30/11/2009
I dashur lexues i Setimes.com,
SETimes po kërkon mendimin tuaj. Ne i ftojmë përzemërsisht vizitorët e faqes sonë që të marrin pjesë në sondazhin tonë në internet. Gjeni vetëm disa minuta për t'iu përgjigjur pyetjeve tona dhe do t'u rregjistrojmë për shansin për të fituar një iPod Touch.
Përgjigjet tuaja të sondazhit do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat e lexuesve tanë dhe për të përmirësuar faqen tonë në internet. SETimes do të botojë një artikull që përmbledh rezultatet në fund të periudhës së sondazhit që shkon nga 1 dhjetori në 10 janar.
Përshtypjet dhe opinionet tuaja të sinqerta, qofshin të favorshme ose jo, janë shumë të rëndësishme për ne. Ne i çmojmë përgjigjet tuaja të sinqerta.
iPod do t'i jepet një nga pjesëmarresve të sondazhit i zgjedhur rastësisht. Thjesht na ofroni e-mailin tuaj kur të bëni sondazhin dhe do të futeni automatikisht në llotari. Fituesit do të njoftohen me e-mail. Nuk keni pse merrni pjesë në llotari apo të jepni e-mailin tuaj me qëllim që të bëni sondazhin. Të gjitha adresat e e-maileve do të mbahen të fshehta.
Ne mirëpresim me të vërtetë ndihmën tuaj të çmuar në sigurimin se faqja jonë në internet u shërben lexuesve tanë në mënyrë sa më të efektshme që të jetë e mundur.
Ju lutemi klikoni në lidhjen më poshtë për të nisur sondazhin. Faleminderit për ndarjen me ne të pikëpamjes suaj.