Bullgaria synon të kapërcejë hendekun dixhital

21/03/2005

Bullgaria ka filluar një projekt tre-vjeçar që do të përgatisë terrenin për kalimin në një ekonomi të mbështetur tek njohuritë dhe për të ndihmuar që vendi të arrijë Europën Perëndimore përsa i takon teknologjive moderne të informacionit dhe komunikacionit. Objektivi është për të siguruar që të gjithë studentët të kenë mundësinë për të zotëruar aftësitë dhe njohuritë dixhitale, duke u lejuar atyre që të kërkojnë dhe të gjejnë informacionin për të cilin kanë nevojë dhe për t’a përdorur atë gjatë procesit të arsimimit, duke i bërë ata më konkurrues kur të hyjnë në tregun e punës.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 21/03/05

photo

Programi Klasa-i do t’u sigurojë shkollave kompjuterë e mundësi lidhje me internet me shpejtësi të lartë dhe do të bëjë të mundur që studentëve t’u mësohen aftësitë dhe njohuritë dixhitale. [Arkiv]

Bullgaria ka filluar një program tre-vjeçar që do të mundësojë që të gjitha shkollat në vend të furnizohen me kompjuterë dhe me internet me shpejtësi të lartë. Projekti, i quajtur Klasa-i, është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të vendit për të kapërcyer hendekun dixhital me vendet e Bashkimit Europian, me të cilat Bullgaria pritet të bashkohet në janar 2007.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit e Komunikacioneve Nikolai Vasilev njoftoi fillimin zyrtar të programit më 7 mars, disa ditë pasi ligjvënësit miratuan një strategji kombëtare dhe plan veprimi për futjen e informacionit dhe teknologjive të komunikacionit (ICT) në sistemin e shkollave bullgare.

Objektivi i strategjisë nuk është thjesht të furnizohen të gjitha shkollat me kompjuterë dhe t’u sigurohet mundësia e lidhjes me internet për të gjithë studentët, por -- më i rëndësishëm -- për të siguruar që të gjithë të kenë mundësinë për të zotëruar aftësitë dhe njohuritë dixhitale. Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë është krijimi i një mjedisi krejtësisht të ri, në të cilin studentët janë të aftë për të kërkuar dhe për të gjetur informacionin për të cilin kanë nevojë dhe për t’a përdorur atë gjatë procesit të arsimimit, gjë që do t’i bëjë ata më konkurrues në tregun e punës.

Masat e parashikuara në këtë strategji përfshijnë gjithashtu krijimin e një rrjeti infomacioni, një bazë të dhënash arsimore, programe për mësimin në distancë dhe një bazë njohurish për të gjitha disiplinat, si dhe kurse trainimi për mësuesit si një hap drejt përfshirjes së ICT në të gjitha lëndët shkollore.

Në fund të shkurtit vitin e kaluar, Komisioni Europian (KE) botoi Raportin e tij mbi Përparimin e-Europian 2004 mbi arritjet e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së në zhvillimin e shoqërive të informacionit. Sipas ministrisë së Vasilevit, përfundimi i përgjithshëm ishte se kandidatët për në BE, Bullgaria dhe Rumania kishin bërë më pak përparim mes vendeve të studjuara. Raporti gjithashtu vuri në dukje një ndarje të konsiderueshme ndërmjet Bullgarisë dhe pjesës tjetër të Europës në lidhje me përdorimin e ICT-së në sistemin e arsimit.

Një raport i ri i KE në shkurt të këtij viti e rendit përqindjen e përdoruesve të internetit në Bullgari në 19.2 përqind të popullsisë prej 7.9 milion -- pas të gjithë shteteve anëtarë të BE-së, por përpara Turqisë dhe Rumanisë. Sipas raportit, "Rishikimi i e-Përfshirjes: Dimension Vendor i Shoqërisë së Informacionit" futja e internetit në 25 vendet anëtare të BE-së qëndron në një mesatare prej 41.4 përqind të popullsisë së Bashkimit. Shifrat megjithatë janë të bazuara mbi një sondazh të Eurobarometrit në korrik 2003 dhe ka të ngjarë të kenë ndryshuar që atëherë.

"Arsimi, mosha dhe të ardhurat duket të jenë elementët më të rëndësishëm të ndryshueshëm përgjatë të cilave lëviz ndarja dixhitale. Faktorët e lidhur me gjininë dhe gjeografinë [ndarja rajone rurale/urbane] tregojnë një ndikim ende të konsiderueshëm, por relativisht me më pak ndikim në përjashtimin prej përdorimit të internetit," vë në dukje raporti.

photo

Bullgaria do të shpenzojë rreth 70 milionë euro në zbatimin e programit tre-vjeçar Klasa-i, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit e Komunikacioneve Nikolai Vasilev. [Arkiv]

Duke u përpjekur të kapërcejë ndarjen mes Bullgarisë dhe pjesës tjetër të Europës, ministria e transportit dhe komunikacioneve filloi programin Bullgaria-i në të gjithë vendit në prill 2004. Qëllimi kryesor i tij ishte krijimi i themelit për zhvillimin e tre shtyllave bazë për shoqërinë e informacionit: mundësi e përdorimit të ICT-së për shumicën e shtetasve bullgarë, futjen e ICT-së në të gjithë nivelet e arsimit dhe krijimin e një sektori kombëtar konkurrues të ICT-së.

Si pjesë e zbatimit të atij programi, një numër i përgjithshëm prej 600 kompjuterësh u instaluan në 50 shkolla më 2004. Nga fundi i vitit, qeveria siguroi 5 milionë euro për blerjen e 7,700 kompjuterëve të tjerë që janë instaluar në 750 shkolla, ku më shumë se 400,000 vetë studjojnë me to.

Sipas Vasilev, Bullgaria do të shpenzojë rreth 70 milionë euro në zbatimin e programit tre-vjeçar Klasa-i. Pothuajse një e treta është rezervuar për blerjen e 20,000 kompjuterëve të rinj këtë vit, kur do të krijohen pothuajse 2,500 klasa të reja të specializuara për trainimin në përdorimin e kompjuterëve, secila e pajisur gjithashtu me një server, printer dhe skaner. Laboratorë kompjuterikë të tjerë do të krijohen më 2006 dhe 2007.

Përveç kësaj, pothuajse një e treta e 3,300 shkollave në vend do të kenë mundësinë e lidhjes me internet me shpejtësi të lartë deri në fund të këtij viti dhe pjesa tjetër deri në fund të vitit 2006. Më 2007, të gjithë kompjuterët në shkolla do të kenë shpejtësi lidhje mesatarisht dy herë më të larta se tani.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Programi Klasa-i parashikon gjithashtu kurse trainimi të specializuar për pothuajse 3,300 drejtues të laboratorëve kompjuterikë dhe për rreth 90,000 mësues, në mënyrë që ata të fitojnë njohurinë dhe aftësitë e nevojshme për përdorimin e ICT-së në procesin e mësimdhënies.

Sigurimi i infrastrukturës dhe teknologjisë së përshtatshme, veçanërisht për rajonet me pak mundësi ose të largët dhe grupet që rrezikohen të mbeten të përjashtuar, është gjithashtu një prej masave që ekspertët e BE-së i konsiderojnë si thelbësore për garantimin e standarteve europianë të përfshirjes shoqërore dhe solidaritetit rajonal.

Ndërhyrja publike e harmonizuar në nivele të ndryshëm -- europian, kombëtar, rajonal dhe vendor -- si dhe angazhimi i vazhdueshëm i qeverive, sektorit privat dhe shoqërisë civile janë ende të nevojshëm për të siguruar evolucionin drejt një shoqërie të njohurive më të qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse, vë gjithashtu në dukje raporti i shkurtit.

Një kusht kryesor për suksesin e strategjisë së përfshirjes dixhitale, theksojnë ekspertët e BE-së, është se mbështetet në metodën e bazuar në kontekstin, sipas të cilit grupet e synuara merren në konsideratë brenda mjedisit të tyre gjeografik, social dhe kulturor.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment