Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor

11/05/2004

Ndërsa disa vende në Europën Juglindore kërkojnë anëtarësimin në BE, ekonomisti dhe ish-Ministri rumun i Financës Daniel Daianu diskuton mbi detyrimet e BE-së që Ballkani Perëndimor duhet të përmbushë në mënyrë që të arrijë objektivat e tij.

Nga Daniel Daianu për Southeast European Times në Bukuresht - 10/05/04

photo

Flamujtë e 25 vendeve anëtare të BE valëviten përpara godinës së Parlamentit Europian në Strasburg. Dhjetë vende të reja hynë në radhët e Bashkimit më 1 maj. [AFP]

Historia e Europës pati një moment të rëndësishëm më 1 maj. Ajo ditë shënoi zgjerimin e parë drejt lindjes të BE-së, i cili tani përfshin tetë vende ish-komuniste. Rëndësia e kësaj ngjarje është e jashtëzakonshme, si nga pikëpamja politike, ashtu edhe ajo ekonomike. Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia tani kanë përfunduar udhëtimin e tyre të tranzicionit dhe janë ribashkuar me pjesën më të madhe të Europës. Për BE-në, zgjerimi shënon një bashkim institucional të Perëndimit dhe Lindjes të epokes së luftës së ftohtë.

Pritet që kjo valë zgjerimi të kalojë pa probleme dhe BE i ri me 25 anëtarë do të jetë në gjendje të administrojë kompleksitetin e tij në rritje në një mënyrë të efektshme. Administrimi i kompleksitetit në rritje të BE-së është i rëndësishëm në vetvete, si një mjet për t'a bërë BE-në më konkurrues dhe gjithashtu përsa i përket afrimit të vendeve të tjera kandidate. Kjo e dyta ka lidhje me funksionimin e një demokracie të plotë, e cila kërkon përgjegjshmëri dhe pushtet të qytetarëve.

Zgjerimi është i rëndësishëm gjithashtu nga pikëpamja gjeografike. I gjithë rajoni i Europës qëndrore ka hyrë në BE. Për më tepër, i ashtu-quajturi Ballkani Lindor -- Bullgaria dhe Rumania -- është parashikuar të bashkohet me BE-në më 2007, me kusht që reformat të vazhdojnë me një hap të përshtatshëm. Në të njëjtën kohë, Kroacia duket të jetë duke ecur me hap të shpejtë, pas deklaratës së Komisionit Europian (KE) se vendi është duke përmbushur kushtet politike dhe ekonomike që kërkohen për të filluar bisedimet mbi pranimin. Kjo do të thotë se Kroacia mund të ushqejë shpresa për t'u bashkuar me Bullgarinë dhe Rumaninë në valën e ardhshme të zgjerimit.

photo

Kryeministri kroat Ivo Sanader flet përpara Këshillit Europian në Strasburg. Kroacia kërkon të marrë anëtarësimin në BE në fillim të vitit 2007, data kur shpresojnë të bashkohen edhe Rumania dhe Bullgaria. [AFP]

Përparimi i Kroacisë në dialogun me Brukselin është një sinjal për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. KE është duke sinjalizuar se dera është e hapur dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ndërkohë, shenjat e përparimit ekonomik kanë përmirësuar shanset e rajonit. Inflacioni është mbajtur nën kontroll në të gjithë rajonin dhe ka ndodhur njëfarë rimëkëmbje ekonomike gjatë këtyre viteve të fundit.

Megjithatë, ka edhe lajme të këqija. Megjithëse është arritur një lloj stabiliteti ndër-rajonal, si dhe njëfarë përparimi ekonomik, gjendja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndërlikuar. Gjeografia politike mbetet për t'u sqaruar; statusi përfundimtar i Kosovës është një çështje mjaft polemike. Bosnje-Hercegovina është ende e përfshirë në paqartësi në lidhje me ekzistencën e saj si një njësi politike dhe është mjaft e brishtë ekonomikisht për shkak të varësisë së saj ekstreme prej ndihmës nga jashtë. Pjesa më e madhe e rajonit vazhdon të vuajë prej papunësisë së lartë dhe "largimit të trurit". Niveli i krimeve është i lartë dhe korrupsioni mbizotërues. Masat e kursimeve dhe investimet janë të ulta dhe rindërtimi i infrastrukturës është duke ecur ngadalë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në fund të fundit BE duhet të jetë më e përfshirë në "trainimin" dhe ndihmën për vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa ata përpiqen të arrijnë një zhvillim ekonomik të vazhdueshëm dhe të përmirësojnë institucionet e tyre. Për të qënë të paanshëm, duhet thënë se BE tashmë ka një prani të shumanshme në rajon, duke përfshirë një rol paqeruajtës. Bosnje-Hercegovina është duke siguruar testimin e aftësisë së BE-së për të vepruar fuqishëm dhe në mënyrë të efektshme në rast nevoje. Megjithatë, disa mësime duhen patur parasysh në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.

Një mësim është se spiranca e dukshme dhe e fortë e BE-së është vendimtare për stabilitetin e rajonit dhe zhvillimin ekonomik të tij. Një tjetër është se qëndrimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nuk duhet bazuar mbi idenë e një fushë loje ekonomike. Dallimi që përmendet shpesh ndërmjet tregtisë "së drejtë" dhe "të lirë" është i zbatueshëm këtu. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për institucione të forta, të cilat do të sigurojnë qeverisje të efektshme të sektorit privat dhe publik. Përpjekjet vendase kanë një rol të rëndësishëm në lidhje me këtë. Praktikisht, duhet bërë më shumë.

Rajoni ka nevojë për asistencë nga BE, e cila do të ndihmojë që të mposhten kurthet e papunësisë së lartë, përkeqësimi i lidhjes sociale dhe kriminaliteti në rritje. Që zhvillimi të rrënjoset, ndihma financiare e planifikuar mirë duhet të shoqërohet me marrëveshje tregtare të përshtatshme (marrëveshje të preferencës), projekte të infrastrukturës rajonale (rrugë, ura, rrjete të energjisë elektrike dhe aeroporte) dhe masa për të stimuluar investimet e huaja të drejtpërdrejta drejt vendit. Po kështu, bashkëpunimi i fortë -- ndër-rajonal dhe me autoritetet i BE-së -- është i nevojshëm për të luftuar kriminalitetin. Nuk ka nevojë të përmendet se zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor do të forcojë gjithashtu luftën kundër terrorizmit.

Rendi i ditës i Europës është me shumë plane dhe gjithnjë e më tepër përfshin dinamikat politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, vala e parë e zgjerimit drejt lindjes gjithashtu na kujton sesa shumë mbetet për t'u bërë në kontinentin Europian.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di