëhet realitet.
Një variant i kësaj linje shpresëdhënëse të arsyetimit vë në dukje paraqitjen e fuqishme të një sërë ekonomish në zhvillim -- veçanërisht në Azinë Juglindore -- që kanë patur probleme me korrupsionin dhe kronizmin e kudondodhur. Këto shembuj sugjerojnë se korrupsioni, në shkallë masive, mund të jetë një shoqërues i pashmangshëm i tranzicionit prej varfërisë, ndërsa zvogëlimi i tij është një problem që kërkon shumë kohë.
![]() Presidenti rumun Traian Bashesku (djathtas) dhe Kryeministri rumun Kalin Popesku Tariceanu (majtas) pas betimit të qeverisë së re më 29 dhjetor 2004. Ndryshimi i qeverisë u bë i mundur prej rumunëve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë, por përparimi thelbësor mbetet për t’u parë. [AFP] |
Bashkimi me BE-në mund të shihet nëpërmjet lenteve të kësaj logjike pozitive. Mund të thuhet se anëtarësimi do të sigurojë një spirancë të jashtëzakonshme për transformimin sistematik dhe përparimin ekonomik. Pranimi do të nënkuptojë “Shtyrjen e Madhe”, që ekonomisti Paul Rosenstein Rodan e përmendi më shumë se gjashtë dekada më parë në Gazetën Ekonomike britanike, duke theksuar atë për të cilën Europa Juglindore ka nevojë në mënyrë që të mposhtë rreziqet e mungesës së zhvillimit. Me të vërtetë, qytetarët rumunë i kanë varur shpresat tek pranimi në BE për t’i ndihmuar që të trajtojnë me vendosmëri dobësitë sociale dhe ekonomike të vendit, përfshirë korrupsionin e kudondodhur "që kërkon qiranë" dhe forma të tjera të korrupsionit. Pranimi i tetë vendeve të tranzicionit në Bashkim më 1 maj 2004 duket se e mbështet këtë linjë të arsyetimit.
Megjithatë, ekziston një dell më pesimist mendimi që thekson "varësinë prej drejtimit" dhe vë në dukje vazhdimësinë e korrupsionit të kudondodhur, institucionet e brishta dhe tregjet që nuk funksionojnë në pjesë të mëdha të botës. Amerika Latine ofron një shembull të shkëlqyeshëm në lidhje me të. Si shpjegohet vazhdimësia e ekuilibrave të këqinj socialë dhe paraqitjes ekonomike të keqe në një periudhë të gjatë kohe? Pse rrathët viciozë dhe rreziqet e mungesës së zhvillimit janë kaq të vështirë për t’u thyer dhe për t’u larguar prej tyre? Pse rritja ekonomike e një sërë vendesh aziatikë ka qënë më shumë përjashtimi se sa rregulli i përgjithshëm në historinë moderne, edhe pse përparimi i tyre nuk ka qënë pa korrupsion dhe kronizëm?
Përvoja e vendeve të Amerikës Latine ofron një shembull për t’u patur parasysh për vendet në tranzicion më pak të zhvilluara në Europën Juglindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Në Ballkan, për shembull, sindroma e shtetit të dobët dhe brishtësia e institucioneve, si dhe shkalla e lartë e kriminalitetit në jetën ekonomike duhet të jetë arsye për shqetësim të madh për ata që shpresojnë të largohen prej një varësie prej një drejtimi jo të favorshëm. Eshtë e vërtetë se BE mund të ofrojë një spirancë jashtëzakonisht të fuqishme dhe një mjet transformimi për të gjithë rajonin, siç ka qënë për Europën Qëndrore. Por ka pak dyshime se ky proces mund të kërkojë më shumë kohë dhe mund të jetë më shumë i dhimbshëm për shkak të kushteve të caktuara vendorë, përfshirë konfliktet politikë dhe ndër-etnikë.
Bashkimi me BE-në do t’i ofrojë Rumanisë një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar politikat publike të saj dhe, si rrjedhim, paraqitjen ekonomike të saj; përveç kësaj, ajo do të ketë një shans për të luftuar korrupsionin me më shumë efektshmëri. "Inxhinieria sociale" që gjendet në zbatimin e Acquis pritet të ndryshojë strukturat institucionale (përfshirë gjyqësorin) për më mirë. Më shumë transparencë, më shumë shtet të së drejtës, më shumë rregulla të qarta të konkurrencës (dhe ndihmë shtetërore) janë pjesë dhe segmente të këtij procesi.
![]() Edhe pas pranimit në BE, shumë vendime do të mbeten në duar e vendim-marrësve rumunë në politikë. [AFP] |
Ndryshimi i qeverisë në nëntor 2004 u bë i mundur prej rumunëve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë, por përparimi thelbësor mbetet për t’u parë. Mungesa e efektshmërisë së organeve të caktuara që u krijuan për trajtimin e korrupsionit është famëkeqe, ndërsa njoftimet e mediave kanë zbuluar lidhjet jo të mençura ndërmjet politikës dhe drejtësisë. Për t’a thënë troç, politika rumune është plot hipokrizi, retorikë boshe, arrogancë dhe mungesë përgjegjshmërie. Më shumë se sa disa zyrtarë të lartë janë indiferentë ndaj konflikteve të interesit; disa të pashqetësuar e përdorin pozicionin e tyre për të arritur përfitime private. Zhurmat dhe lënia pas dore e deklarimeve të pasurisë personale të ligjvënësve ishte mjaft domethënëse. Përsëri, duke patur parasysh pranimin në BE si ngjarja që ka më shumë mundësi të shkaktojë ndryshimin e nevojshëm në mendjet e tyre.
Sigurisht, vendi ka nevojë për njerëz të trainuar më mirë dhe më të përgjegjshëm në krye të tij -- njerëz me një ndjenjë të emergjencës që kërkon koha dhe sfidat me të cilat përballet përpjekja e Rumanisë për t’u bashkuar me BE-në në kushtet më të mira të mundshme. Sigurisht, pranimi në BE nuk do të ndryshojë të ardhmen e Rumanisë në një mënyrë të para-përcaktuar. Shumë do të mbetet në duart e vendim-marresve rumunë në politikë dhe shumë do të varet prej politikanëve të përgjegjshëm që ndjekin politika publike të zgjuara dhe të efektshme; pronësia e politikës është shumë larg prej të qënit një koncept pa kuptim.
Homologet perëndimorë të Rumanisë, në sektorin shtetëror ose privat, duhet të bëjnë pjesën e tyre duke qënë më të hapur dhe duke respektuar të njëjtat rregulla të transparencës dhe sjelljet etike për të cilat inkurajojnë vendet në tranzicion. Në se, për shembull, një vendim-marrës rumun në politikë vazhdon të mosrespektojë procedurat e drejta të tenderit për trajtimin e parave publike, kolegët perëndimore nuk duhet të hezitojnë për të informuar atë person se një qëndrim i tillë nuk është i pranueshëm. Ndërsa korrupsioni gjendet gjithashtu në vendet me influencë të Europës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, në ato shoqëri shteti i së drejtës është i fortë dhe kontrollet e ekuilibrat funksionojnë me efektshmëri për këtë qëllim.
Për këtë arsye, Perëndimi gjithnjë duhet të përdorë “praktikat më të mira” kur bëjnë marrëveshje me zyrtarët ose ndërmarrjet rumune. Kur raison d'etat pengon atë që nënkuptohet prej “praktikës më të mirë”, kjo duhet deklaruar qartë, me justifikime. Në këtë mënyrë, përparimi i Rumanisë drejt pranimit dhe ajo që pason do të përmirësohet, në të mirë të qytetarëve të saj. Si rrjedhim, tendenca për të luajtur lojrat jo-etike do të mbahet nën kontroll. Pas 15 vjet tranzicioni, qytetarët rumunë meritojnë një demokraci dhe një ekonomi me funksionim më mirë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes