Ekologjia dhe integrimi Europian

23/07/2002

<FONT size="1" color="gray" face="verdana">Rajoni i Sanxhakut, Serbi.</font><br><br> Në një takim të kohëve të fundit në Beograd të ekspertëve jugosllavë, të OSBE-së dhe OKB-së, të quajtur "Mjedisi për Europën", u arrit në përfundimin për të kushedisesatën herë se gjendja e mjedisit për Serbinë nuk është pozitive. Megjithatë, për herë të parë u theksua se pa përmbushjen e disa standarteve mjedisore, Serbia nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e botës bashkëkohore.

Nga Davor Konjikusiç për Balkan Times në Beograd -- 23/07/02<br><br> Fotografitë nga Bill Krandall

Në një takim të kohëve të fundit në Beograd të ekspertëve jugosllavë, të OSBE-së dhe OKB-së, të quajtur "Mjedisi për Europën", u arrit në përfundimin për të kushedisesatën herë se gjendja e mjedisit për Serbinë nuk është pozitive. Megjithatë, për herë të parë u theksua se pa përmbushjen e disa standarteve mjedisore, Serbia nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e botës bashkëkohore.

Në krye të listës është nevoja për miratimin e rregulloreve mjedisore të bazuara në standartet Europiane, së bashku me zbatimin e ligjeve ekzistuese, gjë që është një prej kushteve thelbësorë për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në procesin e quajtur Mjedisi për Europën. Gjithashtu në të ardhmen e afërt, Jugosllavia pritet të ratifikojë konventën dhe protokollin e Kombeve të Bashkuara në lidhje me mjedisin, përsa i përket transportit të elementëve ndotës, përgjegjësia për materialet publike, ujrat ndër-kufitarë dhe vlerësimi strategjik i ndikimeve mbi mjedisin.

Meri Pat Silver, Përfaqësuesja e OKB-së për Marrëdhëniet Ekonomike me Europën deklaroi se "Jugosllavia duhet t'i përmbushë të gjitha këto kushte dhe të fillojë zbatimin e konventave të ratifikuara, në mënyrë që të bëhet një anëtare aktive e procesit Mjedisi për Europën në konventën e Kievit në vitin 2003." Znj. Silver gjithashtu deklaroi se Mjedisi për Europën është pjesë e një programi të drejtuar nga agjencia që ajo përfaqëson dhe përveç vendeve Europiane, në të marrin pjesë gjithashtu SH.B.A., Kanada, Izraeli dhe vende të Azisë Qëndore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mirosllav Nikçeviç, Këshilltar në Ministrinë Federale të Punës, Shëndetit dhe Kujdesit Social, është i mendimit se pa respektimin e standarteve mjedisore, nuk ekzistojnë kushtet për integrimin në bashkësinë ndërkombëtare. Nikçeviç beson se një prej hapave të parë është një ndryshim në ndërgjegjen mjedisore të qytetarëve. "Ajo që nevojitet është një ndryshim i plotë në vend. Ashtu siç duhet të ndryshojmë filtrat ose t'i instalojmë atje ku mungojnë, duhet gjithashtu të punojmë për ndryshimin e mënyrës së të menduarit të njerëzve. Atyre që marrin vendime në këtë vend përgjithësisht u mungon ky qëndrim në lidhje me mbrojtjen mjedisore në të kaluarën arsimore të tyre. Kjo thjesht nuk ka qënë pjesë e kulturës sonë gjatë 50 viteve të kaluar dhe ky është një prej problemeve me të cilët ndeshemi çdo ditë ne që punojmë në këtë fushë. Ne jemi të detyruar të shpjegojmë vazhdimisht pse, ç'farë duhet bërë dhe pse duhet bërë. Probleme hasen edhe me njerëzit që kanë synime të mira. Eshtë një histori e tërë që duhet t'a tregoni për të shpjeguar se pse na duhet të bëjmë diçka. Kjo është një prej pengesave, le të themi e kulturës sonë vendase, për shkak të gjashtëdhjetë viteve të kaluar në këtë vend," shpjegon Nikçeviç.

Drejtoresha e Qëndrës Mjedisore në Podgoricë, Ana Misuroviç, thekson se Bashkimi Europian tashmë është duke realizuar prej njëfarë kohe gjashtë programe për zhvillimin e qëndrueshëm, por Jugosllavia nuk ka përgatitur as programin e saj të parë. "Programet e zhvillimit të qëndrueshëm janë zbatimi në nivel botëror i udhëzimeve të miratuara nga Bashkimi Europian, me qëllim parandalimin e ndotjes së përhapur, nëpërmjet zbatimit të konventës mbi mbrojtjen e burimeve natyrore, që do të thotë se burimet natyrore duhet të shfrytëzohen vetëm aq sa është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm. Bashkimi Europian tani është duke zbatuar programin e tij të gjashtë, ndërsa ne nuk kemi filluar as të parin. Kjo për të thënë se ne nuk kemi hartuar programin tonë kombëtar, i cili është një kusht për t'u bërë pjesë e një veprimi për zhvillim. Sigurisht përsa i përket kësaj ne jemi prapa mbi të gjithë në termat arsimore, për të thënë përsa u përket njerëzve të cilët supozohet të zbatojnë të gjithë këtë dhe gjithshka që duhet të miratojnë në lidhje me nevojën për zbatimin e legjislacionit. Ky është një proces i pashmangshëm nëse duam të bëhemi pjesë e Europës dhe nëse nuk duam të mbetemi një vend i izoluar si Shqipëria gjatë 50 viteve," vuri në dukje Misuroviç.

Përmirësimi dhe zbatimi i mbrojtjes mjedisore është vetëm njëri prej pesë kushteve që duhet të përmbushë Jugosllavia në mënyrë që të integrohet në të ardhmen në Komunitetin Europian. "I gjithë integrimi ndërkombëtar në Europë përcaktohet në një lloj mënyre për t'u zbatuar në lidhje me mbrojtjen mjedisore. Duke ditur se në vendin tonë ekziston një mirëkuptim i plotë, të paktën mbi këtë çështje, dhe se nuk ka asnjë person apo grup politik të vetëm që nuk mbështet faktin se rruga jonë duhet të shkojë për në Europë, atëherë kjo është një çështje strategjike për vendin tonë, që ne duhet të bëhemi pjesë e të gjithë proceseve të cilët kanë lidhje me mjedisin, sepse kjo është një prej biletave tona më të rëndësishme për në Europë," shton Nikçeviç.

Ndërkohe, qeveria serbe ka njoftuar për Ligjin mbi Mbrojtjen Mjedisore tashmë prej disa muajsh, si dhe për krijimin e një ministrie të përkushtuar krejtësisht ndaj kësaj çështje. Andjelka Mihajlloviç, eksperte e Kombeve të Bashkuara për mbeturinat e rrezikshme dhe Drejtoreshë e Qëndrës për Mjedisin e qeverisë serbe, deklaron se Serbia është një grumbull zonash mjedisore "të zeza" dhe "të gjelbërta" dhe se synimi i qeverisë është "t'i shndërrojë të gjitha zonat e zeza në gri, t'i ruajë të gjitha zonat e gjelbërta dhe të vazhdojë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm në Serbi dhe të zhvillimit mjedisor me një përbërës social-mjedisor." Derisa të ndodhë kjo, Serbia, përsa i përket kushteve sanitare dhe të higjenës, do të mbetet në një nivel që thjesht nuk ka asnjë hapësirë për turizmin mjedisor.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di