08/06/2004
TIRANË, Shqipëri -- Zyra e ministrisë së financës për parandalimin e pastrimit të parave ka kërkuar ngrirjen e një llogarie bankare që dyshohet se lidhet me al-Kaedën, sipas të përditëshmes Gazeta Shqiptare. Llogaria ka vlerë 2.4 milion euro. Gazeta citon të djelën (6 qershor) një burim, të ketë thënë se prokurorët po punojnë për të gjetur origjinën e parave, burimin e llogarisë bankare dhe destinacionin përfundimtar të parave. Zyrtarët dyshojnë se ajo i takon një shtetasi jordanez, identifikuar si Abdul Latif Saleh. Dyshimet u ngritën kur një tjetër jordanez, identifikuar si Hamza Abu Rajan, paraqiti në bankë një autorizim për transferimin e 2.4 milion eurove. (Albanian Daily News, Gazeta Shqiptare - 07/06/04)