Angazhimi i vendeve të Europës Juglindore ndaj privatizimit

13/09/2004

Privatizimi konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e reformës në Europën Juglindore, me potencial të konsiderueshëm për të ndikuar në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ndërsa shumica e firmave shtetërore tashmë janë të privatizuara, me përjashtim të shërbimeve publike, shanset e zhvillimit në të ardhmen do të varen nga bizneset e reja dhe zhvillimi i sektorit privat ekzistues. Southeast European Times analizon veçoritë dhe shanset.

Nga Marta Muço për Southeast European Times – 13/09/04

photo

Një konsorcium bleu një pjesë aksionesh prej 40 përqind në Mobiltel, operatori më i madh i telefonisë celulare i Bullgarisë, për një çmim rekord prej 1.2 miliard euro. [AFP]

A është procesi i privatizimit akoma një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës ekonomike në vendet e Europës Juglindore (SEE)? Disa përfundime paraqiten në një studim të EBRD-së, "Europa Juglindore në Fokus", i cili është botuar së fundmi në formën e një libri. Shumica e vendeve në rajon, duke dalë prej rregjimeve ku prona private nuk ishte qendra e biznesit, e kanë konsideruar privatizimin si një shtyllë të përpjekjeve për të adoptuar një ekonomi të tregut gjatë 12 viteve të fundit.

Përfitimet e ecjes drejt privatizimit dinamik janë të dokumentuara mirë në literaturën ekonomike dhe nga përvoja e vendeve në zhvillim kudo në botë. Privatizimi besohet nga të gjithë se nxit një përdorim më të mirë të ekonomive të shkallës masive dhe efektshmërisë në rritje. Për më tepër, ai tërheq kapital të ri dhe një lloj të avancuar administrimi, të shoqëruar prej aftësive të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, ai është në potencial një burim kryesor i të ardhurave qeveritare dhe një mënyrë e mirë për të kanalizuar investime të drejtpërdrejta të huaja në rajon. Duke e parë sektorin privat si motori kryesor për zhvillimin në të ardhmen të vendeve të SEE-së, privatizimi mund të mund të konsiderohet:

…një histori suksesi

Megjithëse në fazat e tij fillestare, privatizimi mund të ketë përkeqësuar gjendjen e papunësisë -- duke shkaktuar pushime nga puna në masë prej sipërmarrjeve shtetërore me personel të tepërt -- përfitime afat-gjata kanë qënë të konsiderueshme, me një nivel në rritje të pjesës së sektorit privat në PKB, siç tregohet prej të dhënave të EBRD-së në tabelën e mëposhtme. Duke krahasuar nivelet e pjesës së sektorit privat në PKB më 1995 dhe 2003, pesë vende në rajon duket të jenë në ose mbi 60 përqind.

photo

[Marta Muço]

Kroacia njoftoi planet në shkurt 2004 për të shitur pjesët e pakicës në 823 ndërmarrje brenda një viti. Shteti gjithashtu njoftoi qëllimet e tij për të shkrirë organin e privatizimit brenda tre muajve dhe për të transferuar të gjitha pasuritë shtetërore të mbetura në administratën qendrore.

Bosnjë-Hercegovina (BiH) dhe Serbia e Mali i Zi, të cilët hynë më vonë në procesin e privatizimit, janë pothuajse në mes të tij. Ato janë duke ecur shpejt për të përfunduar privatizimin në shkallë të vogël. Për shembull, të gjitha baxhot shtetërore në Serbi pritej të privatizoheshin deri në qershor 2004; shumica tashmë janë shitur ose për to janë arritur marrëveshje me investitorë.

Në pothuajse të gjithë vendet, privatizimi i tokës -- atje ku u krye -- filloi i pari dhe përfundoi i pari, i pasuar prej atij të shtëpive, dyqane të shitjes me pakicë dhe të shërbimeve të vogla. Kjo mund të konsiderohet një fazë e suksesshme. Treguesi i reformës i EBRD-së, që varion nga 1 në 4, vlerëson me nota të larta për privatizimin në shkallë të vogël: pothuajse të gjithë vendet morrën ndërmjet 4- dhe 4+. BiH dhe Serbia e Mali i Zi të dyja morrën 3 sepse filluan më vonë.

Metodat e privatizimit në vendet e SEE-së kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përpjekjet ndaj ristrukturimit më të mirë të ndërmarrjeve dhe rritjes së efikasitetit. Një shumëllojshmëri metodash u përdoren prej vendeve në rajon. Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Rumania kanë zgjedhur blerjen prej administratorëve/punonjësve si metoda kryesore, ndërsa BiH dhe Serbia e Mali i Zi kryesisht kanë përdorur bonot. Shitjet e drejtpërdrejta kanë qënë metoda e preferuar në Bullgari. Në Kosovë, problemet ende të pazgjidhura të krijimit të shtetit dhe reforma e zgjatur e institucioneve e kanë bërë metodën e privatizimit të qirave 99-vjeçare zgjedhjen për sipërmarrjet në pronësi shoqërore.

Pjesëmarrja e huaj është një tjetër tipar i rëndësishëm i privatizimit. Ka shumë histori suksesesh këtu. Për shembull, ndërmarrja më e madhe farmaceutike e Kroacisë, Pliva, ia shiti filialin e saj danez Pliva Pharma Nordic ndërmarrjes United Nordic Pharma, në pronësi të grupit islandez Pharmaco.

Ndërkohë, një konsorcium që përbëhet prej ABN AMRO Capital, Citigroup Investments dhe disa fonde të tjera private aksionesh kanë blerë një pjesë prej 40 përqind në Mobiltel, operatori më i madh i telefonisë celulare në Bullgari, për një shumë rekord prej 1.2 miliard euro. Pjesa e mbetur e shumicës është në pronësi të tre investitorëve privatë austriakë. Në shkurt 2004, Ndërmarrja Bullgare e Telekomunikacioneve u shit ndaj Viva Ventures, një filial i fondit amerikan të aksioneve Advent International. Gjithashtu ia vlen të përmendet blerja, nga kantina me qendër në Britani, SABMiller, e një pjese kontrolluese prej 81.1 përqind në ndërmarrjen e kantinës rumune Aurora.

Ndërkohë, me shitjen e bankës më të madhe të Shqipërisë ndaj një blerësi austriak, Tirana ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përpjekjet e saj për të privatizuar sektorë strategjikë të ekonomisë. Në dhjetor 2003, Banka e Kursimeve e Shqipërisë iu shit Raiffeisen Zentralbank Osterreich AG për pothuajse 102 milionë euro.

Në gusht, LNM Holdings, prodhuesi i dytë në botë i çelikut, bleu një pjesë prej 51 përqind në BH Steel, fabrikën kryesore të çelikut në BiH.

… me disa kufizime

Megjithëse përgjithësisht i suksesshëm, shpejtësia e privatizimit ka qënë e ndryshme në të gjithë rajonin. Ndërsa shumica e këtyre vendeve ka arritur përparim të konsiderueshëm gjatë dekadës së kaluar, të tjerë janë në fazat fillestare. Tabela e mëposhtme tregon se të ardhurat nga privatizimi nga 2000 deri në 2003 janë pakësuar për Shqipërinë, BiH, Kroacinë dhe Maqedoninë, por janë rritur në mënyrë të konsiderueshme për Serbinë e Malin e Zi që filluan me vonesë.

photo

Studimi i EBRD-së vë në dukje se shtetet e Europës Qendrore dhe të Balltikut kanë një pjesëmarrje më të lartë prej 15 përqind të sektorit privat në PKB (që arrin mesatarisht përkatësisht 77 and 62 përqind) sesa vendet e SEE-së, duke treguar një potencial për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat në rajon.

Probleme kanë lindur përsa i përket shitjes së pasurive të mëdha. Të ashtu-quajturit sektorë strategjikë, të cilët përfshijnë energjinë, telekomunikacionin dhe bankat, janë ende në kërkim të investitorëve ndërkombëtarë të rëndësishëm dhe ndërmarrjeve private të nivelit të lartë. Pasuritë shtetërore në këto fusha zakonisht përfaqësojnë njësi të mëdha, por jo mjaft të efektshme me një pjesë të konsiderueshme në tregjet vendas. Disa janë përpjekur të ristrukturohen, duke u përqëndruar veçanërisht në administrimin, në mënyrë që të rritet prodhueshmëria dhe vlera në treg. Megjithatë, kjo mund të ngadalësojë ritmin e veprimtarive dhe i vendos ato në qendër të debatit politik.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës janë ndërmjet problemeve kryesorë dhe pengesave kryesore që kanë shoqëruar procesin e privatizimit në vendet e SEE-së. Rastet në të cilat rezultatet e privatizimit janë anulluar ose janë bërë objekt i debateve publikë kanë ndodhur në të gjithë vendet. Këto praktika kanë qënë nën vezhgim jo vetëm në vendet në tranzicion në rajon, por gjithashtu në vendet më të përparuara. Komisioni Europian, për shembull, ka filluar një hetim mbi ristrukturimin dhe privatizimin e Olympic Airways dhe e ka paralajmëruar Greqinë se transportuesi i saj kombëtar mund të përballet me likujdimin nëse nuk respektohen me saktësi ligjet përkatëse të BE-së.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet strukturore të shkaktuara nga privatizimi shpesh kanë rezultuar në probleme sociale për punëtorët e pushuar nga puna, duke shkaktuar protesta dhe greva.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

…me mundësi për përmirësim

Ç'farë mbetet për t'u bërë përsa u përket përpjekjeve të ardhshme të privatizimit në rajon? Përveç forcimit të sektorit privat dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendeve nëpërmjet rritjes së efektshmërisë, privatizimi përmirëson praktikat e qeverisjes. Në një mjedis ku ekonomia e tregut është ende e re e jo plotësisht e efektshme dhe ku tregjet janë të sfumuar dhe larg prej arritjes së ekuilibrit, përpjekjet e mëtejshme të privatizimit mund të përmirësojnë ndjenjën e përgjegjësisë së qeverive dhe kontrollin publik të financave të qeverisë.

Me përjashtim të shërbimeve publike, pak ka mbetur në duart e shteteve në shumicën e vendeve në rajon. Kjo forcon idenë se zhvillimi i mëtejshëm i ekonomive të SEE-së do të mbështetet në zhvillimin e sektorit ekzistues privat dhe në biznneset e reja që do të krijohen. Zhvillimi i sektorit privat varet në mënyrë të konsiderueshme nga mënyra sesi janë ristrukturuar njësitë e sapo-privatizuara, si dhe në përmirësimin e qeverisjes dhe institucioneve të tregut, forcimit të aftësisë konkurruese dhe sjelljes së firmave në treg.

Në këtë proces vendet e SEE-së kanë marrë mbështëtje të fortë prej institucioneve kryesorë financiarë ndërkombëtarë, të cilat janë duke i inkurajuar vendet që të forcojnë sektorin e tyre privat. EBRD, IFC, Banka Botërore, Banka për Investimet Europiane dhe të tjerë ë kanë mbështetur privatizimin me investime të drejtpërdrejta ose duke ofruar hua për ristrukturime të mëtejshme.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Mjekësia ushtarake lidh ushtritë e BallkanitMjekësia ushtarake lidh ushtritë e Ballkanit

Ushtritë në rajon kanë përmirësuar bashkëpunimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta të mjekësisë ushtarake.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di